LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në Lushnje! Tre persona qëllojnë me breshëri drejt makinës së Julian Sulos (PAMJE)

• Një atentat i mbetur në tentativë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, pranë kthesës së spitalit. • Bëhet me dije se tre persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje, që drejtohej nga Julian Sula. • Nga të shtënat me armë, Sula është dëmtuar në këmbë ku ka marrë një plumb por ka mundur që të largohet nga aty. • Ai aktualisht ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. • Pas të shtënave në fshatin Lifaj u gjet një mjet i djegur, duke ngritur dyshime që ndihmoi në largimin e autorëve të ngjarjes. • Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen hetime intensive për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes. • Ndërkohë që Julian Sula nuk është person i panjohur për policinë. • Ai njihet ndryshe si 'Juli i Pashakos' dhe është armik i njohur i të fortit të Lushnjes 'Aldo Bare'. • Por kjo nuk është hera e parë që Sulës i është bërë atentat për ta vrarë. 

8 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Objektiv i atenatit në Lushnje! Julian Sula i plagosur në këmbë, shoqërohet në komisariat për të dhënë sqarime

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në
Julian Sula

LUSHNJE- Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, 45 vjeç, u bë objekt i një atentati paraditen e së martës, më 25 nëntor, në Lushnje. Burime bëjnë me dije se Sula mbeti i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai është shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, autorët ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga një automjet tip Nissan në lëvizje drejt makinës ku ndodhej Sula. Pak më vonë, automjeti i autorëve u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj dhe kishte targa greke.

Julian Sula nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka precedent penal dhe ka qenë i përfshirë si i dyshuar në disa ngjarje kriminale të dhunshme në Lushnje, përfshirë atentate dhe sulme fizike, por nuk ka qenë i dënuar për ngjarjet ku dyshohej për përfshirje. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka rrethuar zonën për të kryer hetimet e plota dhe për identifikimin e autorëve.

7 MUAJ ME PARE

Armiku i Aldo Bares objektivi i atentatit në Lushnje! Kush është Julian Sula (Juli i Pashakos), autorët derdhën breshëri plumbash ndaj mjetit të tij në lëvizje

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në
Julian Sula

LUSHNJE- Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, është shënjestra e atentatit të sotëm në Lushnje. Blutë konfirmojnë se Sula, armiku i njohur i Aldo Bares, ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të marte në afërsi të Spitalit të qytetit, ku tre persona të paidentifikuar qëlluan me armë drejt automjetit me të cilin udhëtonte Sula.

Policia ndërhyri menjëherë, duke futur në shtetrrethim të gjithë qytetin dhe duke rritur patrullimet në rrugët kryesore për të parandaluar ndonjë tentativë të dytë. Vetëm pak pas atentatit, automjeti i dyshuar i autorëve u gjet i djegur në fshatin Lifaj, ndërkohë që forcat e rendit po verifikojnë identitetin e personave brenda tij dhe origjinën e armëve të përdorura.

Sula nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit; ai ka qenë disa herë në qendër të hetimeve dhe arrestimeve, përfshirë rolin e tij si i dyshuar në masakrën e Lushnjës ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares. Ai u dorëzua vetë në komisariatin e Lushnjes, por u lirua për mungesë provash.

Përveç këtij rasti, Sula ka qenë objekt i një tentative për ta vrarë më parë, duke pësuar dëmtime fizike të shumta, ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar ende.

Policia ka ngritur pika kontrolli në dalje dhe hyrje të qytetit dhe po mbledh provat nga vendngjarja, përfshirë gëzhojat dhe mbetjet e automjetit të djegur, ndërsa hetimet për të zbuluar motivet dhe identitetin e autorëve vijojnë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Atentati në Lushnje! Policia NJOFTIM ZYRTAR: Julian Sula u plagos nga të shtënat në këmbë

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në
Foto ilustruese

LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka reaguar për atentatin që ndodhi paraditen e sotme ndaj Julian Sulos, i njohur si “Juli i Pashakos”. Njoftimi i bluve bën me dije se Sula, 45 vjeç, është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit të qytetit, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj tij. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Lushnjës dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, në afërsi të fshatit Lifaj, forcat e rendit kanë konstatuar një automjet të djegur, i cili dyshohet se i përket personave përgjegjës për atentatin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

7 MUAJ ME PARE

Atentati në Lushnjë! Tre personat qëlluan me armë nga një makinë drejt autmojetit ku ishte Julian Sula

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në

LUSHNJE- Mëngjesin e sotëm, rreth kryqëzimit të spitalit të qytetit, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti, ku dyshohet se po udhëtonte Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashkos”. Policia, me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se Sula ka marrë një plumb në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

7 MUAJ ME PARE

Atentati në Lushnjë, dalin pamjet nga vendngjarja, Policia rrethon gëzhojat në tokë

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në
Pamjet

LUSHNJE- Pamjet e mëposhtme janë nga vendi ku ndodhi atentati mëngjesin e sotëm në Lushnje. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka rrethuar zonën. 

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga të shtënat. Makina e autorëve është gjetur disa minuta më vonë në fshatin Lifaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Atentati në Lushnje, gjendet e djegur makina e autorëve në fshatin Lifaj

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në
Automjeti i djegur në Lifaj

LUSHNJE- Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës së spitalit, ku është qëlluar disa herë me armë drejt një automjeti në lëvizje.

Pas ngjarjes, në fshatin Lifaj është gjetur një makinë e djegur, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

7 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Lushnje! DETAJE: Dyshohet për atentat, tre persona hapin zjarr ndaj një automjeti në lëvizje...

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në

LUSHNJE- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë drejt një automjeti në lëvizje. Policia njofton se ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme në qytet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

7 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë drejt një makinë në Lushnje

Atentat i mbetur në tentativë ndaj armikut të Aldo Bares në
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Bëhet me dije se të shtënat dyshohet se kanë ndodhur pranë kryqëzimit të spitalit, ku është qëlluar drejt një makine. 

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo jo. Ndërkohë që pritet që policia të shkojë në vendngjarje për të zbardhur rastin. /Dosja.al

atentat ne lushnje

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen