Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Gjashtë zyra të reja për aplikimin e dokumenteve biometrike do të happen në mbarë botën. Lajmi është dhënë nga Ministria e Brendshme, e cila njofton se në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike, do të hapë edhe 6 zyra të reja në disa shtete të botës duke zgjeruar ndjeshëm mbulimin gjeografik të vendeve ku mund të aplikohet.
Një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara. Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht).
Në ambasada e konsullata funksionojnë 14 zyra aplikimi për shtetasit shqiptarë, kryesisht në vendet e rajonit, të BE dhe SHBA.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:
6 zyra të reja aplikimi për pasaporta e ID karta, duke e çuar në 20 numrin e zyrave të aplikimit në mbarë botën
Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dabi); Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia); Rumani (Bukuresht)
Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike, do të hapë edhe 6 zyra të reja në disa shtete të botës duke zgjeruar ndjeshëm mbulimin gjeografik të vendeve ku mund të aplikohet.
Në bazë të marrëveshjes së negociuar, fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.
Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht).
Aktualisht në ambasada e konsullata funksionojnë 14 zyra aplikimi për shtetasit shqiptarë, kryesisht në vendet e rajonit, të BE dhe SHBA. Tashmë me hapjen e zyrave të reja, do të rritet gjeografikisht rrezja e mbulimit të vendeve ku mund të aplikohet për dokumente biometrike, pa pasur nevojë që të ndërmerret një udhëtim për në Shqipëri. Ky vendim është marrë pas një komunikimi ndërinstitucional mes ministrive të Brendshme dhe të Jashtme, në bashkëpunim me koncesionarin, më qëllim lehtësimin e shërbimeve për shtetasit tanë jashtë vendit.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Efektivi Nevaldo Hajdaraj i ka drejtuar armën të riut Klodian Rasha sapo e ka parë të ecte në trotuar. Emisioni “Uniko” ka publikuar pamjet e plota...
DURRËS– Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në Dirrës. Policia bën me dije se 30-vjeçari S.D. ...
SARANDË– Videoja e mëposhtme tregon përplasjen me armë zjarri që u regjistrua dy netë më parë në Sarandë, në “Orange Club”, si pasojë e të cilës mbeti i pl...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore që janë në faqet e para të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin e Zërit të...
MEMALIAJ– Një furgon i mbushur me goma është shkrumbuar mëngjesin e sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Memaliaj, në rrugën nacionale Levan – Tepelenë...
Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të korona...
TIRANË– Në Shqipëri, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), i rekomandoi të hënën Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pava...
SHQIPËRI– Vijon edhe sot! Inxehti afrikan do të jetë edhe zot mbizotërues në të gjithë Shqipërinë. Sipas Meteoalb, vala e nxehtë që ka përfshirë prej ditës...
GREQI– Një shqiptar i dënuar me 100 vite burg është vënë në pranga në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije,...