“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Leonardo Di Caprio poston sërish video të Vjosës: Kërkoni nga Rama, Meta dhe Basha të bëjnë të njëjtën gjë
30 Mars 2021, 17:19Nga DOSJA
SHBA– Aktori i Hollywoodit, Leonardo Di Caprio ka folur sërish në mbrojtje të lumit Vjosa nga ndërtimi i Hec-eve.
Në një postim në Insagram ai ka shpërndarë një video ku shihen aktivistë nga e gjithë europa që i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin iniciativën VjosaParkNow, e cila konsiston në ndërtimin e Parkut të Parë Kombëtar në Europë.
”Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar të Vjosës, duke e shtrirë të gjithë gjatësinë e lumit.”– shkroi ai.
Ai e përfundoi shkrimin e tij duke i kërkuar ndjekësve të tij që të shpoërndajë sa më shumë videon dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
‘Shpërndajeni këtë video dhe pyesni @ediramaal @lulzimbasha @ monika.kryemadhi @ ilirmeta.faqjazyrtare të bëjë të njëjtën gjë.’- përfundoi ai.
Kjo nuk është hera e parë që aktori Di Caprio ka shprehur mbështetjen e tij ndaj lumit Vjosa, pak javë më parë ai sërish bëri thirrje në mbështetje të Parkut Kombëtar të Vjosë.
Autoritetet shëndetësore në vend premtojnë se afro 606 mijë të moshuar deri në 60 vjeç do të vaksinohen deri në fund të muajit Maj. 278 mijë personat e p...
TIRANË – 27 vjeçari, i cili u përfshi në një aksident pak më parë ka humbur jetën, pasi nuk ka arritur që t’u shpëtojë plagëve të marra.Policia bën ...
TIRANË- 11 të vdekur dhe 304 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në p...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar marrjen në mbrojtje të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, dhe prokurorit Ritva...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në studion e ABC se urdhri për arrestimin e Ardian dhe Florenc Çapjas është firmosur që më datë 16 Mars. Ai tha se në a...
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga aksioni i forcave RENEA për arrestimin e Ardjan Çapjas dy netë më parë. Ai tha në studion e ABC me gazetaren ...
ITALI– Megaoperacion nga Policia Italiane! 37 persona janë prangosur pasi një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria. Sipas mediatave italiane, të prang...