LIVE UPDATES
Politike

‘Përplasjet’/ Reagojnë bashkitë e PD-LSI: Do padisim anëtarët e KZAZ dhe Policinë e Shtetit

19 Qershor 2019, 15:18 Nga DOSJA
‘Përplasjet’/ Reagojnë bashkitë e PD-LSI: Do padisim

TIRANË- Kryetarët e bashkive të djathta në vend, në një deklaratë të përbashkët, kanë njoftuar se do të depozitojnë kallëzim Penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, pas situatës së tensionuar sot në disa KZAZ.

Në njoftimin e tyre, ata shprehen të vendosur për të zbatuar dekretin e Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve lokale, duke shtuar se “pushtimi i tyre me urdhër politik nga KZAZ-të apo punonjës të Policisë së Shtetit është i paligjshëm dhe në dhunim flagrant të Kushtetutës”.

Krerët e bashkive të djathta thonë se do të ngrenë padi penale ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, si edhe për shpërdorim të detyrës.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E KRYETARËVE TË BASHKIVE PËR ZBATIMIN E DEKRETIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11199, datë 10.06.2019, për anulimin e datës 30 Qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve lokale, i publikuar në Fletoren Zyrtare, në përputhje të plotë me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kemi kërkuar lirimin e ambjenteve në pronësinë e bashkive tona, të cilat ishin vënë në dispozicion të KZAZ-ve për procesin zgjedhor.

Pas anullimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, i vetmi organ kushtetues për caktimin e saj, këto ambjente duhet të administrohen vetëm nga pronari – njësia e qeverisjes vendore.

Pushtimi i tyre me urdhër politik nga KZAZ-të apo punonjës të Policisë së Shtetit është i paligjshëm dhe në dhunim flagrant të Kushtetutës.

Policia e Shtetit nuk mund të administrojë pronat e bashkive. Sipas ligjit, këtë e bën Policia Bashkiake. Policia e Shtetit e ka të ndaluar të hyjë në pronat e bashkisë, pa një kërkesë nga Kryetari i Bashkisë.

Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor, që garanton autonominë vendore dhe administrimin nga bashkitë të pronave të tyre. Kushdo që thotë dhe vepron në të kundërt, nxit dhunë, shkel Kushtetutën e ligjin në Shqipëri.

Shteti ligjor ka në themel të tij zbatimin e akteve të organeve kushtetuese dhe jo injorimin e tyre për shkaqe politike nga institucione të krijuara me ligj.

Në përputhje të plotë me ligjin dhe me qëllim shmangien e tensioneve të panevojshme, njësitë e qeverisjes vendore kanë njoftuar disa ditë më parë KZAZ-të për lirimin e ambjenteve, si dhe kanë njoftuar Policinë e Shtetit për mbështetje.

Policia Bashkiake, në përputhje me ligjin, ka përgjegjësi të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë, si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.

Në ushtrim të kësaj përgjegjësie të shprehur në ligj, punonjësit e Policisë Bashkiake, pas skadimit të afatit për lirimin vullnetar të ambjenteve, kanë kërkuar, gjatë ditës së sotme, marrjen nën administrim të pronave në pronësi të Bashkive.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, anëtarët e KZAZ-ve dhe punonjës të Policisë së Shtetit kanë kundërshtuar zbatimin e ligjit, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në krye të detyrës.

Për këtë qëllim, Bashkitë tona po depozitojnë kallëzim Penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

(a.b, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkite e djathta padi penale polcia e shtetit zbrazja e kzaz-ve te votimit bashkite e djathta padi penale polcia e shtetit zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri