Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori Andon Qesari me titull “Artist i Merituar”. Qesari u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën luftoi për vite me radhë. Ai njihet si aktor dhe regjisor i shquar. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë i biri, Edon Qesari i cili shkruan se: Të dashur miq e të njohur, Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…
I lindur në fshatin Qeparo në Vlorë më 27 qershor të vitit 1942, Andon Qesari u diplomua si aktor në vitin 1966 në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Qesari ka luajtur me dhjetra role në filma dhe teatër ndërsa njihet si regjisori i sukseseve “Karnavalet e Korçës”, Pallati 176″ apo ‘Në jetë”. Ai mbante titullin “Artist i merituar”.
ROLET E INTERPRETUARA NGA ANDON QESARI:
Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
Veprimtaria aktoriale
Doktori pacient (Aleksi)
Epoka para gjyqit (Qamil Beu)
Ezopi (Ksanthi)
Fernando Krafi më ka shkruar një letër (Konti)
Furnalta (Fen)
Intrigë dhe dashuri (Vurmi)
Monserati (At Kormili)
Opertunesku (Komisari)
Prometeu (Zeusi)
Romeo e Zhulieta (Kapuleti)
Shënomëni dhe mua (Besniku)
Tragjedia e Deas (Luixhi)
Vizita e damës plakë (kryetari)
Vizita e inspektorit (Berlingu)
(F.g;/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i pezulluar nga detyra për shkak të akuzës se ka marrë ryshfet nga një paciente për ta operuar atë jashtë radhe ka deklaru...
TIRANE– Me arsyetimin se ka një fëmijë të vogël të sëmurë dhe babain të prekur nga sindroma Parkinson, avokati i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, Ard...
TIRANË- Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha, Anta Kraja ka deklaruar se mamaja e saj ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit. Një një intervistë për med...
TIRANË- Vëmendja kryesore e seancës gjyqësore kundër gjyqtares Enkelejda Hoxha u zhvendos sot te mjeku kardiolog, Edvin Prifti. Që në nisje të seancës në G...
TIRANË- Babai i gjyqtares së arrestuar, Enkelejda Hoxha, Belul Hoxha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kërcënuar të bijën se “ajo nuk e kalonte kurr...
FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg Elis Bushin, njërin nga të dyshuarit si autorë të tentativës së grabitjes në Roskovec. Në seancën e zhvilluar sot, avokat...
TIRANE- Mjeku kardiolog Edvin Prifti është paraqitur sot vetë në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku ka nisur seanca në ngarkim të gjyqtar...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës, në seancën që është zhvilluar ditën e sotme ka kërkuar, arrestimin e mjekut Edvin Prifti, të cilit iu gjetën 250 mijë Euro dh...
LEZHË- Moti i keq ka prekur edhe qytetin e Lezhës. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet i gjithë qyteti teksa mbulohet nga reshjet e borës. Në Lezhë m...
DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra ...