LIVE UPDATES
Politike

“Lajm tragjik, më tronditi”, Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kasem Hysenbelliut, u bën apel qytetarëve: Covid-19

5 Dhjetor 2020, 16:37 Nga DOSJA
“Lajm tragjik, më tronditi”, Basha mesazh ngushëllimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka shprehur sërish ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax Neës”, Kasem Hysenbelliu, për shkak të Covid-19.

I ftuar në emisionin, Basha tha se ikja e tij ishte tragjike dhe se e ka tronditur atë dhe shumë njerëz të tjerë. Më tej, Kreu i Opozitës u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, duke iu kërkuar të bëjnë gjithkça për të parandaluar përhapjen e virusit, pasi sipas tij, qeveria nuk po bën asgjë.

Nëse më lejoni, dua ta nis me një ngushëllim për humbjen e zotit Kasem Hysenbelliu. Një humbje tragjike, e një drejtuesi të mëparshëm të medias tuaj, po kështu të një tjetër medie të grupit tuaj mediatik, të gazetës “Panorama”. Dhe një mik, një qytetar i përkushtuar. Një familjar shembullor, siç e kam njohur unë dhe të gjithë miqtë e tij. Dhe një luftëtar i medias së lirë, në një kohë shumë të vështirë për lirinë e shprehjes dhe për lirinë e medias në Shqipëri. Lajmi tragjik që ka ardhur sot, më ka tronditur mua personalisht dhe shumë prej njerëzve, shokëve, miqve, kolegëve që e kanë njohur nga afër. Dua të shpreh nga zemra ngushëllimet e mia më të ndjera për familjen e zotit Hysenbelliu, por edhe për të gjithë ata punonjës të medias Neës24, të televizionit Fax Neës që themeloi dhe drejtoi që prej vitit 2017-të. Lutjet, mendimet e mia, të familjes time, të miqve tanë janë me familjarët e zotit Hysenbelliu dhe me gjithë kolegët dhe miqtë e tij kudo ku janë. Gjithashtu dua të them që këto janë ditë të mbushura për fat të keq, me humbje miqsh, me lajme të rënda për njerëz që njohim, të afërm, dhe kjo nuk është diçka që ndan apo diskriminon, është një gjë që na bashkon të gjithëve. Fatkeqësi e cila nuk diskriminon nëse je votues i Partisë Demokratike apo votues i Partisë Socialiste, nëse ke mundësi më të mëdha apo më të vogla financiare. Ndaj dua të bëj një apel, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur veten tonë dhe për të mbrojtur të tjerët. Dhe ky apel është konkret. Është koha për ta përsëritur nevojën për të marrë masa mbrojtëse, për të mbajtur maskën, për të ruajtur higjienën personale, për të ruajtur distancën, për t’u kujdesur për prindërit tanë dhe të sëmurët që janë më vulnerabël se të tjerët. Duke mos i harruar ata, duke qëndruar sa është e mundur në ndihmë të tyre, por në të njëjtën kohë për të qenë shumë të kujdesshëm, në veçanti në kontakt me të moshuarit, me të sëmurët sa i përket mbrojtjes së tyre, maskave dhe gjithçka tjetër. Në veçanti, ky apel i drejtohet bashkëqytetarëve të mi kudo ku janë në kushtet kur gjithçka duket se është në dorën tonë. Është në dorën e njerëzve, sepse ajo që shteti në përgjithësi, qeveria duhej të bënte, nuk po bëhet. Dhe kjo është një nga arsyet, sepse pandemia është jashtë kontrollit”,– ka thënë Basha. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet