Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Vrasësi i Jurgen Dukës është efektiv policie, viktimës iu gjet dhe kokainë në xhepa
14 Dhjetor 2021, 11:11Nga DOSJA
TIRANË– Personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri 29-vjeçarin Jurgen Duka, ngjarje e ndodhur gjatës mesnatës së kaluar është efektiv policie. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se autori është me inicialet A. S., banues në Sauk, punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës. Në njoftim thuhet gjithashtu se gjatë kontrollit në rrobat e Dukës është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike. e llojit kokainë
Policia e Tiranës: Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një market, në rrugën “Irfan Tomini”.
Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D. (M). Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit J. D. (M.), i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër. Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes. Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
SHKODËR – Prej 16 ditësh, 700 banorët e Njësisë Administrative Kelmend, në Shkodër, janë në errësirë të plotë dhe në të ftohtë. Alarmi është ngritur ...
DURRËS – Si pasojë e motit të keq në ditët e fundit në brigjet e Adriatikut perëndimor, dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur sot me vonesë...
TIRANË– Arben Ristani, anëtar i Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike ka paralajmëruar të tjera zhvillime në Partisë Demokratike. në një ...
TIRANË– Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-së. Me anë të një nj...
FIER/VLORË – Kur kanë kaluar dy ditë nga përmbytjet e mëdha që shkaktoi lumi Vjosë në shumë zona të Qarkut Fier dhe Vlorë, ende asnjë komision vlerës...
DURRËS – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shijak paraditen e sotme, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë mbetën të plagosur katër...
HAS – Mjeku roje i Spitalit të Krumës, Ibish Avdyli, ka folur për ngarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme të Has, ku një foshnje vetëm 3-muajshe ndërroi j...
TIRANË – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku një motor ka përplasur për vdekje një të moshuar, këmbë...