Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Protesta e Rinasit/ Deputetja e PD-së: Po u cenohet e drejta, nuk është normale bllokimi
3 Maj 2022, 09:00Nga DOSJA
TIRANË– Në mbështetje të banorëve të Rinasit, ka shkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri. Deputetja tha se nuk mund të bllokohet një zonë, vetëm që të ketë lehtësira një institucion. Deputetja tha banorët nuk mund të sjellin fëmijët në shkollë dhe nuk mundet që të shkojnë lehtësisht në shtëpitë e tyre.
‘Sot qytetarëve iu është cenuar e drejta e tyre. Nuk po i lejojnë që të vazhdojnë jetën e tyre. Ne nuk jemi dakord që udhëtarët mos të kenë lehtësira, por jo duke penalizuar banorët e Rinasit. Këto banorë po mblidhen për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë lloj vendimi. Nuk është normale që një zonë e tërë të bllokohet, vetëm që një institucion të ketë lehtësira. Shoh shumë oficerë të policisë, pavarësisht se shumë do të doja të ishin me kauzën tonë. Sot një banorë nuk mund të sjellë fëmijën e tij në shkollë, nuk mund të shkojnë lehtësisht në shtëpinë e tyre.’- tha Ulliri.
SARANDË – Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi akuzohet për dhunë në familje. Në njoftimin zyrtar të Policisë, i riu ka dhunuar...
TIRANË- Banorët e zonës janë ulur këmbëkryq në asfalt në shenjë simbolike dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në një deklaratë për mediat, një pre...
TIRANË– Ditën e sotme qytetarët e zonës së Kodrës së Prifiti janë ngritur në protestë. Duke kundërshtuar projektin që parashikon zgjerimin e Unazës, ...