“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Vendos KQZ! Pandeli Majko merr mandatin e ish-deputetit Alqi Bllako, rikthehet në Kuvend
4 Prill 2022, 08:50Nga DOSJA
TIRANË– Pas më pak se një viti mungesë, Pandeli Majko do të rikthehet në Kuvend, jo si ministër por si deputet. Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatin e Pandeli Majkos si deputet në radhët e Partisë Socaliste, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Posaçme.
Ish-ministri i Diasporës, Pandeli Majko u largua nga Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sepse nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin e për të “çarë” listën pasi ishte renditur jashtë zonës së sigurtë në listës, pjesë e strategjisë së kryeministrit Edi Rama për votimet që lamë pas. Ai dhe Mimi Kodheli ishin dy figurat historike të PS-së që u lanë jashtë Kuvendit, por secili prej tyre duket se e gjeti mënyrën për t’u rikthyer në sallë.
Pandeli Majko do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Alqi Bllako në kuvendin e Shqipërisë, pasi ish-deputeti u arrestua disa ditë më parë pasi akuzohej nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyrë lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit. Në 31 mars, Bllako dorëzoi mandatin e deputetit duke dërguar letrën në Kuvend, ndërsa KQZ nisi procedurat për ta zëvendësuar me Majkon. Pritet që këtë të enjte, edhe Majko të jetë në sallën e Kuvendit.
Majko ishte i 19-ti në listën e Tiranës, e po ashtu ishte besimplotë se Partia Socialiste do t’i fitonte po aq deputetë, nga 36 gjithsej që ka qarku i kryeqytetit, por plani i tij duket se nuk shkoi siç e kishte menduar, duke mos u betuar më 10 shtator.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RINAS– Mbi 16 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar mesditën e sotme nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore....
TIRANË– Banorja e ‘5 Majit’, Laureta Nikolli ka fituar gjyqin ndaj Inspektoriatit të Mbrojtjes së Terrirotit që e gjobit me më shumë se 12 mln lekë m...
TIRANË– Nënvarianti Ba2 i Omicron konfirmohet edhe në Shqipëri. A2CNN raporton se në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analiz...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mohuar se sot në ambientet e Kuvendit ka pasur takim me grupin negociat...
TIRANË- Pesë të rinj janë vënë në pranga në Tiranë me finalizimin e operacionit të koduar policor “Money Scam”. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën ...