LIVE UPDATES
Aktualitet

Lirimi i Çelës dhe Çapjas, paralajmërimi i Artan Hoxhës: Behuni gati për çdo kufomë që do ngelet në Elbasan!

20 Nëntor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Lirimi i Çelës dhe Çapjas, paralajmërimi i Artan

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, paralajmëron se pas shpalljes së pafajshëm sot nga Gjykata të Suel Çelës dhe pushimit të çështjes për Florenc Çapjan, do të nisë një ”luftë” e përgjakshme në Elbasan. Hoxha, shkruan në rrjetet sociale, se organizata e ‘KÇK’ e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka shfrytëzuar situatën politike në vend, ku kryeministri dhe presidenti janë përfshirë në një debat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, për të marrë vendime të tilla. Më tej, ai thotë se nëse vrasësit duan të vënë drejtësinë, atëherë të dalin tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” që politika të kuptojë çfarë është kapja e Reformës në Drejtësi.

“Prandaj vrases profesioniste, me pagese apo me klering, nese e keni ndare mendjen ta vendosni vet drejtesine me tyten e kallashnikovit, sepse ne kete shtet te diskredituar nuk ka kush tua vendos tjeter, dilni ketej nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, mbase ishallah bresherite tuaja u fershellejne afer veshit “baballareve te kombit”, qe ta kuptojne keta funderrina se cfare eshte shkelja e kushtetutes dhe kapja e reformes ne drejtesi…”-shkruan Hoxha.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhës:

Elbasan i bukur, Elbaaaasaaan..

Presidenti takon ish-presidentet gjoja ne mbrojtje te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, ndersa ia kane pluguar nenen kushtetutes sa here u ka dashur qejfi dhe po mundohen tia lerojne nenen edhe reformes ne drejtesi nese SHBA e le ne mes projektin e saj, …
Nga ana tjeter kryeministri pret e percjell ambasadoret po gjoja ne mbrojtje te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, duke na treguar se nderkombetaret jane me te..
Meta cirret e bertet te holli presidences se Rama ka kapur reformen ne drejtesi, ndersa Berisha nga gardhi presidences thote me sokellime se “reforma ka falimentuar”.
Vetem 100 metra me poshte, nga holli i kryeministrise Rama shan e akuzon Meten se po shkel kushtetuten, po pengon reformen ne drejtesi dhe e kercenon me shkarkim.
Vetem 30 metra perballe, nga seli e kryesise se kuvendit Taulant Balla uleret se nuk duhet humbur asnje minute pa shkarkuar Meten…
Pastaj te gjithe se bashku kercenojne gjyqtaret, prokuroret, KLP-ne, KPK-ne, KED-ne e dreqin me te bir…
Populli nuk thote kot se “ujku mjegull do”, dhe organizata e “Kap c’a t’kapesh”(KCK) nuk e la rastin ti shpetoje nga dora.
Mediat raportuan me zhurme se gjykata e Elbasanit denoi me 10 vite burg, Shkelzen Hasanpapen, i ekstraduar nga Hollanda dhe i akuzuar per atentatin e 6 qershorit 2016 kur u plagosen te dera e Drejtorise se Policise Elbasan, Bledar Muca dhe nje oficere policie kalimtare e rastit, ndersa Florenc Capja shpetoi pa pasoja nga ky atentat.
Nje ore me vone mediat njoftuan po me zhurme se Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane shpalli te pafajshem Suel Celen, denoi me 5 vite burg Klement Xhaferrin dhe me 6 vite burg Enea Bekteshin, per ngjarjen e 15 shtatorit 2017 gjate tentatives se policise lokale per te kryer nje kontroll ne nje automjet te blinduar tip Audi…
Por ne fakt, nisur nga kronologjia kohore, ngjarja e pare sot, ishte vendimi i gjykates se shkalles se pare Elbasan, e cila ne seancen paraprake e rrezoi kerkesen e prokurorise per te cuar ne gjykim dosjen e nje personazhi mjaft te njohur ne kete qytet, Florenc Capja.
Ky i fundit akuzohej per atentatin ndaj ish-shefit te qarkullimit Elbasan, Fadil Mema ne vitin 2006. Mema i mbijetoi atij atentati duke marre plage te renda dhe u largua ne Itali ku te njejtet autore e gjeten serish dhe e egzekutuan ne Torino ne vitin 2015.
Por para se ta vrisnin ish- shefin e policise, vrasesit kishin provuar dhe ne vitin 2009 po ne Itali per ta hequr qafe, ndersa i ekzekutuan dhe kunatin Ardian Ibrahimi para dyqanit te tij. Florenc Capja eshte arrestuar 3 here per kete ngjarje dhe 3 here i ka shpetuar drejtesise per atentatin e nje oficeri policie te kryer para familjareve te tij. Capja u kap me buje nga forcat RENEA me 14 qershor 2019 gjate operacionit “Krasta” por nga sot gjykata e Elbasanit e ktheu serish te lire ne rruget e ketij qyteti.
Per me teper asnje media ne Elbasan nuk guxoi ti afrohej gjykates gjate seances se sotme, madje as ta jepte lajmin e lirimit te tij per ore te tera. Lajmi u publikua vetem pasi mediat ne kryeqytet kishin publikuar vendimin e pafajsise te Suel Celes.
Ndersa per atentatorin e Florenc Capjas, Shkelzen Hasanpapa u dhane 10 vite burg, per kundershtarin e tij, Suel Cela gjykata e krimeve te renda ne Tirane vendosi pafajesi, per vet Florenc Capjan gjykata e Elbasanit as pranoi ta merrte ne gjykim ceshtjen. Pra e cilesoi kohe te humbur te merrej me ekzekutorin e nje oficeri policie.
Degjoni o popull, mos u hutoni nga zhurma e “mbrojtesve” te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, por qendroni vigjilent, shikoni nga shkoni dhe ku shkelni qe te mos mbeteni papritur viktima me tru te derdhur ne ndonje cep rruge, nga vrases te panjohur qe po qerojne hesapet me njeri-tjetrin…
Pra qysh nga sot, ekspertet e mjekesise ligjore duhet te jene gati per cdo kufome te lene pas nga atentatet ne Elbasan.
Sherbimi zjarrefikes i ketij qyteti duhet te jete gati per shkuar sa me pare te shuaj zjarrin qe do jete duke djegur mjetin dhe armet e atentatoreve pas krimit.
Qytetaret e pafajshem te Elbasanit duhet ti luten zotit te mos ndodhen rastesisht ne rrezen e bresherive te vrasesve qe e mbajne prej 2 dekadash te terrorizur kete qytet.
Ndersa “baballaret e kombit”, “i gjati”, “i shkurtri”, “doktori”, “piktori”, “artisti”, “doktoresha”, do jene duke “mbrojtur” kushtetuten e nje shteti te shpartalluar fund e krye.
Prandaj vrases profesioniste, me pagese apo me klering, nese e keni ndare mendjen ta vendosni vet drejtesine me tyten e kallashnikovit, sepse ne kete shtet te diskredituar nuk ka kush tua vendos tjeter, dilni ketej nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, mbase ishallah bresherite tuaja u fershellejne afer veshit “baballareve te kombit”, qe ta kuptojne keta funderrina se cfare eshte shkelja e kushtetutes dhe kapja e reformes ne drejtesi…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha lirohet florenc capja lirohet suel çela artan hoxha lirohet florenc capja lirohet suel çela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet