“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
E RËNDË në Durrës/I riu futet në banesën e 53-vjeçares,përdhunon dhe i grabit 200 mijë lekë
5 Maj 2022, 12:55Nga DOSJA
DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 28-vjeçar ka hyrë për të grabitur dhe ka përdhunuar të zonjën e shtëpisë, një 53-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen numër 9 të Durrësit, ndërsa Policia ka arrestuar në flagrancë të riun me iniciale K.K., por emri i plotë ende nuk është bërë me dije. 53-vjeçarja, e cila u përdhunua ka deklaruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit se autori ishte shok me komshiun e saj dhe se i riu e ka kërcënuar se do e vriste. Në deponimin e saj në Polici, ajo u shpreh se autorin e kishte njohur nëpërmjet komshiut. Ndërsa shtoi se i riu pasi e ka përdhunuar i ka marrë një sasi prej 200 mijë lekësh (të vjetra).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash,”- bën me dije deri tani nga Policia.
SHKODËR– Dëshmorët e Atdheut në Shkodër u përkujtuan mes tymit të zi e djegies së mbetjeve urbane. Ceremonia u zhvillua sot dhe në momentin që social...
KUKËS– Banorët e një lagjeje në Kukës kanë në protest pasi kërkojnë që në zonën e tyre të investohet nga Bashkia e Kukësit. Ata shprehen për mediat s...
TIRANË– Vëllai i ish-kryekomisarit, Artan Cuku shprehet se shtetit shqiptar i ka borxh drejtësinë të vëllait. I pranishëm në ceremoninë e varrosjes s...
Një tender i shpallur së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë, me vlerë 13 milionë euro, për blerje e oksigjenit mjekësor për 24 muaj, ngre dyshime të forta për ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prezaktuar një zgjidhje të re për problematikën në rrugën e Rinasit që të çon drejt Aeroportit. Kreu i ARRSH, Evis Berberi,...
VLORË– Eshtrat e një personi janë gjetur ditën e sotme në Vlorë. Policia informon se ka qënë një grua me inicialet I.J e cila ka kallëzuar në polici ...