Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FOTO/ Ky është viktima në Kavajë që u vra nga polici pas sherrit për të dashurën, mbante dy identitete
10 Tetor 2019, 08:02Nga DOSJA
Kavajë- Del fotoja e viktimës, Dritan Haxhollit i cili humbi jetën pas sherrit me të dashurën në Kavajë. Viktima mbante dy emra Dritan Haxholli dhe Tan Peza. Ai rezulton i dënuar për veprat “krim ndaj personit” dhe trafiki droge.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Burimet bëjnë me dije viktima bashkë me Mardisa Qatjan ishin duke ngrënë darkë poshtë pallatit. Në një moment ai i kërkon që të kalojnë natën bashkë po kjo e refuzon, duke i thënë se nuk e do më. Ky insistonte dhe ajo thirri të dashurin e ri, policin. Më pas Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e gruas, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, ku aty ishte edhe efektivi i policisë, i cili ishte lajmëruar nga gruaja. Pas konfliktit për Marsida Qatjan, Dritan Haxholli, viktima, ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov ndaj efektivit të policisë duke e plagosur atë. Menjëherë është përgjigjur efektivi i policisë me breshëri plumbash nga arma e shërbimit, ku mbeti i vrarë Haxholli. Ndërsa Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ky i fundit është arrestuar nga policia, pasi në banesë i janë gjetur 7 doza kokainë. Theksojmë se gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të Marsida Qatjas.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Pas protestës së djeshme në Astir, mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit, ka zbarkuar në këtë zonë, ku janë arrestuar disa nga banorët më aktivë të prote...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm kanë filluar arrestimet e banorëve në Astir për protestën e zhvilluar ditën e djeshme.Mësohet se janë arrestuar Ilir Katiraj dhe Gram...
Tiranë-Del fotoja e policit, Bledar Toçit, i cili ngeli i plagosur pas breshërisë së plumbave në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë.Nga kjo ngjarje e rë...
Kavajë- Policia ka dhënë detaje ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi.Policia sqaron se...
KAVAJË- Detaje të reja dalin nga vrasja dhe plagosja e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Mësohet se viktima është Dritan Haxholli.Ngjarj...
KAVAJË-Zbulohen detaje nga vrasja dhe plagosja e ndodhur orët e para të mëngjesit në qytetin e Kavajës. Mësohet se viktima dhe i plagosuri kanë qënë të dy ...
Kavajë- Tronditet Kavaja. Në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një sherri banal një person ka humbur jetën dhe është plagosur një efektiv policie.Dosja.al m...
KAVAJË– 4 burra dhe një grua të përfshirë në një krim pasioni, i cili ka tronditur qytetin e vogël të Kavajës. Dritan Haxholli, 41 vjeç, i njohur nd...
VLORË- Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.Policia njofton se automjeti tip...