All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve të fundit: Kemi arrestuar 6 persona, 5 të tjerë janë proceduar

7 Gusht 2020, 09:47 Nga DOSJA
Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve të fundit: Kemi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Policia e Tiranës në një njoftim për mediat sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 6 persona dhe 5 të tjerë janë proceduar, për vepra të ndryshme penale. 

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se arrestimet janë bërë për vepra të ndryshme penale. Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi kishte kthyer lokalin në sallë lojërash fati, ndërkohë një klienti i është gjetur dhe drogë.  

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 30 vjeç, si dhe referuan materialet për shtetasin F. D., 35 vjeç, pasi në rrugën “Tom Plezha”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit K. B., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me letra dhe çipsa për të luajtur poker dhe tre kompjuterë me programe që përdoren për lojëra fati, ndërsa shtetasit F. D., klient i lokalit, në çantën e krahut, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. A. dhe F. A., pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, gjatë kontrollit fizik shtetasit K. A. iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasi F. A. ka kundërshtuar me veprime fizike dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur shoqërimin e shtetasit K. A. në ambientet e Policisë. Në vijim të veprimeve janë referuar materialet për shtetasit T. A. dhe E. A. (kushërinj me shtetasit e arrestuar), pasi kanë penguar punonjësit e Policisë për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. A. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit të mitur me iniciale R. S., 17 vjeç, sepse në rrugën “Hajdar Hidri”, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, ka vjedhur biçikletën e shtetases G. R.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasit e mitur me iniciale E. P. dhe E. P. (vëllezër), pasi në rrugën “Tefta Tashko”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u kapën duke vjedhur 1 biçikletë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasen në kërkim K. N., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë 15 ditë burg, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia tirane arrestime ne tirane policia tirane

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Gusht 2020, 09:34

GjIROKASTËR- Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që fute...

Aktualitet 7 Gusht 2020, 08:51

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd