LIVE UPDATES
Aktualitet

PROFIL/ Kush janë 7 të fortët e Niklës që RENEA iu prishi gjumin me DRONË, storitë e personazheve që trazuan politikën

22 Janar 2021, 11:31 Nga DOSJA
PROFIL/ Kush janë 7 të fortët e Niklës që RENEA iu

FUSHË KRUJË- Qindra efektivë policie kanë ‘rrethuar’ dje fshatin e Niklës! Gjatë natës, kontrolle blic u zhvilluan në banesat e disa prej “të fortëve” të zonës, në kërkim të materialeve që mund t’i implikonin për ngjarje të ndryshme kriminale në vend.

Bëhet fjalë, se kontrolle janë zhvilluar në banesat e Valter e Durim Bamit, të dy vëllezër; kushëririt të tyre, Ervin Kodrës. Por nuk kanë mbetur në ‘hije’ as Ylli Çangu me Bedri Hakën. Por çfarë kërkonin RENEA-t në shtëpitë e tyre? Kush janë personazhet e njohur të Policisë dhe cila është e shkuara e tyre që i vendos hera-herës në “lupën” e Policisë së Shtetit, sa herë ka ngjarje kriminale?

SKEDAT E TË KONTROLLUARVE:

DURIM BAMI- ‘Personazhi’ që trazoi politikën shqiptare

I riu nga Fushë Kruja njihet si personazhi që ka trazuar më së shumti ujrat e politikës shqiptare. I dënuar më herët për vjedhje me armë, Bami zuri titujtë kryesorë të mediave në vitin 2015, për një atentat të pretenduar nga deputeti, asokohe socialist, Tom Doshi. Dosja përfundoi në prokurori, ku u zbulua dhe inskenimi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë, pasi Doshi akuzoi presidentin e sotëm Ilir Meta, se i kishte porositur një atentat me një pagesë prej 500 mijë euro. Bami, vetëm pak muaj më parë, më 5 nëntor i shpëtoi një atentati teksa po udhëtonte me makinë me të afërmin e tij, Ervin Kodra. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, emri i tij u përmend sërish gjatë një dokumentari për bankierin e ndjerë, Artan Santo. Durim Bami ishte një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen, por Prokuroria nuk gjeti kurrë prova që ta prangoste.

Ervin Kodra, krahu i djathtë i Durim Bamit

35-vjeçari Ervin Kodra u bë i njohur dy vite më parë në Tiranë, teksa përplasi 4 makina me mjetin e tij tip “Tuareg” pasi nuk iu bind patrullave për të ndaluar, sepse në kroskot kishte fshehur 2 armë zjarri. Siç u raportua asokohe, në momentin që patrulla e policisë iu bëri shenjë të ndalonin dhe të hapnin krahun, Kodra shoqërohej nga Gentjan Koçi, i cili ishte në timon. Edhe ky i fundit është në listën e kontrolleve të RENEAVE. Ndërsa gjatë atentatit të 5 nëntorit, 35-vjeçari mbeti i plagosur rëndë pasi mori 5 plumba.

Valteri- vëllai i “të fortit” të Niklës

Më shtator 2018, Valter Bami, u prangos gjithashtu gjatë një aksioni, ku ndaluan 5 persona, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, fishekë, dylbi, një sasi parash euro dhe dollarë.

BEDRI HAKA

Bedri Haka akuzohej për vrasjen e Leonard Muratajt në vitin 2014. Ai u bë i dyshuari kryesor për ngjarjen pasi mjeti që u përdor për vrasjen ishte braktisur pranë Maminasit. Pronari i mjetit pohoi pranë Policisë se mjetin e blerë nën dorë pa ndërruar aktin e pronësisë, nga Haka. Megjithatë ky i fundit mohoi kategorikisht përfshirjen në rast.

YLLI CANGU

Cangu, kunati i Durim Bamit, në të kaluarën ka qenë i hetuar për disa ngjarje kriminale. Ai dyshohet të jetë autor në disa raste të vënies së tritolit, në gjobëvënie por edhe rrëmbime personash.

Mariglen Haka

Mariglen Haka, 29-vjeçari që i shpëtoi atentatit me 100 plumba atentatit në shtëpinë e tij në Nikël, ku mbeti e vrarë halla e tij. Marklen Haka u arrestua për herë të parë më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zeneli, duke bërë edhe 10 muaj burg.

LAJMI KRYESOR: RENEA e FNSH zbarkojnë në Nikël, dronet nga AJRI kërkojnë 7 të fortët e Krujës, kontrolle në banesat e fisit Bami, Haka e Çangu (FOTO-VIDEO)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion blic ne nikel renea ne aksion aksion blic ne nikel renea ne aksion

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet