LIVE UPDATES
Aktualitet

“Lekët ose e vrava”/ I vunë fëmijës 1 vjeç pistoletën në kokë, si grabitësit me maska morën 7 mln lekë dhe bizhut

9 Nëntor 2020, 17:10 Nga DOSJA
“Lekët ose e vrava”/ I vunë fëmijës 1

VORË– “Dy persona gjendeshin në korridorin e shtëpisë me kapele në kokë. Sapo mbërrita dhe i pyeta çfarë donin në shtëpinë tonë. Ai rrëmbeu vajzën vetëm një vjeçe, i vendosi pistoletën në kokë dhe më urdhëroi, ‘trego ku gjenden paratë se do ta vras fëmijën”.

Nën këtë presion dhe kërcënim që e ka traumatizuar, një grua në periferi të kryeqytetit ka nisur të heqë nga trupi çdo bizhuteri të shtrenjtë dhe t’ua lërë në dorë grabitësve që ndërkohë me pistoletën në kokën e fëmijës dhe thikën në fytin e saj kanë kërkuar që ajo të tregojë nëse kishte apo jo para në shtëpi. Grabitësit i kanë kryer veprimet brenda pesë minutash, ndërsa gruaja ju lutej “ma jepni fëmijën, mos e prekni, do bëj gjithçka doni ju”.

Ky është rrëfimi i  A. K, nënë e dy fëmijëve, njërin prej të cilëve po e çonte i shoqi në kopsht, ndërsa foshnja një vjeçe gjendej me të ëmën në shtëpi. Grabitja sipas burimeve të gazetës Si pranë Komisariatit të Vorës ndodhi në fshatin Marikaj në datën 30 tetor, në banesën e çiftit që gjendet në rrugën e Luleve.

Sipas burimeve të besueshme policore  ngjarja ndodhi herët në mëngjes, ndërsa grabitësit e maskuar me kapele dhe me shall në fytyrë i hoqën asaj edhe varëset e floririt dhe unazën. Gruaja tregon në policinë e Vorës se pasi u kthye nga bahçja ku kishte shkuar për të vjelë disa shegë, gjeti në brendësi të banesës dy persona. Ajo jep identikitin e tyre, njëri me pistoletë në dorë dhe tjetri me thikë, të dy me kapele të zeza, njëri ishte i gjatë sipas gruas dhe tjetri i shkurtër dhe me shall jeshil në fytyrë. Ata po kontrollonin dhe kur e zonja e shtëpisë ka thërritur, njëri prej tyre ka rrëmbyer vajzën njëvjeçare në krahë dhe i ka vendosur pistoletën në kokë.

Do ta vras vajzën nëse bën ndonjë veprim të pamenduar dhe nëse nuk na tregon paratë. Personi tjetër me thikë në dorë e ka kërcënuar se do ta vriste”. Gruaja është lutur se do bënte çfarë të donin ata vetëm t’i lëshonin vajzën, madje ajo ka nisur duke hequr varësen e floririt nga qafa dhe unazat që kishte në duar. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Grabitësit janë drejtuar për tek komotë  ku dhe kanë rrëmbyer bizhuteri të ndryshme dhe një sasi prej 700 mijë lekë të reja. Pasi kanë marrë gjithçka me vlerë në banesën e çiftit dhe në dalje i kanë rrëmbyer edhe telefonin A. K, grabitësit mësohet të jenë larguar në këmbë.

Policia deklaron për gazetën Si se duke qenë se autorët kanë flakur në brendësi të banesës dy bishta cigaresh që po i pinin, ato janë vlerësuar si prova materiale, nga të cilat shpresohet të kryhet vlerësimi biologjik për të ndërtuar profilin e ADN së grabitësve.

I pashë grabitësit që flakën cigaret në dhomë, njëra ishte me filtër cigareje dhe tjetra pa filtër. Kur ata ikën e mora foshnjën në krahë dhe për ta qetësuar se po qante, por edhe për të qetësuar veten, shkova tek kunati që e ka banesën 100 metra më larg”.

Sipas policisë ka qenë kunati që ka njoftuar kryefamiljarin, i cili nga ana e tij sapo ka mbërritur në shtëpi dhe ka mësuar se çfarë ka ndodhur ka njoftuar menjëherë Policinë e Vorës. Policia ka shpresë se do zbulojë përmes kamerave në zonë se cilët ishin grabitësit e dhunshëm që kërcënuan edhe një foshnjë vetëm 1 vjeçe, megjithëse deri në këto momente pavarësisht dyshimeve nuk ka asnjë emër konkret. Përveç familjarëve, mësohet se agjentët e krimeve kanë marrë në pyetje edhe banorë të tjerë, por që të gjitha dëshmitë janë pa asnjë interes për hetimin, pasi të dy grabitësit që dyshohet se janë në moshë mjaft të re, kanë zgjedhur një zonjë ullishte për të mos rënë në sy.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet