Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KORÇË– Policia e Korçës ka vënë në pranga një 59-vjeçar pasi mbante në një magazinë në pronësi të tij produkte ushqimore kontrabandë. Policia, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e M.B në Bilisht ka gjetur dhe ka sekuestruar produkte ushqimore dhe veshje. Të gjitha me mbishkrime në gjuhën greke, pa dokumentin përkatës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, të shtetasit M. B., 59 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi, në Bilisht, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore dhe veshje të ndryshme me mbishkrime në gjuhën greke, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara kontrabandë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
—
Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi M. B., 18 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. L., 41 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit K. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, u kap duke vjedhur materiale të ndryshme të riciklueshme, në godinën në pronësi të shtetasit K. H., 32 vjeç, banues në Korçë. Po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në afërsi të fshatit Barç, Korçë, ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. Xh., 21 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në këtë fshat, ky shtetas ka goditur me grushte shtetasin F. Ç., 23 vjeç, banues në Hudënisht. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË – Një 66-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit për shkak se akuzohet për dhunë. 66-vjeçari, i identifikuar me iniciale B. ...
BOSNJE HERCEGOVINË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pa...
TIRANË- 3 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore e Tiranës. Një 23 vjeçarë i identifikuar me inicialet E. A., së bashku më një tjetër 2...
TIRANË– Më 16 maj do të zhvillohet raundi i parë i votimit të emrit të presidentit të ri në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhjen e Konferencës së Krye...
TIRANË– Raundi i parë i votimit për Presidentin e Republikës, do të zhvillohet më 16 Maj. Kështu u ra dakord ditën e sotme gjatë mbledhjes së Konfere...
TIRANË– Më 16 maj do të nisë raundi i parë i votimit për presidentin e ri në Kuvendin e Shqipërisë, kjo me kërkesë të ministres për Marrëdhëniet me K...
TIRANË- Alibeaj flet për procedurat e diskutimeve për presidentin e ri, gazetarët në sallë: Nuk dëgjojmë dot është e pamundur. Nuk ka audio.vijon…(k....
IRAN- Irani po planifikon të ekzekutojë një studiues iraniano-suedez të burgosur që nga viti 2016, raportuan mediat lokale, pasi çështjet e mëdha gjyqëso...
ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Itali pasi ndaj tij ekziston një dëmin prej 4 vitesh për trafikim të lëndëve narkotike ...
ITALI- Një i penduar i ri – i dymbëdhjeti në zonën Vibonese – ka nxjerrë deklarata të reja. Emra të tjerë, disa, të mbuluar nga dëshmitë, si dhe faq...