LIVE UPDATES
Ekonomi

Licencat, ERE lëshoi 13 të reja gjatë këtij viti nga prodhimi i energjisë në HEC-e tek gazi

10 Shtator 2021, 05:13 Nga DOSJA
Licencat, ERE lëshoi 13 të reja gjatë këtij viti nga

TIRANË– Enti Rregullator i Energjisë (ERE) licencoi të paktën 13 subjekte gjatë këtij viti sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë ky institucion. Pjesa më e madhe e licencave i takon atyre të prodhimit të energjisë nga hidrocentralet si dhe tregtimit ndërkohë që për disa kategori të veçanta nuk ka ende asnjë hyrje të re duke u mbajtur ekskluzivisht si tregje nga kompanitë publike apo edhe raste të tjera ku nuk ka të finalizuar asnjë projekt siç është energjia nga eolikët.

Deri në gusht të këtij viti ERE kishte lëshuar të paktën pesë licenca të reja për prodhim energjie nga hidrocentrale/termocentrale kur në total në të gjithë tregun janë aktive 157 licenca të kësaj natyre. Sa i takon tregtimit, janë lëshuar edhe gjashtë licenca të reja duke qenë kështu pjesa dominuese e atyre që kanë marrë “ok” e Entit Rregullator të Energjisë për të vijuar aktivitetin. në total në treg sa i takon tregtimit të energjisë janë aktive 110 licenca.

Për furnizimin e energjisë elektrike është dhënë vetëm një licencë gjatë këtij viti për një kompani teksa në treg aktive janë 27 licenca të kësaj natyre. Një tjetër licence e dhënë gjatë këtij viti është tek gazi natyror dhe kjo lidhet me transmetimin e gazit dhënë gazsjellësit TAP në 30 qershor 2021. Kjo licencë ka një afat 30 vjeçar nga data e fillimit të operimit. Gazsjellësi nisi aktivitetin tregtar në muajt e fundit të vitit të shkuar.

Tek fotovoltaikët dhe eolikët nga ana e ERE nuk është dhënë asnjë licencë e re gjatë këtij viti për shkak se edhe investimet në sidomos tek eoiket kanë munguar ndërkohë që për fotovoltaikët tashmë janë në prag zbatimi dy projekte të mëdha. Transmetimi dhe shpërndarja janë dy licenca që mbahen nga kompanitë publike.

Prezenca në treg e një numri të madh kompanish që kanë në objekt aktivitetin nga prodhimi tek tregtimi apo furnizimi i energjisë krijon më shumë mundësi për ato biznese që janë në tregun e lirë për të siguruar energjinë në mënyrë të pavarur, kjo në kushtet kur numri pritet të rritet edhe me kompanitë e lidhura në 20kv. Deri më tani dalja në treg e një pjese të mirë kryesisht ato të lidhura në 35 kv ka rezultuar me çmime të kripura e lidhur kjo edhe me situatën jo të favorshme hidrike.

Ndërkohë që një element lehtësues i kësaj situate pritej të ishte Bursa e Energjisë e cila sipas planeve fillestare duhej të kishte nisur prej kohësh operimin por që aktualisht është ende në fazë prokurimi të platformës./N.Maho

Marrë nga Monitor.al 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi enti rregullator i energjisë enti rregullator i energjisë

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Shtator 2021, 05:16

Shtrenjtohen dhe kostot e ndërtimit

TIRANË– Rritja e çmimeve, krahas produkteve ushqimore po shtrihet dhe në sektorë të tjerë, duke përfshirë ndërtimin. Kjo rritje ka ardhur krye...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet