Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Rama takon Blinken,flet për VOA: Opozitë kishte në 17 maj! Komisionet? Kemi mendje të hapur
15 Shkurt 2022, 10:59Nga DOSJA
UASHINGTON– Kryeministri Edi Rama ka takuar për 45 minuta sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Detajet e takimit i ka ndarë vetë kreu i qeverisë, i cili ka bërë me dije se Blinken vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë ndër vite, në organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, në të mirë të paqes dhe mirëkuptimit mes vendeve. Në mënyrë të veçantë, Sekretari Amerikan i Shtetit vlerësoi gatishmërinë e Kryeministrit Rama dhe të qeverisë shqiptare për të ofruar strehë dhe mikëpritje për refugjatët afganë, në Shqipëri, ndërsa diskutuan edhe lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë. Pas takimit, Rama zhvilloi një intervistë tek “Zëri i Amerikës”, duke u ndalur në disa çështje kryesore të vendit, ku i pari i qeverisë shprehu qëndrimin e tij, për disa çështje edhe për herë të parë.
Për dy komisionet, Zgjedhoren dhe Territorialen, Rama tha se maxhoranca do të merrte pjesë me një mendje të hapur por u shpreh se mendimi i tij ishte që në vend duhet që të kishte më pak njësi vendore. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen më 6 mars, Rama tha se nuk janë betejë për “jetë a vdekje”, duke komentuar edhe përplasjet me opozitën. Sipas tij, përplasja brenda Partisë Demokratike po e dëmton vendin, ndërsa kryedemokratit Lulzim Basha i ka kujtuar takimin e 17 majit, në vitin 2017. Natë kur të dy palët bënë marrëveshje duke shënuar daljen e opozitës nga e ashtuquajtura “Çadra e Lirisë”.
Ndërkohë që po sot, është zhvilluar ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e vendeve të tjera anëtarë ne OKB. Mes 193 përfaqësive ishte edhe kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Vetë kryeministri Rama tha se prezenca e Shqipërisë aty është në ngjarje historike e se do të sjellë ndryshime unike. Kreu i qeverisë e krahasoi Shqipërinë me Korenë e Veriut duke shtuar se tre dekada më parë, vendi ynë ishte një bunker në terr, por që historia lëvizi dhe shteti u urientua drejt një demokracie duke pasur si busull orientimi vetëm Evropën. Po ashtu, kreu i maxhorancës Rama tha gjithashtu se ndryshimi që ka pësuar Shqipëria është mbresëlënës, krahasuar me të gjithë vendet e botës që janë transformuar në 66 vitet e fundit. Ai përmendi gjithashtu dhe strehimin e afganëve që kanë ardhur në vendin tonë pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët. Duke rikujtuar diktaturën, kreu i qeverisë shqiptare tha se ajo që nuk ka pasur Shqipëria asnjëherë është konflikti fetar.
Ministrja Xhaçka tregoi për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dukë kujtuar emigrimin masiv, Xhaçka tha se shqiptarët kanë qenë dikur afganët e sotëm që largoheshin nga vendi i tyre. ministrja e mbylli fjalën duke premtuar ndryshime thelbësore e ndikim në luftën për të drejtat e njeriut dhe të grave. Presidenti i Këshillit të Sigurimit Abdullah Shahin përshëndeti gjithashtu prezencën e përfaqësive shqiptare në OKB. Ai shtoi se uronte të bashkëpunonte me Shqipërinë në muajin qershor.
Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe mandatin e nisi zyrtarisht më 1 janar të vitit 2022. Mandati i një anëtari të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së zgjat dy vite dhe vendit tonë i mbaron në 2023. Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1955.
TIRANË- Zbulohet emri i inspektorit të Gardës së Republikës, Dashamir Kurti, i cili kërcënoi me armën e shërbimit pronarin e një lokali dhe klientët brenda...
UASHINTON– Kryeministri Edi Rama në më shumë se 8 vite në pushtet të këtij vendi të vogël ka parë vetëm një natë se kush është opozita e këtij vendi. Jo! ...
Pas mbi 40 pyetjeve nga gjyqtari Markelian Kuqo, për ILD dhe KLGJ, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu për në mars seancën për shqyrtimin e masës disiplin...
Përveç administratorëve të dy kompanive, sot në Komision raportuan edhe gazetarë dhe përfaqësuesi i shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi. Aleksi tha se b...
TIRANË– Inspektori i Gardës së Republikës, i identifikuar si Dashamir Kurti është vënë në pranga pasi është konfliktuar me disa persona, duke përdoru...
TIRANË- Mbaruan ditët me mot të mirë! Pjesën e mbetur të javës, vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotm...
TIRANË- 48 orë para dorëzimit të emrave që do të jenë pjesë e grupit të diskutimit në Komisionin për Reformën Territoriale, Partia Demokratike ka hapur një...
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifa në komisionin për Ekonominë dhe Financat premtoi lekë/litër qumësht për blegtorët si një st...
KOSOVË- Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Reci është arrestuar në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij...