Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Lefter Koka: Vitin tjetër do të votoj për PS-në, kam lidhje të hershme familjare e shoqërore me këtë forcë politike
17 Qershor 2020, 21:19Nga DOSJA
Deputeti i parlamentit shqiptar Lefter Koka, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme.
Koka u shpreh se me PS ka një histori, ka lidhje familjare e miqësore me këtë forcë politike.
“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Kam qenë në disa gare qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, tha Koka.
Lefter Koka tha se do të jetë një votues i PS, duke mos thënë se do të pranonte të jetë kandidat për deputet i kësaj force politike.
“Ky Komitet Politik është bërë tashmë një lojë, ku disa përfaqësues të huaj ka që janë pjesë e diskutimit. Kjo gjë kërkon vullnet tashmë. Votues i PS do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale. Shumë burra e gra dridhen, sepse nuk e dinë se ku i vendos kryetari. Kjo gjë duhet të ishte një kërkesë e të gjithë deputetëve. Listat e hapura ka shumë të mira. Unë besoj shumë Agron Dukën dhe te njerëzit që ka pranë Goni. Duke e njohur, nuk do të doja të ishte stojcë e partive të mëdha politike. Nuk është mirë që të jesh parti e vogël e të presësh partinë e madhe që të fitojë”, tha Koka.
TIRANË- Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka komentuar mbrëmjen e sotme kërkesën e rivalit të tij politik, Ali Ahmeti, ku ky i fundit propozoi zgjedh...
Hë mo, si po e shtyni? Si po ju ecin punët? Keni marrë rrogën këto tre muaj? Jeni akoma në punë? Vështirë është bërë apo jo? Për ne si popull se për politikanët...
TIRANË -Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka veçuar si “imperfeksion” të partisë së saj momentin e nisjes së Reformës në Drejtësi.Ajo t...
Ndarja e dekoratës “Urdhri i Pavarësisë” nuk ishte favori i vetëm që presidenti Hashim Thaçi po i bënte në verën e vitit të kaluar Gazmend Demit. Në të n...
TIRANË– Kreu i PAA-së, Agron Duka ka folur për mundësinë e rikthimit të ish-kryeministrit Fatos Nano në politikën shqiptare. I ftuar në emisionin “Ak...
TIRANË- Lefter Koka është një nga deputetët, i cili ka deklaruar hapur mbështetjen për propozimin e Myslim Murrizit, për lista të hapura dhe heqjen e koali...
TIRANË -Deputeti i LSI, Lefter Koka ka komentuar dakordësitë e arritura në Këshillin Politik. Nga studio e “Real Story”, Koka u shpreh se rezultati i KP is...
TIRANË– SHISH publikoi raportin e tij më 15 qershor për situatën e kriminalitetit në vend dhe faktorëve kërcënues të sigurisë kombëtare. ndër të tjer...