Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar 6 persona, S. G., 26 vjeç, L. N., 36 vjeç, G. T., 25 vjeç, V. B., 31 vjeç, S. H., 40 vjeç dhe F. H., 46 vjeç për vjedhjen e një makine. Uniformat blu bëjnë me dije se 6 të arrestuarit kanë vjedhur një makinën e 30-vjeçarit E.B në fshatin Mes. Më pas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë edhe një sasi parash, duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin që i kishin vjedhur.
NJOFTIMI I PLOTË
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar dhe si rezultat i hetimeve të bëra, është bërë arrestimi i shtetasve:
– S. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Trafik klandestinësh”;
– L. N., 36 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale “Kallëzim i rremë”;
– G. T., 25 vjeç, banues në lagjen ”1 Maji”, Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vjedhja”;
– V. B., 31 vjeç, banues lagjen ”10 Korriku”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;
– S. H., 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër;
– F. H., 46 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Mes, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur automjetin shtetasit E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër dhe më pas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë edhe një sasi parash, duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin që i kishin vjedhur.
Gjithashtu u procedua dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi L. N., 46 vjeç, pronar i një servisi.
Gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular.
Po punohet për gjetjen e mjetit tip “Mercedez Benz”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së këtyre vjedhjeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Ish-hotel “Vollga” në Durrës nga sot do të jetë në menaxhim nga shteti. Sipas informacioneve mësohet se sot Agjencia e Administrimit të Pasurive të...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila bën thirrje për respektimin...
POGREDEC- Dalin pamjet e banesës në Buçimas të Pogradecit, ku ditën e djeshme 44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau nënën e tij. Siç sh...
TIRANË- Majkëll Mara 28 vjeç është vënë në pranga sot me akuzën e shfrytëzimit të prositucionit. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës njofto...
TIRANË- Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia njofton se në pr...
TIRANË- Ndërron jetë nga COVID-19 inxhinieri i njohur i pyjeve, Ferdin Liçaj. Mësohet se Liçaj kishte disa ditë që ishte diagnostikuar me COV...
GJIROKASTËR- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Policia Kufitare e Kakavijës ka bllokuar një automjet tip “Nissan” me targa italiane.Mësohet se dre...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e taksistit Abdulla Budllës në Fushë-Prezë. Mësohet se vëllezërit Shera për vrasjen e Budllës kanë përdorur n...
TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg Kreshnik Tushën, për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët Paulin Gjergj...