Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lapid: Izraeli nuk do të jetë një rrugë për të anashkaluar sanksionet ruse
14 Mars 2022, 12:03Nga DOSJA
IZRAEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, u zotua të hënën se Izraeli nuk do të përdoret si një mënyrë për rusët për të anashkaluar sanksionet perëndimore.
Sipas CNN, duke folur në Sllovaki, Lapid përsëriti dënimin e Izraelit për pushtimin rus të Ukrainës, duke shtuar se Izraeli “do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar përpjekjet ndërmjetësuese”.
“Izraeli nuk do të jetë një rrugë për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. Ministria e Punëve të Jashtme po e koordinon çështjen së bashku me partnerët, duke përfshirë Bankën e Izraelit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Autoritetin e Aeroporteve, Ministrinë e Energjisë dhe të tjerë.”-tha ai.
Komentet e Lapid vijnë dy ditë pasi nënsekretarja e Shtetit e Departamentit të Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, i bëri thirrje Izraelit të zbatojë sanksionet. Duke folur për lajmet izraelite Channel 12, Nuland tha se ata po kërkojnë “që çdo demokraci të bashkohet me ne në sanksionet e kontrollit financiar dhe të eksportit që kemi vendosur ndaj Putinit”.
“Ne e kërkojmë edhe atë të Izraelit. Ndër të tjera, ju nuk dëshironi të bëheni streha e fundit për paratë e pista që po nxisin luftërat e Putinit”, shtoi ajo.
UKRAINË– Imazhet dhe videot e ngarkuara nga qyteti Donetsk në Ukrainën lindore të hënën në mëngjes tregojnë viktima të shumta nga ajo që duket të ket...
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është propozuar që paga minimale në Kosovë të jetë 264 euro, por se nuk është miratuar nga përfaqësuesit e s...
SHBA– Kompania amerikane Maxar Technologies ka bërë publike imazhin e parë satelitor nga Fidonisi. Fotoja është bërë të dielën dhe tregon dëme në ndërtesa...
RUSI– Australia dhe Holanda kanë filluar veprime ligjore kundër Rusisë në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të OKB-së për rrëzimin e fluturimi...
UKRAINË- Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se bombardimet ruse në qytetin jugor të Mariupolit ka...
UKRAINË– Deputeti ukrainas Alexey Goncharenko ka paralajmëruar forcat ruse. Nga vendi i një sulmi raketor rus në rrethin Kurenivka të Kievit, për Sky...
RUSI– Një eksperiment i krijuar për të treguar se sa shpejt autoritetet në Rusi po shtypin lirinë e fjalës në mes të luftës në Ukrainë është kapur në kame...
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka humbur një tjetër oficer të rëndësishëm. Kapitenin e inteligjencës ushtarake Alexey Glushchak, 31 vjeç, nga ...