Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Dënimi i “ministrit kampion”, Rama ‘thyen’ heshtjen: Përgjegjësi personale me drejtësinë, procesi vazhdon
21 Shtator 2019, 13:11Nga DOSJA
Kryeministri Rama tha sot se Saimir Tahiri është një çështje e Drejtësisë. I pyetur nga Top Channel, dhe gazetari Muhamed Veliu, Rama thotë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.
Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli sot për dënimin e tij nga gjykata krimeve të rënda duke thënë se do të vazhdojë betejën ligjore duke apeluar vendimin. Por ai quajti presion qëndrimin amerikan. Ambasdada e Shteteve të Bashkuara e quajti dënimin e tij shkurajues në krahasim me akuzat.
Zoti Kryeministër. Si e pritët vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, i vlerësuar nga ana juaj si ministri kampion?
Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë.
Kur prokuroria kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit më 23 tetor 2017 në mbledhjen e grupit parlamentar deklaruat: “Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri. ‘Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Drejtësia foli zoti kryeministër. A është tashmë zoti Tahiri pishmani juaj?
Kjo është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon.
A keni ju zoti Kryeministër përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim pasi Saimir Tahiri ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe një prej ministrave tuaj më të rëndësishëm?
Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve. Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Forumi i Gruas Socialiste kërkon mbledhjen urgjente të Kryesisë së PS-së.Përmes një letre të hapur, organi përfaqësues i grave socialiste i bën ape...
Tiranë- Për mungesën e Gjykatës së Lartë, Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se po cënohen të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, për të cilat as...
TIRANË- Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka rrëfyer momente nga takimet qe ka pasur me Kryeministrin Rama.Gjatë një interviste në “Late Night Show” në RTV Ora, No...
TIRANE- Gabimi i vetëm për Saimir Tahirin, është deklarimi publik se në Shqipëri mbillej kanabis nga jugu në veri. Ish-ministri tha se e dinte që sa më shumë t’...
TIRANE– Ish-ministri Saimir Tahiri iu është përgjigjur interesit të gazetarëve për qëndrimin e Fatmir Xhafajt dje kur bëri “like” qëndrimin e ndërkombëtar...
TIRANË- Presidenca ka publikuar listën e shpenzimeve që Ilir Meta ka kryer për tri vite në pushtet për udhëtimet jashtë vendit.Në reagimin zyrtar thuhet se...
Tiranë- Mungesa e ujit të pijshëm është një problem shumë serioz në qytetin e Tiranës, i cili po vijon prej ditësh. Qytetarët shfaqen të revoltuar nga mungesa e...
TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar në konferencën për mediet se është fisnikëri kur qajnë edhe burrat. Ai ka theksuar se është kthyer t...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha sot në konferencën me gazetarët se ka marrë mesazhe nga ish-kolegë dhe shumë dashamirës. Një nga gazeta...
TIRANE- “Të bëhesh kurban, s’është nevoja të jesh në burg”,-kështu u shpreh ish-ministri Saimir Tahiri, pas u pyet nga gazetarët për të disatën herë. Tahiri tha...