LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen nga Rusia, pezullohet shërbimet konsullore

•Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht. • Shkak është bërë një sulm kriminal kibernetik. • Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke theksuar se janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neturalizim të sulmeve armike. •Deri më tani tani dyshohet se vjen nga Rusia. •Kryeministria ka bërë me dije se sulmi po vjen nga jashtë dhe është si asgjë që ka ndodhur më parë. •Ndër të tjera, AKSHI i kërkon qytetarëve, mediave, bizneseve dhe gjithë aktorëve e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike. • Puna për të ndaluar sulmin vazhdon, por nuk dihet se çfarë po kërkohet në faqet e qeverisë së Shqipërisë. • Ndërkohë ditën e sotme Ministria e Arsimit ka njoftuar se për shkak të mosfunksionimit të e-albania do të shtyhen afatet e regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta. • Një njoftim ka bër dhe Ministria e Punëve të Jashtme ku thuhet se do të pezullohen të gjitha veprimet konsullore pas sulmit kibernetik të sistemeve.

10 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

VD-Sulmi kibernetik/ PD: Mund të jetë bërë për rrjedhje të dhënash!

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Arben Ristani

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani ka hedhur dyshime mbi sulmin kibernetik që i është bërë sistemit e-albania dhe shërbimeve qeveritare. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Ristani tha se pas kësaj, mund të fshihet një rrjedhje e të dhënave personale nga databazat qeveritare.

NJOFTIM PËR SHTYP

Qeveria ka njoftuar sot për një sulm kibernetik kundër sistemeve qeveritare dhe faqes e-albania. Me gjuhën e një skenari hollivudian, me hakera dhe armiq ndërkombëtarë, duket se qeveria po mundohet të fshehë më shumë se të zbulojë. Më i pabesueshëm bëhet hakerimi po të kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve. Partia Demokratike risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, për të cilin sot thonë se është hakeruar. Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me ra rradhë. Një qeveri që ka një rekord të tillë në trajtimin e bankës së të dhënave të nënshtetasve, duket e pabesueshme kur thotë se ka rënë pre e metodave të veta. Kur të tjerët e trajtojnë ashtu si ajo trajton qytetarët e vet, për shqiptarët kjo nuk përbën lajm, por pazotësi të qeverisë. Partia Demokratike, duke njohur ‘instrumentet e së keqes’ që përdor Rama, paralajmëron publikun se, pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike. Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 

4 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik, Ministria e Brendshme: Përkohësisht shërbimet e Gjendjes Civile do ofrohen në sportele

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Ministria e Brendshme

TIRANË- Ministria e Brendshme ka dalë sërish me një deklaratë në lidhje me sulmin kibernatik të ndodhur ditën e djeshme. Me anë të një postimi në facebook Ministria shkruan se shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit.

Ministria njofton se po punohet bashkë me aleatët që shërbimet online të rikthehen sa më shpejt. 

POSTIMI I PLOTË:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 

4 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik, Rama: Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes, shërbimet do rikthehen së shpejti

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me sulmin kibernetik të kryer ndaj shërbimeve online të vendit. Me anë të një postimi në twiter Rama shprehet se falë bashkëpunimit me aleatët u bë e mundur dhe qëndrueshmëria e sistemit. 

Rama shkruan se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje dhe sipas tij nëse nuk do të kemi surpriza shërbimet do të rikthehen së shpejt.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA: 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 

4 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik ndaj shërbimeve online, Meta: Akt i rëndë, të merren masa

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbime online, që bllokuan aksesin e qytetarëve. Presidenti Meta e quan këtë një sulm të paprecedentë për të cilin duhen marrë masa të menjëhershme. Ai i kujton qeverisë se kohë më parë ka bërë thirrje që të merren masa në lidhje me këtë çështje. 

"Në mënyrë të përsëritur edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara agresionit kundër Ukrainës, kam kërkuar marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla. Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti", shkruan Meta.

POSTIMI I KREUT TË SHTETIT:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 
4 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik ndaj e-albania, Ministria e Jashtme: Ndërpriten përkohësisht shërbimet konsullore

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

Sipas njoftimit të ministrisë, sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 

4 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik ndaj e-albania, shtyhet regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Foto ilustruese

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se pas sulmit kibernetik ndaj e-albania dhe faqeve të tjera qeveritare, do të shtyhet afati i regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta.

Në një njoftim në rrjetet social Kushi tha se dëshiron të garantojë prindërit dhe nxënësit se kjo shtyrje nuk do të ndikojë në procesin e regjistrimit.

Pas mbylljes së detyrueshme të shërbimeve publike të platformës e-Albania nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për shkak të sulmit kibernetik, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të shtyjë afatin e regjistrimeve në klasa të para dhe të dhjeta për një afat të pacaktuar.

Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”- shkruan ministrja.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 

4 VITE ME PARE

Mbyllja e portaleve qeveritare, Berisha: Hacker-at janë të Edi Ramës!?

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mbylljen e përkohshme të e-Albania dhe të faqeve qeveritare online. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha shkruan se hacker-at e janë të Edi Ramës. Duke ngritur dyshime kështu edhe mbi origjinën e sulmit kibernetik që sot ka mbyllur të gjitha faqet qeveritare.

POSTIMI I PLOTË:

Hacker-at e e-Albania janë të Edi Ramës!? Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik ndaj portalit e-albania, të pandodhur kurrë më parë. Në të gjenden informacionet më të rëndësishme të çdo shtetasi shqiptar, që tashmë janë nën kërcënimin e përdorimit të paligjshëm nga autorë të panjohur.

Si mundet kjo qeveri, e cila e ka sforcuar me dhunë që portali e-albania të kthehej në një “institucion dixhital” për pothuajse çdo dokument të rëndësishëm, të lejojë një akt të tillë kriminal? Si mundet të ndërmerren nisma të tilla pa pasur një polici profesionale të krimit kibernetik? Si mundet Edi Rama dhe qeveria e tij të luajnë me privatësinë e qytetarëve në këtë menyrë?

Ky sulm cënon gjithësecilin prej nesh, por Edi Rama nuk është dhe aq i shqetësuar, sepse ai ka kryer vetë sulme kibernetike. Të dhënat me pagat, kartat e identitetit, numrat e telefonave, vendet e punës ishin në dorën e patronazhistëve gjatë githë kohës. Por si ndodhi kjo? Nga i morën kriminelët kibernetikë, të ashtuquajtur “patronazhistë”, këto të dhëna? Edi Rama dhe qeveria e tij me mendësinë komuniste përndjekin çdo hap të qytetarëve, njësoj siç bënin etërit e tij. Edvin Rama, ka përdorur çdo informacion privat të qytetarëve te portalit E Albani për shantazhe gjatë kohës së fushatës elektorale.
Sulmi kibernetik do të kishte gjasa të pakta për të ndodhur nëse siguria e portalit do të ishte më e madhe dhe aftësia për kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve të ishte më profesionale. Sulmi i vërtetë kibernetik ka ndodhur disa kohë më parë, më hapur dhe më i dëmshëm dhe kishte vetëm një autor, Edi Ramën. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! #sb
– – – – – –
Pershendetje doktor. Kam nje informacion nga korridoret brenda rilindjes qe koka e meduzes Edi Rama e skenoj vet kete MEGASKANDALIN e kibernitikes per te nderhyre tek serverat e te dhenave personale qe patronazhistet te kene akses me te sofistikuar per zgjedhjet e ardhshme qe mund te jene edhe te parakoheshme!

Po ashtu, edhe Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, por po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit. Sipas tyre, sulmi vjen nga jashtë, e një i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

4 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik ndaj faqeve publike në Shqipëri, dyshohet të jetë rus

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Foto ilustruese

TIRANË- Sulmi kibernetik ndaj faqeve publike shqiptare mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë, por ende nuk është e konfirmuar nga autoritetet përkatëse. Ndërkohë, AKSHI i kërkon qytetarëve, mediave, bizneseve dhe gjithë aktorëve e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

 

4 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik në e-Albania dhe faqet qeveritare/ Kryeministria: Vjen nga jashtë, s'ka ndodhur kurrë më parë

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ndërsa ndër të tjera bëhet me dije se sulmi vjen nga jashtë vendit, e nga institucionet përkatëse po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit.

"Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare. Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal,"-shkruhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndër të tjera, AKSHI i kërkon qytetarëve, mediave, bizneseve dhe gjithë aktorëve e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

 

 

4 VITE ME PARE

Hakerat sulmojnë faqet qeveritare në Shqipëri, AKSHI mbyll shërbimin publik online për qytetarët

Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, dyshohet se vjen
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në një deklaratë publike ka bërë me dije të gjithë qytetarët shqiptar se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe institucioneve për situatën e përkohshme dhe njofton se po punojnë për zgjidhjen sa më të shpejtë të saj.

Njoftimi i plotë:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.

Po ashtu, edhe Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, por po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit. Sipas tyre, sulmi vjen nga jashtë, e një i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

sulm kibernetik ndaj sherbimeve online hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri