Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
SITUATA/ Katër persona humbin jetën nga koronavirusi, 127 raste të reja. MSH: Ka 190 pacientë të shtruar
29 Shtator 2020, 14:33Nga DOSJA
TIRANË– 4 viktima janë shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59-vjeçar, një 75-vjeçar dhe një 76- vjeçar, të cilët vuanin edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 820 testime, nga të cilat janë konfirmuar 127 raste pozitive. Ndërsa 103 qytetarë kanë fituar betejën me Covid-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI I PLOTË
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki : 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos. Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7732 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020) Testime totale 87198 Raste pozitive 13518 Raste të shëruara 7732 Raste Aktive 5402 Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
TIRANË– Floresha Zhidru, ish-bashkëshortja e 71-vjeçarit që u ekzekutua nga forcat RENEA u shpreh se ditën e ngjarjes së rëndë, Lefteri ishte kthyer...
TIRANE– Gjatë konferencës së ditës së sotme, kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë. Ai hodhi një ‘bast’ me kuksianët për të cilët u shpreh se e kanë tallur...
TIRANË- Kur kanë kaluar dy vite nga masakra lokal Monopol në ish-Bllok, prokuroria ka gjetur rastësisht armën e krimit. E njëjta armë e përdorur nga komand...
BRITANI E MADHE- Nis gjyqi për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar Serxhio Marku, më 11 shtator të vitit të kaluar në Stanfforf Road. Dy të akuzuarit kryesorë...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish ndaj Sali Berishës, sa i përket deklaratave të këtij të fundit në emisionin “Opinion”.Hoxha nëpërmjet një po...
ITALI- Shqiptarët po tentojnë të blejnë “zemrën” e qytetit historik të Venecias. Ka një rritje të lartë të shqiptarëve që duan të blejnë hotele e re...
GREQI- Kaos në ambasadën shqiptare më Athinë. Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë duke qënduar grumbull pranë kësaj ambasade, për të kryer procedurat e tyre.Si&cc...
TIRANË- Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka apeluar vendimin në Gjykatën e Posaç...