All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga palestra, identifikohet autori me 3 emra

• Atentat me armë zjarri në Vlorë. • Qëllohet drejt makinës ku po udhëtonin dy efektivë policie. • Njëri është Anxhelo Breshani, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës dhe Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë. • Policët janë qëlluar nga një automjet në ecje tip ‘Volksëagen’. • Deri më tani, policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar. • Ndërsa sot, Policia e Shtetit kanë identifikuar edhe autorin, i cili ka tre emra. • Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj. • 37-vjeçari është shpallur në kërkim. • Haxhiraj/Hanaj ka qenë edhe vetë shënjestër e një atentati, pikërisht në Janar të këtij viti.

16 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Qëlloi me armë ndaj policëve në Vlorë, kush është 37-vjeçari me 3 emra? Në janar e plagosën në dorë

All - Paragraf - 1

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga

VLORË- Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj është personi që ka qëlluar mbrëmë ndaj dy policëve Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj në Vlorë. Ndaj dhe është shpallur në kërkim. Por 37-vjeçari ka qenë edhe vetë shënjestër e një atentati, pikërisht në Janar të këtij viti.

Në datën 5, Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë, pavarësisht se ishte qëlluar me breshëri kallashnikovi. Por në momentin që u shoqërua në Komisariatin e Vlorës, nuk dha asnjë detaj për personat që mund të kishte konflikte e që mund të kishin shtënë kundër tij. Në dëshminë e Diego Hanajt për efektivët e policisë, 36-vjeçari është shprehur se sapo ishte kthyer nga Holanda.

‘Nuk njoha njeri, dhe nuk kam konflikt me askënd’.

Por në fakt 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, ku edhe ka pikasur persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap, ndërsa autorët kanë qëlluar për ta vrarë e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin në fshatin Trevllazën, teksa brenda tij u gjetën dy krehëra kallashnikovi. Po ashtu, në 2013, Diego Haxhiraj është arrestuar pas një operacioni antidroge në vlorë kur u kapën rreth 600 kg kanabis. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa mbrëmë Haxhiraj qëlloi ndaj dy efektivëve të Policisë. 

3 VITE ME PARE

EMRI/ Qëlloi drejt dy policëve në Vlorë, identifikohet autori me tre emra

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Policia ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri mbi dy efektivët e Policisë Narko Mehmetaj dhe Angjelo Bezhani mbrëmjen e djeshme në lagjen "Partizani" në Vlorë.

Autori, sipas Policisë përdor 3 emra të ndryshëm. Sipas informacioneve bëhet fjalë për Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj,

37-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në janar u plagos në dorë nga disa persona që po e prisnin poshtë pallatit ku banonte.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volksëagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen "Partizani" në Vlorë. Dy efektiviët, Angjelo Bezhani dhe Narko Mehmetaj kanë qenë jashtë shërbimit në momentin e sulmit dhe lëviznin me një mjet privat i cili ishte me xhama të zinj dhe pa targa. Ata fatmirësisht nuk morën plagë nga plumbat e qëlluar drejt tyre.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Policia gjen mjetin e autorëve! Kamerat kapin momentin kur largohen në këmbë

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Pamje nga Vlora

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen "Partizani" në Vlorë. Sipas informacione Policia ka arritur të gjejë mëngjesin e sotëm mjetin e autorëve të braktisur afër zonës ku dhe ndodhi sulmi me armë.

Siç raportohet gjetja e mjetit është bërë e mundur falë targave të cilat ishin të rregullta. Kamerat e sigurisë të ndodhura në atë rrugë kanë kapur momentin kur dy autorët kanë dalë nga mjeti dhe janë larguar në këmbë.

Policia deri më tani ka shoqëruar 8 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërkohë që identiteti i autorëve ende nuk është bërë i ditur nga blutë e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen "Partizani" në Vlorë. Dy efektiviët, Angjelo Bezhani dhe Narko Mehmetaj kanë qenë jashtë shërbimit në momentin e sulmit dhe lëviznin me një mjet privat i cili ishte me xhama të zinj dhe pa targa. Ata fatmirësisht nuk morën plagë nga plumbat e qëlluar drejt tyre.

3 VITE ME PARE

Sulmi me armë ndaj efektivëve/ Dëshmia: Parakaluam mjetin e autorëve, menduan iu bëmë atentat e na qëlluan

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Narko Mehmetaj dhe Angjelo Breshani

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas sulmit me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Vlorë ndaj dy efektivëve të Policisë, Narko Mehmetaj dhe Angjelo Bezhani. 

Sipas dëshmisë së dhënë para kolegëve efektivët janë shprehur se shkak për sulmin me armë mund të jetë bërë një parakalim i "gabuar" që ata mund të kenë bërë. Ata thanë se kanë parakaluar mjetin tip "Volkswagen" dhe në këtë moment autorët mund të kenë menduar se po u bëhet atentat dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Pesë gëzhoja u gjetën nga Policia në vendngjarja por që fatmirësisht Narko dhe Bezhani kanë shpëtuar pa lëndime. Efiktëvët pas sulmit me armë ndaj tyre mësohet se kanë hequr targën e makinës nga frika se mund të kishin probleme.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi nuk përjashtohet mundësia e një atentati për shkak të detyrës. Deri më tani ka shoqëruar deri më tani 8 persona, që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën

3 VITE ME PARE

Atentat 2 policëve të Vlorës e Sarandës/ Identifikohen autorët! Efektivët udhëtonin me makinë pa targa dhe xhama të zinj

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët që qëlluan ndaj dy policëve në Vlorë mbrëmjen e të premtes së 2 gushtit.

Dy efektivët janë qëlluar me armë zjarri ndërsa qarkullonin me një automjet privat i cili u sekuestrua pas ngjarjes. Në lagjen “Partizani” të qytetit, efektivët, Anxhelo Breshani, i Patrullës së Përgjithshme dhe Nako Mehmetaj,i Policisë Kufitare, ishin duke qarkulluar me një automjet tip “Audi”.

Sipas burimeve, efektivët udhëtonin me makinë pa targa dhe me xhama të zinj. Pesë gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, të cilat u qëlluan nga një automjet në lëvizje po “Volksëagen”.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Policia nuk e ka bërë publik identitetin e autorëve por është vënë në ndjekje të tyre.

3 VITE ME PARE

Policia blindon Fierin, kontrolle të befasishme të automjeteve në rrugët e qytetit

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Foto ilustruese

FIER- Policia e Shtetit ka kryer mbrëmjen e kësaj të premteje kontrolle të shumta në rrugët e qytetit të Fierit dhe Vlorës, fill pas atentatit ndaj dy efektivëve të Policisë. Policia po kërkon një mjet tip "Volksvagen", me të cilët po udhëtonin punonjësit e Policisë së Shtetit, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. 

Deri më tani, policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.

Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera që po hetohen nga Policia. Nuk përjashtohet mundësia që efektivët që të jenë qëlluar për shkak të detyrës pasi Anxhelo Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, ndërsa tjetri Nako Mehmetaj shërben pranë Policisë Kufitare Sarandë. 

3 VITE ME PARE

Atentati në Vlorë/ ‘Audi’ ku ndodheshin policët me targa "MB", njëri prej efektivëve ishte hetuar nga AMP

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Pamje nga atentati në Vlorë

VLORË- Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e sotëm me armë zjarri në Vlorë ndaj dy policëve, Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani. Deri më tani, burime për "Syri" bëjnë me dije se në momentin e atentatit, dy policët nuk kanë qenë me uniformë, por makina tip ‘Audi’ ka pasur nje shenjë dalluese që i përkiste një punonjësi të Policisë së Shtetit.

Po ashtu, mjeti tip "Audi" është me targa MB (Ministria e Brendshme), ka një tabelë dhe blice si të policisë te fenerët kryesorë. Gjithashtu është bërë me dije se njëri nga policët ka qenë i hetuar nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore.

Policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.

Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera që po hetohen nga Policia. Nuk përjashtohet mundësia që efektivët që të jenë qëlluar për shkak të detyrës pasi Anxhelo Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, ndërsa tjetri Nako Mehmetaj shërben pranë Policisë Kufitare Sarandë.

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj 2 policëve në Vlorë, autorët ikën me shpejtësi drejt zonës së lumit

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Foto ilustruese

VLORË- Detaje të reja nga atentati në Vlorë. Policia e Shtetit ka marrë në pyetje 10 persona lidhur me atentatin e ndodhur në lagjen "Partinazi" në Vlorë. Deri më tani, mësohet se autorët, që mendohet se janë dy, pasi kanë qëlluar në drejtim të fshatrave në pjesën e Lumit të Vlorës. Me rrugën e re që është bërë daljet janë të shumta në disa zona në Vlorë, por edhe në Fier.

Deri më tani, policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.

Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera që po hetohen nga Policia. Nuk përjashtohet mundësia që efektivët që të jenë qëlluar për shkak të detyrës pasi Anxhelo Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, ndërsa tjetri Nako Mehmetaj shërben pranë Policisë Kufitare Sarandë. 

3 VITE ME PARE

Sherr për parakalim? Pritën sa dolën nga palestra, pse iu bë atentat dy policëve në Vlorë, ç'rrëfyen tek kolegët

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj dy efektivëve të policisë në Vlorë. Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani u kanë shpëtuar plumbave që janë shtënë ndaj tyre, por ende nuk dihet arsyeja përse. Dy oficerët e policisë të cilët nuk ishin në krye të detyrës kanë qenë duke u kthyer nga palestra ndërsa ecnin me makinën e tyre tip “Audi” janë qëlluar nga një person që ju është afruar me një makinë “Volkswagen”. Deri më tani, policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.

Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera që po hetohen nga Policia. Nuk përjashtohet mundësia që efektivët që të jenë qëlluar për shkak të detyrës pasi Anxhelo Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, ndërsa tjetri Nako Mehmetaj shërben pranë Policisë Kufitare Sarandë. 

3 VITE ME PARE

FOTO- Këta janë policët që u tentuan të vriteshin në Vlorë

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Nako Mehmetaj

VLORË- Këta janë Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, policët ndaj të cilëve iu bë atentat në Vlorë. Mehmetaj ka edhe foto në rrjetet e tij sociale, ai ka postuar edhe foto me uniformën e Policisë Kufitare. 

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Nako Mehmetaj

Sipas Policisë, Mehmetaj është me detyrë punonjës i policisë Kufitare Sarandë dhe ndodhej në Vlorë në makinë me kolegun e tij, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, Anxhelo Breshanaj. Mbrëmjen e sotme, të dyve u është është afruar paralelisht një tjetër mjet, e një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Fatmirësisht dy policët kanë shpëtuar pa lëndime nga atentati ndaj tyre.

3 VITE ME PARE

Ishin 2? Makina u erdhi paralel, si iu bë atentat policëve në Vlorë, autorët qëlluan, por pa shënjestër

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me atentatin e ndodhur në Vlorë, ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:40, dy policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj janë qëlluar me armë teksa ishin duke udhëtuar me një makinë private tip fuoristradë tip “Audi”. Në një nga rrugët e qytetit, më konkretisht në lagjen "Partizani", pranë tyre është afruar një makinë tip “Volkswagen”. Duke menduar që mjeti po kalonte rastësisht, policët i kanë hapur rrugën, por pikërisht në momentin që dy mjetet ishin paralel me njëri-tjetrin, një person ende i paidentifikuar u ka nxjerrë armën nga xhami duke qëlluar në drejtim të policëve.

Për fat të mirë, të dy ata i kanë shpëtuar plumbave, të cilët goditur makinën, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Për të grumbulluar sa më shumë prona që mund të çojnë në kapjen e autorit, në terren kanë zbarkuar ekspertë të kriminalistikës që po marrin gjurmët për të shkuar te autorët. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku se përse është qëlluar ndaj efektivëve. Po ashtu, deri më tani raportohet se autorët e atentatit mund të jenë dy persona, njëri shofer dhe tjetri, ai që ka qëlluar mbi ta. Për të bërë të mundur kapjen e tyre, janë sekuestruar kamerat e qytetit, për të mësuar lëvizjet e makinës së autorëve, ndërkohë që pritet të merret edhe dëshmia e vetë të përfshirëve në atentat. 

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj policëve në Vlorë, kjo është makina ku po udhëtonin dy efektivët

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Mjeti "Audi"

VLORË- Një automjet “Volkswagen” ka qëlluar drejt një makine mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës ku brenda kanë qenë 2 policë, të cilët po lëviznin me mjetin e tyre privat në qytetin e Vlorës. Fotoja e mësipërme është shkrepur nga vendi i ngjarjes dhe është pikërisht mjeti tip "Audi" me të cilin po qarkullonin dy punonjësit e Policisë së Shtetit, të identifikuar si Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani. Por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar nga atentati me armë zjarri ndaj tyre, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. 

3 VITE ME PARE

E gjithë zona e rrethuar, dalin PAMJET e para nga vendi ku u qëllua ndaj dy policëve në Vlorë

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Pamje nga atentati në Vlorë

VLORË- Dalin pamjet e para nga vendi ku u qëllua ndaj dy policëve në Vlorë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në zonë janë grumbulluar dhjetra forca të Policisë së Shtetit, por edhe ekspertë të kriminalistikës që po mbledhin prova nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa në një moment fiksohet edhe mjeti tip "Audi", me të cilin po qarkullonin dy efetivët e Policisë së Shtetit, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar nga atentati me armë zjarri ndaj tyre, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

 

3 VITE ME PARE

Ishin në shënjestër për t'u vrarë! Identifikohen policët në Vlorë

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Pamje nga atentati në Vlorë

VLORË- Identifikohen të dy policët që u qëlluan në Vlorë. Njëri është Anxhelo Breshani, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës dhe Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

3 VITE ME PARE

VIDEO nga ATENTATI/ Si u qëllua drejt makinës ku po udhëtonin 2 policët me makinë private, frikë në Vlorë

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Pamje nga atentati në Vlorë

VLORË- Dalin pamjet e para nga të shtëna me armë zjarri në Vlorë, nuk dihet nëse ka të plagosur. Pamjet nga momenti i atentatit janë siguruar nga ReportTv, e në to dëgjohen disa të shtëna me armë zjarri, por nuk dallohen detaje të tjera për shkak të errësirës.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

3 VITE ME PARE

Atentat ndaj dy policëve në Vlorë, nuk ka të lënduar

Atentat 2 policëve në Vlorë! U qëlluan sa dolën nga
Foto ilustruese

VLORË- 2 punonjës policie kanë vënë në shënjestër për t'u eliminuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 në lagjen “Partizani”, teksa dy efektivët po lëviznin me mjetin e tyre privat. 2 efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë me inicialet A. B dhe tjetri N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip “Volkswagen” ishin jashtë orarit të punës. Ndërkohë që pavarësisht të shtënave ndaj tyre, fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë që menjëherë ka nisur hetimi për të zbuluar dhe kapur autorët, e për të mësuar edhe shkakun e atentatit. autorit.

"Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton Policia.

atentat dy policeve ne vlore vlore anxhelo breshani nako mehmetaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!