Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë edhe njëherë thirrje Opozitës që të ndalë mitingjet me grumbullime të qytetarëve. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se këto mitingje e grumbullime po e godasin pas shpine Shqipërinë dhe rrezikojnë të cënojmë vaksinimin masiv që sapo ka nisur.
Rama merr shembull Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut dhe shton se po e paguajnë shtrenjtë fushatën elektorale me njerëzit ngjitur njëri pas tjetrit pasi rreziku i rimbylljes është rishfaqur. Rama i quan grumbullimet një papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri e lidershipit opozitar
Statusi i plotë:
Vaksimi masiv cënohet pa distancimin, që duhet të shkojë paralelisht dhe këto vatra të nxehta infektimi për motive të ulta politike, rrezikojnë ta godasin pas shpine Shqipërinë, teksa po i afrohemi çdo ditë daljes nga tuneli i pandemisë! Kosova po e paguan shtrenjtë fushatën elektorale me njerëzit ngjitur njëri pas tjetrit dhe rreziku i rimbylljes është rishfaqur; Malit të Zi fushata i kushtoi një rritje masive infektimesh, plagosjesh e humbje të jetëve; Maqedonia e Veriut po shkon drejt rimbylljes për mungesë vaksinash dhe ndërkohë vende të tjera më të mëdha po vuajnë shtrëngimet, teksa vazhdojnë vaksinimin që për shkak të numrave të mëdhenj nuk po jep ende efektin e vet!
Shumëkush e relativizon dëmin e madh shëndetësor që po mbjellin këto mitingje të papërgjegjshme, disa më shajnë e i përqeshin këto postime të miat, të tjerë flasin përçart për uragane imagjinare apo braktisje të Partisë Socialiste nga populli, por unë do të këmbëngul deri në fund: Këto mitingje janë turp i madh, papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri e lidershipit opozitar! Janë fytyra e vjetër e antishtetit dhe e rrumpallës antiqytetare të PD-së! Po mbi të gjitha janë rrezik shumë i madh për shëndetin e njerëzve dhe sabotim i hapur i luftës sonë kombëtare kundër Armikut të Padukshëm! Ky armik nuk pyet për parti e për politikë, godet ku të mundet dhe teksa ne po vaksinojmë pa i ndarë shqiptarët, duke luftuar çdo ditë për ta e me ta si një trup i vetëm, unë ju bëj thirrje të gjithëve: Politika le të na ndajë, po lufta për jetën, shëndetin dhe Shqipërinë përballë virusit vrastar duhet medoemos të na bashkojë! *PS në Korçë, PD në Tiranë.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së Shkëlqim Sulo është përplasur dhe ka pasur një debat të fortë me me anëtarin e Komisionit Rregullator të propoz...
GJIROKASTËR– Kandidati i dytë në listën e PS-së në Gjirokastër, Laert Duraj ka zhvilluar një takim elektoral në ambientet e jashtme të shkollës se Bashkuar...
PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me kandidaten për deputete në Durrës, Milva Ekonomi ditën e sotme. Teksa po udhëonte me makinë në mes...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pyetur qytetarët ditën e sotme nëse janë pro ndryshimit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkrua...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e sotme Njësinë 7 në Tiranë, vendin ku dhe është themeluar LSI në fillim. Në fjalën e saj, k...
TIRANË– Një qytetar i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të mos bënte koalicion me Lëvizjes Socialiste për Integrim.Teksa Basha ndodhej në një...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me takimet virtuale që zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit të SH...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot edhe dyqnin e berberit që frekuenton. I ndodhur në njësinë numër 10, Basha u fut ...
KOLONJË- Kryeministri Edi Rama pas mbylljes së takimeve në Kolonjë ka publikuar një video me këngën e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa “Be the One...
TIRANË- Një përplasje në distancë ka ndodhur mes regjisozir Edmond Budina dhe aktorit Robert Ndrenika. Përplasja ka filluar për shkak se Ndrenika mori pjes...