Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Pas Gjermanisë, Rama ikën sërish nga Shqipëria, vizitë dyditore në Turqi dhe Azerbajxhan
13 Prill 2022, 14:05Nga DOSJA
TIRANË– Pas vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë vizita zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi. Mësohet se nesër në mëngjes, rreth orës 07:00 kryeministri Rama niset drejt Azerbajxhanit në një vizitë dy ditore për të zhvilluar disa takime me drejtues të lartë të politikës vendase për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë vizitës së tij, Rama do ketw një takim “kokë më kokë” me presidentin e vendit, Ilham Aliyev, do shkojë në memorialin e varrezave të dëshmorëve, dhe më pas do të takohet me kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin e Azerbajxhanit. Më pas, të premten do të fluturojë në Stamboll, në atë që do të jetë një takim i posaçëm me përfaqësues të kompanisë “Tubitak” që prodhon raketa për dronët “Bayraktar”.
Në Azejbarxhan, pritet që lufta në Ukrainë të jetë kryetemë diskutimi, lufta në Ukrainë, si dhe ndikimi në ekonomi mendohet se do jetë një nga temat e diskutimit. Azerbajxhani, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik është një nga vendet prodhues të gazit dhe siç është deklaruar më parë planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 përqind këtë vit për të zëvendësuar eksportet ruse.
Axhenda e vizitës zyrtare së Kryeministrit të Shqipërisë, EDI RAMA në Azerbajxhan, dhe vizitës së punës në Turqi – Baku/Stamboll, 14-15 Prill 2022
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Më 4 gusht 2021, policia federale braziliane hipi në një avion të regjistruar në kompaninë charter ACM Air me bazë në Stamboll. Avioni privat, i cili mba...
FIER– Një aksident ka ndodhur sot në Ballsh, ku një motor me të cilin udhëtonin 2 të rinj ka përplasur një këmbësor. Aksidenti ka ndodhur te “Kryqëzimi” n...
TIRANË– Deputeti Flamur Noka dhe anëtari i Rithemelimit të PD-së mohoi në mënyrë kategorike ndërhyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në sistemin e...
FIER– Motra e Fation Hoxhës, partnerit të Merushe Hazizit që u vra një ditë më parë nga vjehrri i saj ka treguar detaje nga ngjarja. Në një prononcim për ...
TIRANË- Vrasja e Arjan Spahiut ka sjellë për të dytën herë në Shqipëri një grup prokurorësh belgë. Në vizitën e parë në vendin tonë, prokurorët e huaj morë...
TIRANË– Tetë persona janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale...
FIER– Xhevahir Hoxha kishte paralajmëruar se do ta vriste partneren e re të djalit.. dhe e bëri. Merushe Hazizi u vra ditën e djeshme me thikë nga vjehrri...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e konsideron të korruptuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Referuar raportit të Departamentit ...
SHKODËR– Policia ka shoqëruar 20 persona në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me vrasjen e Nazmi Bandulës në Shkodër. 5 nga personat ...