LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërthen eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho: Mjaft me kurba dhëmbësharrë dhe masa imagjinare, zhgarravinat janë moh

13 Korrik 2020, 06:05 Nga DOSJA
Shpërthen eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho: Mjaft me kurba

TIRANË– Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, ka reaguar sërish në lidhje me shifrat e rënduara për situatën e Covid-19 në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dasho shkruan se kurbat e çuditshme dhëmbësharrë që janë publikuar nga autoritetet e shëndetësisë, janë fryt fantazie.

Ai shkruan ndër të tjera se është koha për masa reale dhe jo imagjinare, ndërsa shton se drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte.

Statusi i plotë

NË KËRKIM TË KURBËS PERFEKTE. Grafiku i rasteve të COVID në Shqipëri vazhdon t’i ngjajë sharrës me dhëmbë të thyer. Megjithë tendencën e qartë në rritje, të kërkosh për elementë shkencorë si “piku”, “kurba”, “sheshimi”, “kthesa”, etj. është një mision i pamundur.

POR A EKZISTON “KURBA PERFEKTE”? Sikundër sërfistët kalojnë vite në kërkim të valës perfekte, edhe epidemiologët kërkojnë kurbën perfekte. Kësaj here, për të gjetur kurbën perfekte të COVID-19 duhet shkuar në… Bjellorusi. Vendi i cili drejtohet nga i njëjti president që prej shpalljes së pavarësisë, ka patur një përafrim tepër “origjinal” ndaj COVID-it. Presidenti mori vendimin për të mos e “njohur” epideminë dhe u kërkoi qytetarëve t’a sfidonin virusin duke pirë vodka dhe duke ngarë traktorë. Çuditërisht rrjedhoja e gjithë këtyre vendimeve ishte një kurbë perfekte që sugjeron se problemi i COVID në Bjellorusi tashmë është zgjidhur. Faktikisht, interneti është i mbushur me lajme për një sistem shëndetësor të mbingarkuar nga pacientët, në prag të kolapsit, dhe për një popullsi në prag të revoltës. Për paralelizëm, edhe në Shqipëri jemi në një situatë të ngjashme, ndonëse mohimi ka një tjetër natyrë dhe “perfeksioni” nuk gjendet tek kurba por tek përgjigjja. Drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se të gjithë masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte.

Në fantazinë e drejtuesve shqiptarë, spitalet kanë gjithçka që duhet për të parandaluar COVID-in, administrata është e sigurt, bizneset po ashtu, madje edhe transporti publik po zhvillohet i sigurt. Sepse ata e kanë urdhëruar diçka të tillë!!! Një gënjeshtër, siç e provon jo vetëm grafiku i rasteve, por, mbi të gjitha, përhapja e COVID në institucione shëndetësore, administratë publike dhe biznese. KURBAT E ÇUDITSHME DHËMBËSHARRË DHE KURBAT PERFEKTE JANË TË RRALLA NË NATYRË. ATO KA MË SHUMË GJASA TË JENË FRYT I FANTAZIVE TË URDHËRUESVE TË TYRE. NË BJELLORUSI, LIDERI QË MENDON SE MUND TË KOMANDOJË EPIDEMINË KA ARRITUR TË “PRODHOJË” KURBËN PERFEKTE DUKE INJORUAR PASOJAT NË SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

NË SHQIPËRI, KURBA SHKARRAVINË ËSHTË E KUNDËRTA E PERFEKSIONIT, POR MOHIMI I PËRGJEGJËSIVE DHE PASOJAT E MUNDSHME JANË PO AQ KËRCËNUESE. UROJ QË PËRGJIGJA JONË NDAJ COVID-19 TË FUTET NË HULLITË E NORMALITETIT, JO ME QËLLIMIN PËR TË “PRODHUAR” KURBËN IDEALE, POR PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARËVE. SEPSE ËSHTË KOHA PËR MASA REALE DHE JO IMAGJINARE! ËSHTË KOHA E TRANSPARENCËS SË INFORMACIONIT DHE JO E KURBAVE TË SAJUARA!

Ditën e djeshme në vend janë shënuar 4 të vdekur dhe 83 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se harta e qyteteve të reja është zgjedhuar, ndërkohë që numri i të prekurve të shtruar në spitalin Infektiv ka shkuar në 72 pacientë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho koronavirusi ne shqiperi erion dasho koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen