Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRAT/ Sherr për pronën në Sarandë, 3 anëtarë të një familjeje përfundojnë në spital
2 Maj 2022, 20:21Nga DOSJA
SARANDË– Tre persona, 62-vjeçari Shaban Avduli dhe dy djemtë e tij Florenc Avduli 37-vjeç e tjetri që ende nuk është identifikuar, janë paraqitur me plagë në pjesë të ndryshme të trupit në spitalin e Sarandës. Mësohet se të plagosurit janë rrahur me sende të forta nga një person që tashmë është shpallur në kërkim.
I gjithë sherri ka nisur për shkak të një konlikti pronësie në fshatin Çukë. 62-vjeçari Avduli ka marrë plagë në kokë, djali i tij Florenci është plagosur në këmbë, ndërsa djali tjetër ka pësuar shembje në brinjë.
Të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që efektivët janë vënë në ndjekje të autorit. Bëhet fjalë për Skënder alias Stefan Gjinika, i cili raportohet se është me precedent të mëparshëm.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: – H. H., 54 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë dhe M. H., banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi kanë goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., 55 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë;Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(F.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Përplasje mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës së Rinasit. Teksa banorët kanë më shumë se 1 orë që protestojnë, rruga ...
ELBASAN– Kanë nisur hetimet për abuzimet e kryera në investimet publike në Elbasan. Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet të cilat janë në faze verifikimi...
TIRANË– Tensionet në protestën e Rinasit bënë që kryeplaku i fshatit të kërkonte përforcime. Sabah Muja, mori në telefon me një nga deputetët e zonës...
TIRANË– Në mbështetje të banorëve të Rinasit, ka shkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri. Deputetja tha se nuk mund të bllokohet nj...