LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakër në Elbasan! Vritet Pjerin Xhuvani, mbështetësi i PS-së u përplas me SMV, dyshohet se po shpërndante para për vot

21 Prill 2021, 12:25 Nga DOSJA
Masakër në Elbasan! Vritet Pjerin Xhuvani, mbështetësi i

ELBASAN– Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar sot me armë zjarri. Dosja.al ka mësuar se Xhuvani ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

Të katër të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm që por Bodinaku dhe Prenga janë në gjendje të rëndë për jetën. Ish-efektiv Prenga ka marrë një plumb në kohë, ndërsa Bodinaku ka hematoma të mëdha në pjesën e kohës dhe plagë të shkaktuar nga një armë zjarri në pjesën e kraharorit.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Gjithçka nisi pasi shtabi elektoral i Partisë Demokratike kishte ndaluar një makinë, pasi dyshonte se personat që ndodheshin brenda saj, Pjerin Xhuvani dhe Mehmet Dafllaku po shpërndanin para në këmbim të votës. Anëtarët e PD-së kanë kërkuar që të kontrollojnë mjetin, ndërsa Xhuvani nuk ka pranuar. Kjo gjë ka sjellë përplasjen fizike me palëve. Të alarmuar nga ajo që po shikonin, banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, por përpara uniformave blu, në vendin e ngjarjes kanë mberritur mbështetësit dhe njerëzit e Xhuvanit, që siç deklaroi më edhe Gazment Bardhi, ishin me makina të blinduara. Ata ishin të armatosur dhe qëlluan drejt shtabit të PD-së e pjesëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës.

I pari që ka qëlluar rezulton të jetë Kelmend Xhaferri, i cili tashmë është shpallur në kërkim dhe akuzohet për pjesëmarrje në këtë masakër, pasi la të plagosur dy ishefektivët Prenga e Vuksani. Pala e Strukturës për Mbrotjen e Votës është kundërpërgjigjur dhe ka qenë ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Përplasja me armë zjarri ka vijuar, duke lënë kështu të vdekur Xhuvanin, duke plagosur dhëndrrin e tij, Bodinaku dhe efektivë Sota. Kjo e fundit bashkë me gruoin efektivëve të forcave “Shqiponja” ishin të pranishëm në momentin që ndodhi e gjitha masakra që përgjaku këtë fushatë zgjedhore.

Menjëherë pas krimit, ka qenë vetë Pepkola ai që është dorëzuar në polici. 36-vjeçari, një ish-efektivi i forcave RENEA dhe baba i katër fëmijëve ‘u zhduk’ nga skena e krimit, mori makinën e një qytetari dhe udhëtoi drejt Tiranës. Ai u fut në zyrën e komandantit të forcave RENEA, dorëzoi armën e zjarrit dhe u deklarua fajtor për vrasjen e Xhuvanit, duke u vënë më pas në pranga. Në dëshminë e tij, Pepkola ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi është ndjerë i kërcënuar për jetën ng apala përballë.

Hetimet për ngjarjen janë në vijim e sipër, por kjo masakër ka hapur një valë reagimesh në palët politike. Presidenti Ilir Metqa u tregua i prerë kur tha se nuk kishte asnjë koment për krimin e kryer, por që kërkonte zbardhjen e tij sa më shpejt. Kryeministri Edi Rama tha se kriminelët në këtë rast ishin ata të Partisë Demokratike pasi Pepkola ishte pjesë e skuadrës së tyre. Vetë Gazment Bardhi mohoi që Papleka të ishte truporoja e tij, por shtoi se ai ka reaguar pasi është qëlluar me armë zjarri nga pala e viktimës, Pjerin Xhuvani.

Ndërkombëtarët e kanë dënuar këtë krim të rëndë, dhe kanë bërë thirrje për zbardhjen e saj e për vënien e autorëve përballë drejtësisë. Gjithashtu ambasadorët kanë kërkuar përmbajtje nga liderët politikë. 

Kush ishte Pjerin Xhuvani?

Pjerin Xhuvani është i njëjti person i cili u përfshi në sherrin mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Elbasan Ditën e Verës. Xhuvani ka qenë disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tashmë në vitet e fundit ishte angazhuar pranë Partisë Socialiste. Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit. Më 14 mars ai ishte pjesë e turmës që goditi mbështetësit e PD të cilët thërritën Rama ik gjatë parakalimit të kryeministrit Edi Rama.

Kush është Arbër Papleka?

Arbër Papleka, i cili tashmë ndodhet pas hekurave si autor i masakrës së ndodhur në qytetin e Elbasanit ka qenë efektiv i forcave RENEA. 36-vjeçari, babai i katër fëmijëve, me origjinë nga Tropoja, ka qenë shef i njësisë së posaçme në policinë e shtetit në Tiranë dhe efektiv i forcave RENEA. Në vitin 2018, Papleka u shkëput nga forcat RENEA dhe u zgjodh si pjesë e grupit të sigurisë nga stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.   Papleka u bë pjesë e një konkursi të cilin e fitoi pasi kishtë një përgatitje shumë të mire. Më pas, ai u bë pjesë e grupit të Strkturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan.

Kush është Emiljan Prenga?

Emiljan Prenga, një nga katër personat që mbetën të plagosur në masakrën e Elbasanit që tronditi vendin mesditën e sotme ka qenë gjithashtu një efektiv policie. Prenga rezulton të jetë vënë në pranga në muajin nëntor të vitit 2016, pasi i ka bërë presion një personi me inicialet K.P., për t’i dhënë 11 mijë euro. Ky kërcënim erdhi pas prishjes së pazareve të drogës mes Prengës dhe personit tjetër, me inicialet K.P.. Konkretisht ky i fundit kishte porositur 50 kg kanabis në Krujë me vlerë 550 euro për një kilogram për një mikun e tij në Durrës. Në momentin që droga nuk shkoi në Itali, në destinacionin që duhej të shkonte, Prenga nisi kërcënimet drejt personit me inicialet K.P..

Kush është Pavlo Vuksani?

Pavlo Vuksani ka qenë punonjës i policisë kriminale. Dosja.al ka mësuar se më 19 shkurt të vitit 2013, Vuksani ka rënë pre e një atentati me eksploziv. Artan Koçeku dhe dy vëllezërit Nikolin dhe Marjan Thani kanë vendosur eksploziv makinës së ish-efektivit Vuksani, në lagjen “Skënderbeg”, në qytetin e Shkodrës. Ishte një operacion i koduar “Pikat e karburanteve”, që solli zbulimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët veç vendosjes së eksplozivit ndaj automjetit të oficerit të Policisë Vuksani kanë kryer grabitjen e 8 pikave të karburantit në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës, vjedhjen e 12 dyqaneve (kryesisht televizorë “Plazma”), si dhe të 2 automjeteve.nga atentati në fjalë, Vuksani nuk mbeti i plagosur pasi nuk ishte në mjet në momentin që shpërtheu lënda plasëse.

(k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani elbasan pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri