Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Përplasja e të rinjve me efektivët e Fierit! Policia: S’dhanë dokumentet e mjetit
3 Maj 2022, 08:28Nga DOSJA
FIER– Disa të rinj dhe efektivët e policisë u përplasën një ditë më parë në sheshin ‘Fitorja’ në Fier. Policia informon se ngjarja ndodhi më 2 Maj në orën 19:45. Shkak i konfliktit u bë mosbindja e të rinjve. Sipas njoftimit të policisë, patrulla e përgjithshme i kërkoi dokumentacionin e mjetit tip ‘Benz’ të riut me inicialet A.C, 21-vjeç. Ky i fundit i ka kundërshtuar dhe nuk iu është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar. Ky i fundit është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një video të publikuar në një faqe në rrjetet sociale, ku thuhet se disa shtetas të rinj përplasen me Policinë në Fier, ju informojmë se: Në datë 02.05.2022, rreth orës 19:45, në sheshin “Fitorja”, Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin e automjetit tip “Benz”, shtetasit A. C., 21 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasin A. C. dhe në përfundim të veprimeve, 21-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
RINAS– Kryeplaku i fshatit Rinas, Sabah Muja ka bërë me dije se ka arritur një marrëqveshje konfidenciale me Autoritetin Rrugor Shqiptar lidhur me bllokim...
SHBA– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbledhur në një tryezë ish-ambasadorët amerikanë ndër vite. Kryediplomatja amerikane ndau ditën e djeshme në lloga...
VLORË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Radhimë të Vlorës. Nga aksidenti ka mbetur një person i plagosur. Një makinë ka humbur kontrollin e m...
GREQI- 30-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili u arrestua pasditen e djeshme pas bujës së krijuar nga video e postuar në Instagram kur ai shfaqet duke s...
SHBA- Ditën e sotme pritet që dy të dënuarit për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, një 24-vjeçar grek dhe shqiptari, 23-vje&cced...
TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga në kryeqytet. Policia informon se një prej tyre është vënë në pranga pasi iu është kapur në banesë lënda e d...
TIRANË– Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja amerikane në Tiranë thekson se “që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshku...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore mesazhin që presidenti i Ukrainës do të përcj...