LIVE UPDATES
Politike

Letra lutëse e grave të qeverisë për Holandën trazon klerin dhe zemëron organizatat e të drejtave

11 Tetor 2019, 15:09 Nga DOSJA
Letra lutëse e grave të qeverisë për Holandën trazon

TIRANË– Tetë anëtare gra të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë mësohet t’i kenë dërguar një letër lutëse qeverisë dhe parlamentit të Holandës për mosbllokimin e negociatave me Shqipërinë por ndonëse përmbajtja e letrës nuk është bërë tërësisht publike, ajo ka shkaktuar sakaq reagime të zemëruara nga bashkësitë fetare dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Letra, pjesë të së cilës rrodhën fillimisht në Top Channel, të martën duket se përmban një farëlloj mburrjeje me faktin që më shumë se gjysma e kabinetit qeverisës në Shqipëri përbëhet nga gra, si dhe një seri lavdesh për Holandën, krahas një hipoteze të pashtjelluar për një lloj komploti nga forca të errëta të paidentifikuara që sipas grave ministre, nuk ia duan të mirën Shqipërisë.

Por ndërsa pjesët e rrjedhura në mënyrë selektive nuk flasin për abort dhe për të drejtat e bashkësisë LGBTI, arqipeshkvi katolik i Tiranës dhe i Durrësit George Frendo zbuloi në një deklaratë publike edhe disa paragrafë që nuk kishin rrjedhur në media.

Sipas Frendos, letra përmban edhe këto lavde për Holandën: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

Frendo publikoi këto paragrafë për t’u ankuar posaçërisht për prekjen e ndjenjave fetare të tij dhe ngriti pyetjen se pse këto gra, ministre dhe deputete, merrnin kurajën të flisnin në emër të të gjithë shqiptarëve.

“Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve?” pyet Frendo në mënyrë retorike. “Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?” shton më tej Frendo. [Link]

Kryemyftiu i Tiranës Lauren Luli bëri një deklaratë më vete, në të cilën kritikoi në mënyrë indirekte qeverinë për mungesën e progresit në integrimin e vendit si dhe sugjeroi se është korrupsioni dhe mungesa e shtetit së së drejtës problemi.

Luli kritikoi gjithashtu edhe atë pjesë të deklaratës së grave ministre sa i përket aborteve, duke e quajtur atë “inkurajim” të këtij fenomeni.

“Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishte mbi 5-mijë. Ky është një krim!,” deklaroi Luli, i cili thotë se Shqipëria nuk ka alternativë veç integrimit në BE dhe se sipas opinionit të tij, vendit “nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t’u integruar në Europë”. [Link]

Zëdhënësi i kryeministrit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të BIRN për një kopje të letrës së plotë të dërguar nga gratë ministre në Holandë.

Ndërkohë, dy organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, PRO-LGBT dhe Aleanca kundër diskriminimit LGBT, u ankuan njëkohësisht për letrën e grave ministre ashtu edhe për deklaratën e arqipeshkvit Frendo. Organizatat kritikuan kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të krijojë një imazh të pavërtetë mbi të drejtat e grupeve të margjinalizuara në Shqipëri.

“Premtimet boshe të qeverisë dhe deklaratat e pabazuara dhe hipokrite minojnë ndjeshëm përpjekjet tona për bashkëpunim me institucionet shtetërore,” thuhet në deklaratë.

“Për sa i përket reagimeve të përfaqësuesve të klerit katolik, që shqetësohen pse ministret marrin përsipër të flasin në emër të popullit shqiptar, risjellim në vëmendje faktin se dhe vetë këto individë nuk kanë tagrin për të folur në emër të shqiptarëve dhe të drejtën për të vendosur se çfarë do të bëjnë gratë dhe vajzat e këtij vendi me trupin e tyre,” vijon më tej deklarata.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama është vënë në vështirësi nga ngurimi i disa vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky është i disati vit radhazi në të cilin vende të ndryshme të BE-së vendosin kushte dhe përsërisin të njëjtat kushte që duket se nuk janë zbatuar, të tilla si lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Vitin e kaluar, Holanda ishte gjithashtu një nga vendet kritike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, veçanërisht për shkak të problemit të kultivimit dhe trafikut të drogës nga Shqipëria për në BE. Në atë kohë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi reagoi i zemëruar duke argumentuar se drogën Shqipëria e mësoi nga Europa, ndërsa kryeministri Edi Rama u ankua me argumentin se deputetët e Holandës nuk kishin ekspertizën e nevojshme për të vlerësuar progresin e Shqipërisë.

Qeveria duket se ka ndryshuar strategji kësaj here duke iu lutur përmes grave ministre në vend të kritikave të Ruçit, duke shkaktuar edhe një debat të brendshëm mbi të drejtat e njeriut dhe vlerat europiane në këtë proces, por se sa efekt do të ketë në praktikë kjo strategji në vendimin për negociatat, kjo mbetet për t’u parë.

Marrë nga Reporter.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike letra e ministreve shqiptare letra e ministreve shqiptare

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit