LIVE UPDATES
Aktualitet

5 Tetor 2020, 07:14 Nga DOSJA

SHKODËR– Tre djem nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor. Vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denoncim për zhdukjen e tyre, një natë më parë, fills pas publikimit të ngjarjes së rëndë nga gazetari investigative, Artan Hoxha. Në kallëzimin e tij në polici, ai ka deklaruar se i vëllai Vilson Çutaj është konfliktuar me dy kushërinjtë tij për një femër, dhe që prej orës 15:00 të datës 3 tetor, të tre djemtë, kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre. Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej dy ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Por ngjarja e ka zanafillën diku tjetër, që nuk përfshin aspak sherret banale për femra.

Mësohet se tre të rinjtë që janë zhdukur pa gjurmë, kanë qenë kultivues të rregullt të kanabisit në fshatin Vuç Shkurtaj të Malësisë së Madhe. Ata kanë pasur parcela më kanabis, por pavarësisht lidhjes së tyre familjare, janë përfshirë në një debat. Konkretisht, Vilsoni dhe Klementi pretendonin se Danieli u kishte vjedhur sasi kanabisi nga parcelat e tyre.

Ditën e krimit të rëndë, të dy, e thirrën në fshatin Bajzë Danjel Pepajn dhe e mbajtën peng për disa orë. Madje, dyshohet se ata e kanë rrahur atë për t’i dhënë një mësim, por më pas e kanë liruar. Në të njëjtën ditë, pasdite vonë, të tre protagonistët janë takuar sërish, për t’u sqaruar në një lokal të fshatit Vrith dhe aty kanë debatuar përsëri. Pas atij momenti, prej tyre nuk dihet më asgjë, por celularët që kanë pasur të rinjtë me vete, kanë lënë disa gjurmë.

Dyshohet se Danieli, për t’u hakmarrë për të rrahurën që i dhanë dy kushërinjtë e tij, ka vrarë Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn, trupat e të cilëve i ka zhdukur në dy vende të ndryshme. Sipas lokacionit që tregonte celulari, një nga të dyshuarit si i vrarë, ishte në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe, ndërsa tjetri në fshatin Razëm. Por pavarësisht kërkimeve, ata nuk janë gjetur dhe GPS nuk funskionon më për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve.

Më pas Danjel Pepaj është larguar drejt Malit të Zi. Denoncimi fillestar u bë nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, gazetari shkruante për një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Sot, pothuajse 24 orë pas zhdukjes së tyre, erdhi dhe reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit. Përmes një njoftimit, pa dhënë shumë detaje, se tre të rinjtë janë zhdukur.

Nga ana tjetër, në një prononcim për mediat, babai i Klementit kërkoi me këmbëngulje ndihmë nga shtepi për gjetjen e trupave të dy të zhdukurve. Ai i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të mundësonte çdo lloj mjeti për kërkime. Përsa i përket sherrit për kanabisin, Nush Pepaj, babai i Klement Pepajt u shpreh se nën dijeninë e tij, i biri nuk ka pasur telashe të tilla. Ai shton se dyshimet kryesore i ka mbi Danielin, pasi banorët e fshatrave e kanë parë me armë në dorë dhe kanë dëgjuar krisma.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha danjel pepaj klement pepaj malesi e madhe shkoder tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj artan hoxha danjel pepaj klement pepaj malesi e madhe shkoder tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj


Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Tetor 2020, 21:57

SHKODËR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Ai shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetr...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet