Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili e bëri fajtor dje për një sërë zhvillimesh në politikë por edhe tek Nano personalisht. “Miq, Fajin e ka Saliu!! sb”,-shkruan Berisha në postimin bashkëngjitur videos, e cila është edhe “përgjigjia” e tij për akuzat e Nanos.
Në videon e shpërndarë nga ish-kryeministri janë disa deklarata të vjetra të ish-kryeministrit Fatos Nano, kur sulmonte Edi Ramën, dhe e përshkruante atë si “refugjat’.
“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxorra nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”.-thotë Nano në videon e postuar nga Berisha.
Por çfarë tha dje Nano për rivalin e tij të vjetër në politikë?
Në një rrëfim pas gati 10 vitesh, Fatos Nano tha në “Opinion”, se Sali Berisha për ndikimin e tij në politikë është një “kafshë politike”, që ka ushqyer në 30 vite konfliktin. Nano e bëri fajtor Berishën për burgosjen e tij, ndërsa tha se ish-kryeministri i vodhi 4 vitet më të bukura të jetës, nga mosha 39 deri në moshën 43 vjeçare. Nano tha se Berisha është fajtori i vdekjes së nënës së tij, pasi kur Nano u arrestua, e ëma i premtoi se do e priste.
“Sali Berisha më ka vjedhur katër vitet më të bukura të pjekurisë time. 39 deri në 43 vjeç. Sali Berisha…mund të thuash me plot gojën që më ka vdekur nënën…kur u nisa në Prokurori, i thashë ‘mund të vonohem’. Të kuptoj bir, më tha, do të të pres dhe i ra një pikë lot. Deri kur filluan disa rrëmuja dhe dolën fjalë që mund të lirohej Nano….Por ato fjalë i rrëzoi Berisha dhe me atë zemër që kishte ajo, aq duroi dhe dha shpirt. Mora djalin që kisha aty dhe i thashë ‘unë më duket s’po vij, merr një kasetë dhe regjistro mesazhin tim’. Mesazhi që regjistrova ishte: Sali Berisha, pse më vrave nënën? Dhe tek varri, isha vetë prezent, mund të thoja ç’të doja, por aty e keni dëgjuar vetë, falenderova autoritetet për mundësinë që më dhanë të isha prezent. Dhe këtu përplasen dy efektet e burgut. Më bëri më tolerant,”- tha Nano dje në një intervistë që ka ngjallur debat në rrjet por edhe në media dhe politikë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka ndarë në profilin e saj të ‘Facebook’ një foto të reperit Noizy për të cilin shkruan se është n...
TIRANË– Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në prezantimin e planit për rininë. Në një konferencë për shtyp, ...
TIRANË– Kryedemokrati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar pikat e planit për rininë shqiptare. Në një konferencë për shtyp, Basha është shpre...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë prezantimin e planit të Partisë Demokratike për Rininë. Në fjalën e saj, Zhupa përmendi me shif...
TIRANË– Ndriçim Mehmeti ka punuar sëbashku me ekipin e ekspertëve të PD për të hartuar programin e Arsimit, #ShqipëriaFiton.Në një bisedë të shkurtë...
TIRANË– Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë është mbledhur ditën e sotmke për të diskutuar mbi Raportin e Dick Marty, në të cilin pretendohe...
TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani i cili k...
TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi ditën e sotme një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas takimit ata dolën n...
TIRANË– Tomorr Alizoti, drejtues politik i PD në Berat thotë se nëse opozita do të humbë zgjedhjet, kjo do të jetë një tragjedi e madhe për Shqipërin...