“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Protesta e tretë në Rinas! Qytetarët bllokuan rrethrrotullimin, marshimi drejt shkollës
4 Maj 2022, 07:50Nga DOSJA
TIRANË– Banorët e Rinasit u ngritën ditën e sotme në protestë kundër vendimit të ARRSH për të bërë aksin rrugor që lidh Tiranën me Aeroportin “Nënë Tereza” me një sens lëvizje. Ata bllokuan rrethrrotullim pranë aeroportit duke paralizuar kështu lëvizjen. Banorët kërkojnë që vendimi i ARRSH të anulohet, pasi është duke shkaktuar shumë problematika në aktivitetet e tyre të përditshme. Ata shprehen se për të dërguar fëmijët në shkollë tani u duhen 2 orë kohë, ndërsa shtojnë se kanë të pamundur aksesimin e qendrave mjekësore, marketeve apo dhe varrezave. Kësaj proteste sot i janë bashkuar edhe fëmijet, te cilet nuk kanë shkuar dot në shkollë.
130 fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. Banorët kërkojnë që rruga të rikthehet siç ishte, pasi është një kosto shumë e lartë për jetën e tyre të përditshme.
Pse protestojnë banorët?
ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport, ndërsa banorët e zonës që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk do të mund që të përdorin rrugën. Ata duhet të shkojnë deri tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës. Ky vendim është marrë për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
BOSNJE HERCEGOVINË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pa...
TIRANË- 3 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore e Tiranës. Një 23 vjeçarë i identifikuar me inicialet E. A., së bashku më një tjetër 2...
TIRANË– Më 16 maj do të zhvillohet raundi i parë i votimit të emrit të presidentit të ri në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhjen e Konferencës së Krye...
TIRANË– Raundi i parë i votimit për Presidentin e Republikës, do të zhvillohet më 16 Maj. Kështu u ra dakord ditën e sotme gjatë mbledhjes së Konfere...
TIRANË– Më 16 maj do të nisë raundi i parë i votimit për presidentin e ri në Kuvendin e Shqipërisë, kjo me kërkesë të ministres për Marrëdhëniet me K...
TIRANË- Alibeaj flet për procedurat e diskutimeve për presidentin e ri, gazetarët në sallë: Nuk dëgjojmë dot është e pamundur. Nuk ka audio.vijon…(k....
IRAN- Irani po planifikon të ekzekutojë një studiues iraniano-suedez të burgosur që nga viti 2016, raportuan mediat lokale, pasi çështjet e mëdha gjyqëso...
ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Itali pasi ndaj tij ekziston një dëmin prej 4 vitesh për trafikim të lëndëve narkotike ...