Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrasja në Kavajë/ Policia sqaron ngjarjen, arrestohet efektivi i policisë dhe vëllai i tij, kishte kokainë në shtëpi
10 Tetor 2019, 08:26Nga DOSJA
KAVAJË– Policia jep versionin zyrtar të ngjarjes së ndodhur në Kavajë orët e para të mëngjesit të sotëm. 31-vjeçari Bledar Toçi, i cili mbante detyrën e shefit të Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit ka shkuar i pari tek shtëpia e të dashurës së tij,
Më pas ka mbërritur edhe Dritan Haxholli, 41-vjeç i cili për motive xhelozie ka qëlluar me armë shefin e sigurisë së burgut. Për t’u vetëmbrojtur, Toçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.
Pas marrjes së mjekimit në spitalin e Traumës në Tiranë, Policia ka arrestuar efektivin 31-vjeçar për ngjarjen e ndodhur. Prangave të policisë nuk i ka shpëtuar as vëllai i tij 27-vjeçari me iniciale B.T., pasi kishte në banesë 7 doza kokainë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kavajë
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.
B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme
vijon…
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË– Dosja.al ka sigurar dëshmitë e banorëve të pallatit pranë të cilit u dogj makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit. Sipas banorëve, nga jasht...
SHKODËR– Flet për herë të parë pronari i dyqanit që ndodhej pranë shkollës në Postribë, ku edhe u helmuan 61 nxënës.Pronari i identifikuar si Gëzim Hyseni,...
Kavajë- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi.Burime për ...
Kavajë- Del fotoja e viktimës, Dritan Haxhollit i cili humbi jetën pas sherrit me të dashurën në Kavajë. Viktima mbante dy emra Dritan Haxholli dhe Tan Peza. Ai...
TIRANE- Pas protestës së djeshme në Astir, mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit, ka zbarkuar në këtë zonë, ku janë arrestuar disa nga banorët më aktivë të prote...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm kanë filluar arrestimet e banorëve në Astir për protestën e zhvilluar ditën e djeshme.Mësohet se janë arrestuar Ilir Katiraj dhe Gram...
Tiranë-Del fotoja e policit, Bledar Toçit, i cili ngeli i plagosur pas breshërisë së plumbave në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë.Nga kjo ngjarje e rë...
Kavajë- Policia ka dhënë detaje ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi.Policia sqaron se...
KAVAJË- Detaje të reja dalin nga vrasja dhe plagosja e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Mësohet se viktima është Dritan Haxholli.Ngjarj...