“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
PAMJE TË RËNDA/ Dy orë përplasje në Kavajë, Policia dhunon barbarisht qytetarin
19 Qershor 2019, 18:13Nga DOSJA
KAVAJË- Kavaja ishtë fushë beteja e radhës e përplasjes mes Policisë dhe mbështetësve të PD. Për dy orë me radhë Policia dhe qytetarët janë përplasur, ku ka pasur dhunë, gaz lotsjellës, gurë dhe ujë.
Beteja është zhvilluar në KZAZ-në që është në shkollën “3 Dëshmorët”, ku Policia kishte rrethuar të gjithë godinën dhe kishte marrë të gjithë masat. Rreth orës 20:00 kanë qenë qindra mbështetës të PD që kanë tentuar që të futen në KZAZ, por janë përballur me gazin lotsjellës së PD.
Dosja.al mësoi se grupi i mbështetësve të PD-së kryesohej nga kryebashkiaku Isa Sakja, ndërkohë që forcat e FNSH-së dhe Shqiponjat ishin rreshtuar në derën e shkollës për t’i dalë në mbrojtje KZAZ-së dhe materialeve zgjedhore. Gjatë gjithë përplasjes qytetarët kanë përfodorur fjalë të rënda dhe sharje, ku nuk kanë kursyer as Kryeministrin Edi Rama. Në fund ka pasur dhe të plagosur si nga qytetarët dhe nga Policia, por pati dhe disa militant që mbetën të lenduar.
Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI– Shijaku dhe Kukësi janë blinduar nga forcat policore. Siç shihet në videot dhe fotot e siguruara nga Dosja.al, FNSH dhe Shqiponja ndodhen ...
VAU I DEJËS- Sekretari i Këshillit në Bashkinë Vau i Dejës, Gentjan Ndoj ka bërë një tjetër paralajmërim për të gjithë ata që nuk lirojnë ambjentet e KZAZ-...
TIRANË- Gazeta Bild ka paralajmëruar daljen e 10 përgjimeve të reja pasditen e së enjtes. “BalkanWeb” në mënyrë ekskluzive ka arritur të mësojë se material...
ITALI- Është mbyllur sot gjykimi në shkallën e parë për grupin e Habilajve. Në përfundim të gjukimin , Moisi Habilaj është dënaur me 15 vite burgim. Lajmi ...
TIRANË– Saimir Tahiri e kishte përballjen e parë sot me gjykatën e Krimeve të Rënda, ku është shtyrë për në datën 3 korrik, seanca paraprake ndaj tij. Shka...
TIRANË- Forca të shumta Policie përfshirë dhe repartin Shqiponja janë nisur drejt Kavajës, aty ku pritet të ketë përplasje në KZAZ.Sipas informacionëve mbë...
LEZHË- Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në superstradën Lezhë- Shkodër.Një automjet tip BMW është përplasur me një motocikletë dhe me pas...
VLORË– Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Burime për Dosja.al shprehen se shtetasi me inicialet A.S., ka tentuar të vrasë kushër...