Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FUSHË KRUJË- Një sasi tritoli është vënë gjatë mesnatës së shkuar pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës.
Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi për fat të mirë, e zonja e shtëpisë, e ëma e një 17-vjeçareje të shfrytëzuar seksualisht, e ka vënë re dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xhenierë, që kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të këndës plasëse. Autori me inicialet A.B., 23 vjeç dhe banues në Krujë, është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, mësohet se banesa në fjalë, është e një adoleshenteje të shfrytëzuar sekualisht. Për rastin e 17-vjeçares, një ditë më parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike. Madje ata kanë kanë nxitur për përdorimin e drogës edhe 17-vjeçaren, të cilës sot tentuan t’i shpërthenin banesën dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht.
Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Ndërsa në kërkim janë shpallur; A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.
Në një intervistë për gazetaren Doriana Bezati, adoleshentja ka folur, pak orë pasi shtëpia e saj u bë shënjestër e një sulmi me tritol, që fatmirësisht nuk shpërtheu. Ajo shprehet se në moshën 16-vjeçare në festën e ditëlidnejs së saj, i kanë dhënë të konsumojë kokainë dhe se e kanë shfrytëzuar si prostitutë për tetë muaj. 17-vjeçarja shprehet se djemtë që ajo denoncoi kanë tentuar ta trafikojnë edhe në Greqi dhe ekërcënon që nëse i denonconte, do i trafikonin motrat.
Babai i 17-vjeçares së abuzuar seksualisht në Krujë, ka kërkuar drejtësi nga shteti. Në një intervistë, për gazetaren Doriana Bezati, babai i adoleshentes, tregon se fëmijët e tij kanë frikë të rrinë në shtëpi. Ai shton se të bijën ja kanë torturuar për muaj me radhë dhe se ka nevojë për ndihmën e shtetit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– 93 viktima dhe 3454 të infektuar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri pas 32353 testimeve të bëra që nga nisja e pandemisë. Aktualisht, raste a...
TIRANË– Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, ka reaguar sërish në lidhje me shifrat e rënduara për situatën e Covid-19 në Shqipëri. Përmes një statusi ...
TIRANË– Një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Elbasan-Peqin, është në gjendje të rëndë. Dosja.al m...
SHKODËR– Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik.Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 06:00 t...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë bllokimin e pushuesve në trafik, ndër...
TIRANË- Portali që financohet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj ka arritur sot nje rekord shpifjesh ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, B...
TDURRËS– Muhamed dhe Khaled janë dy të rinj që kanë mbërritur në Shqipëri nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme. Dëshira për t’i shpëtuar skamjes...
ITALI- Një sherr masiv ka ndodhur sot në Itali, ku mes personave që patën përplasje fizike kishte dhe disa shqiptarë. Sipas mediave vendase shqiptarët ishin org...
TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, i është përgjigjur sot analistit Alfred Çako, ...
BERAT- Një 74-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij. Sipas informacioneve trupi i pajetë është gjetur në lagjen Çlirim, aty ku i moshuari j...