Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
KLSH auditon dy institucione, kallëzon në Prokurori 7 funksionarë e ish-funksionarë për shpërdorim detyre
13 Maj 2021, 12:09Nga DOSJA
TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë dhe Drejtorinë e Rrugëve Rajoni Verior Shkodër. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër.
Edhe në Bashkinë Sarandë janë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.
Pas auditimit janë proceduar penalisht 7 funksionarë dhe ish-funksionarë. Ata akuzohen për shpërdorik detyre.
Njoftimi i plotë
Në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe ato të mashtrimit financiar me pronën publike, me synim përmirësimin e qeverisjes publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale në dy institucione:
1.KLSH ushtroi auditimin tematik në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë.
Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.
2.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje edhe nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër, për të cilët ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Në përfundim të procesit të auditimit janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër.
Sa më sipër, për veprimet që kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit nga tre funksionarë të DVASHK Sarandë si dhe për zbatimin e procedurave të prokurimit në kundërshtim me Ligjin Nr. 9643 Dt. 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër, KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRITANI– Të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive ...
TIRANË– Besim Grosha është 40-vjeçari i cili tentoi të vetëdigjet mëngjesin e sotëm gjatë faljes së Namazit në Tiranë.Mësohet se Grosha është me pro...
TIRANË– Reperi Marin i cili humbi mikun e tij të ngushtë, Mehmet Qema, ka ndarë në ‘Insastory’ një foto të të gjithë miqve që e përcollën në banesën e fund...
TIRANË– 100 milion lekë nga fondi i shtetit do të ndahen për promovimin e turizmin në vendin tonë, në prag të sezonit turistik. Në një vendim të marrë në m...
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj u ka dalë kundër shokëve të tij, të cilët sipas tij, janë fajtorët e vetëm për vdekjen e Mehmet Qemës, i cili u qëllua...
ITALI- Kardinali Ernest Troshani ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bajramit. Në një video të siguruar nga Dosja.al, kardinali ka thënë se feja...
MAQEDONI E VERIUT- Personat që kaën ekzekutuar Kamer Idrizin ishin në një automjet të llojit “Jeep” me ngjyrë të zezë. Mediat maqedonase shkruajnë se ky është i...
MAQEDONI E VERIUT- Kamer Idrizi i cili u ekzekutua një natë më parë teksa dilte nga parking në qendër të Shkupit kishte humbur edhe një vëlla. Rrjetet sociale t...
TIRANË– Makineria e ‘Bitcoin’ e cila u gjet në lokalin ku ndodhi vrasja e Mehmet Qemës, ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin e m...
TIRANË– Gazetari Arsen Rusta ka publikuar një foto ku shihen të rreshtuara disa prej mjeteve të viteve të fundit të llojit “Mercedez Benz”. Në një po...