LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasjet e dhunshme në KZAZ, Policia e Shtetit: Janë arrestuar 12 persona, 20 të tjerë në kërkim (EMRAT)

19 Qershor 2019, 18:21 Nga DOSJA
Përplasjet e dhunshme në KZAZ, Policia e Shtetit: Janë arrestuar

TIRANË- Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se 12 qytetarë  janë arrestuar, 20 janë shpallur në kërkim dhe 29 të tjerë janë shoqëruar për sulmet në KZAZ. 

Në një deklaratë Zv. Drejotoresha e përgjithshmë Aida Hajnaj ka thënë se në 24 orët e fundit, të paktën 14 KZAZ janë bërë objekt i sulmeve dhe dëmtimit, udhëhequr kryesisht nga subjektet politike opozitare, e shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake.

NJOFTIMI I PLOTË

Sulmet ndaj KZAZ, 12 të arrestuar, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, 29 janë shoqëruar në Polici dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.

Në 24 orët e fundit, të paktën 14 KZAZ janë bërë objekt i sulmeve dhe dëmtimit, udhëhequr kryesisht nga subjektet politike opozitare, e shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Aktet më të rënda janë regjistruar në KZAZ në Bashkinë Shkodër, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle.

Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka dokumentuar përmes identifikimit me anë të pamjeve filmike dhe fotografike, autorët të dyshuar si të implikuar në këto akte anti ligjore.

Kështu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:
• Gentian Bytyqi – polic i bashkisë Shkodër
• Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër
• Adi Garuci – specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër
• Aleks Ndoj – polic i bashkisë
• Orlando Thepi

Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Në lidhje me dëmtimin e materialeve zgjedhore në KZAZ e Bashkisë Tropojë, tek Muzeu Historik, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, konkretisht;
• Ilir Margjekaj, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
• Haxhi Gjidia, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
• Bledar Pepkolaj,
• Arjan Gabraj,
• Ndricim Ndrepepaj,
• Amarildo Gecaj,
• Armando Gecaj.

Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Ata janë:
• Isuf Çelaj, ish-deputet i partisë demokratike.
• Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë, Tropojë.
• Fatos Buçpapaj, Kryetar i Njësisë Administrative Bujan.
• Gëzim Gjoni, Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë.
• Azgan Haklaj

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Pas sulmit dhe tentativës për të dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ në Kamzë janë shoqëruar 15 persona dhe po kryhen veprime hetimore ndaj tyre.

Ndërsa Policia e Dibrës ka shoqëruar 14 shtetas pas sulmeve në dy KZAZ në Burrel dhe Klos, ku janë dëmtuar e djegur materiale zgjedhore.

Policia e Shtetit mbetet tërësisht e angazhuar dhe në krye të detyrës në përgjegjësinë për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit, e ka detyrë ligjore garantimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor, para, gjatë dhe pas përfundimit të procesit, dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit është e detyruar të marrë masa në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Askush nuk mund t’i fshihet përballjes me ligjin dhe për këdo që e shkel atë, janë kryer dhe do të kryhen edhe në vijim të gjitha veprimet procedurale ligjore për ndëshkimin sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deklarate urgjente policia e shtetit tensione në kzaz-të e vendit zbrazja e kzaz-ve te votimit deklarate urgjente policia e shtetit tensione në kzaz-të e vendit zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri