LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë pas lindjes, krimin makabër ua rrëfeu mjekëve para se të dilte nga spitali

• Një ngjarje makabre ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. • Nëna e një foshnje e ka braktisur atë duke e hedhur në lumin Kir, një javë pasi e lindi. • Orjana Gremi, 32 vjeçe u arrestua nga Policia e Shkodrës pas sinjalizimit se do të braktiste fëmijën. • Gremi lindi në spitalin e Shkodrës më 30 dhjetor 2022, një foshnje të seksit mashkull. • Ajo jetonte vetëm me dajën e saj në fshatin Myselim në Postribë. • Gruaja ishte e pamartuar dhe në certifikatën e lindjes fëmija rezulton pa atësi. • Ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Policia dhe Spitali i Shkodrës nuk mundën ta ndalonin krimin e rëndë edhe pse u njoftuan. • "Dosja" mësoi se gruaja kishte rrëfyer se do të bënte aktin makabër, por kjo deklaratë nuk u ndoq me përparësi. • Bebja u gjet në lumin Kir e mbuluar me batanije dhe plastmas. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

32-vjeçarja hodhi foshnjen në lum, drejtori i maternitetit Shkodër: Refuzoi të shkruante atësinë e fëmijës, s'kishte probleme me shëndetin mendor

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë
Senad Halluni

SHKODËR- Drejtori i maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni ka folur para mediave lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 32-vjecare hodhi foshnjen 6 ditëshe në lumin Kir duke i marrë edhe jetën. Në një intervistë për mediat, pasditen e sotme, ai ka treguar gjithë historikun e qëndrimit të të resë në spital, duke ngulur këmbë se ajo nuk ka asnjë problem të shëndetit mendor. Kjo sipas tij, pasi është kontrolluar dhe vizituar nga mjekët por edhe nga psikologët.

“Ky është rast atipik për shoqërinë tonë. Sa i takon shërbimit të maternitetit Shkodër, unë mund t’ju shpjegoj që zonja ka ardhur në datën 30, është shtruar, ka qenë lindja e parë për të. Në pranim është një filtër që ne regjistrojmë atësinë e fëmijës. Zonja ka refuzuar ta shkruajë atësinë e fëmijës dhe që këtu ka filluar vëzhgimi më i mbyllur rreth saj. Ne kemi protokoll për këtë proces që sigurisht kryesorja është mosneglizhenca nga ana mjekësore, pastaj zonja ka refuzuar dhe ka shprehur dëshirën që të fillojnë procedurat për ta dorëzuar në shtëpinë e foshnjes 0-6 vjeç. Duke qenë se ishte data 31 dhjetor, ne njoftuam drejtorinë e shtëpisë së foshnjes që të nisnin procedurat. Në këtë moment futet në ndjekje të afërt nga psikologia, e cila ka kryer procedurën standard, një vlerësim të gjendjes psikologjike e sociale të zonjës që është dokumentuar në kartelën klinike.  Më 31 dhe 1 kam qenë vetë mjek në shërbimin 24 orë dhe mesa kemi mundur të festojmë për vete, jemi mundur dhe për zonjën e të tjerë që ishin në maternitet t'i gëzonim. Zonja ka punuar në një ndërmarrje të këpucëve në Shkodër dhe disa shoqe të saj erdhën për ta parë duke i sjellë rroba, dhurata, bashkë me personelin. Me datën 1,2,3 ka qenë pushim dhe me datën 4 kanë nisur procedurat për t’u transferuar beben në shtëpinë e foshnjes. Në datë 4, ajo ka refuzuar që ta dorëzojë dhe sipas protokollit që kemi, ka nënshkruar një deklaratë që marr përsipër marrjen e fëmijës në gjendje normale dhe në kushtet e një vlerësimi që është bërë nga psikologia që ka qenë në normalitet. Është dorëzuar fëmija dhe zonja, ka dalë nga materniteti dhe nga ky moment, me ne, nuk ka pasur më kontakt. E morëm vesh mbrëmë që dje ajo kishte kryer një akt të tillë. Nuk ka probleme të shëndetit mendor. Ajo ka qenë vetëm gjithë kohën, nuk ka ardhur asnjë nga familjarët e saj. Kemi pyetur në gjendjen civile, na rezultoi se ishte e vetme, jeton në Golem,"- tha drejtori i spitalit në Shkodër, Senad Halluni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, të premtën e 6 janarit. Orjana Gremi hodhi foshnjen e saj të seksit mashkull në lumin Kir. Ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Policia dhe Spitali i Shkodrës nuk mundën ta ndalonin krimin e rëndë edhe pse u njoftuan, pasi e reja kishte rrëfyer se do të bënte aktin makabër. Tani ajo ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa i ati i fëmijës ende nuk dihet. 

3 VITE ME PARE

Nëna hodhi fëmijën në lumë, flet mjeku i spitalit Shkodër: Kishim frikë se do e linte, por i erdhën kolegët me dhurata e para, e bindën ta mbante bebin

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë
Foto Ilustruese

SHKODËR- Sajmir Selmanaj, mjek roje i maternitetit në Shkodër në natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj tha se ajo nuk e donte fëmijën dhe se do e linte në maternitet. Në një intervistë për Euroneës, Selmanaj tregoi se më 30 dhjetor, 32-vjeçarja, e cila hodhi foshnjën në lumin Kir, solli në jetë të birin rreth orës 11:40. Sipas mjekut, Orjana ka qenë e vetme në maternitet.

“Në momentin kur është shtruar, nuk e kam shtruar unë, pra unë jam mjeku që kam ardhur në mëngjes, kam qenë në shërbim, e kam vizituar, ka qenë e hapur 7-8 cm po them dhe ka lindur normal, ka pasur një qepje të vogël dhe kaq. Lindja e saj ka qenë normale dhe pa asnjë problem shëndetësor. Kanë ardhur kolegët e punës ku ajo ka punuar në një fabrikë këpucësh, të cilët i kanë sjellë dhurata dhe lekë dhe e kanë bindur që të mos e linte fëmijën në jetimore por ta mbante.

Me datë 4. ajo ka bërë daljen nga spital ku pasi ka kryer të gjitha procedurat ka marrë dhe çekun e bonusit të fëmijës të firmosur. Është larguar me taksi nga spitali dhe nga ai moment nuk dimë gjë më tepër. Dimë se nuk ka dashur të tregonte emrin e babait të fëmijës. Ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore të saj dhe të foshnjës gjatë gjithë kohës ka qenë e mirë,” – u shpreh Selmanaj.

Deri në datë 4 janar, Orjana ka qenë e shtruar në spital, siç tregoi mjeku ama nuk kishte dijeni për gjendjen e saj emocionale. Ai u shpreh se duke qenë se gruaja erdhi e vetme, te gjithë u angazhuan për kujdesin e saj sepse ishin të shqetësuar pikërisht prej faktit se mbase nuk do të donte të mbante fëmijën.

"Vetë Orjona, u shpreh se nuk e donte fëmijën,"-tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, të premtën e 6 janarit. Orjana Gremi hodhi foshnjen e saj të seksit mashkull në lumin Kir. Ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Policia dhe Spitali i Shkodrës nuk mundën ta ndalonin krimin e rëndë edhe pse u njoftuan, pasi e reja kishte rrëfyer se do të bënte aktin makabër. Tani ajo ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa i ati i fëmijës ende nuk dihet. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Si kishte paralajmëruar 32-vjeçarja hedhjen e foshnjes në lumin Kir, misionarët e Kishës njoftuan policinë

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë
Lumi Kir

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hedhjen e foshnjes në lumin Kir nga 32-vjeçarja Orjana Gremi. Mësohet se fillimisht alarmin e kanë dhënë misionaret e kishës katolike që kujdeseshin për 32-vjeçaren. 

Ata kanë njoftuar policinë në momentin që kishin parë se Gremi nuk e kishte fëmijën. Kjo pasi ajo më parë i kishte paralajmëruar ata se do e hidhte foshnjen në lumë.

3 VITE ME PARE

Hodhi foshnjen në lumin Kir, del dëshmia e 32-vjeçares: S'kisha mundësi ta mbaja

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë
Lumi Kir

SHKODËR- Dëshmia e 32-vjeçares Orjana Gremi që hodhi foshnjen e saj në lumin Kir në Shkodër është zbardhur. Mësohet se para policisë e reja ka thënë se arsyeja e vetme që e ka hedhur fëmijen e saj është sepse nuk kishte mundësi që ta mbante. 

“E hodha në lumë, s'kisha mundësi ta mbaja”, ka dëshmuar 32-vjeçarja.

Foshnja ishte i mbuluar me batanije dhe me plasmas, por i ftohti i acart dhe mungesa e ushqimit gjatë natës bënë që foshnja mos të mbijetonte dot. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Ky është vendi ku u gjet foshnja e pajetë në Shkodër, bebja ishte mbuluar me batanije dhe plasmas

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë
Foto nga ngjarja

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga vendi ku 32-vjeçarja Orjana Gremi braktisi foshnjen e saj në lumin Kir. Bebja vetëm një javshe u gjet nga punonjësit e policisë i pa jetë.

Ai ishte i mbuluar me batanije dhe me plasmas, por i ftohti i acart dhe mungesa e ushqimit gjatë natës bënë që foshnja mos të mbijetonte dot. 

3 VITE ME PARE

DETAJET MAKABRE/ Orjana Gremi iku nga spitali i Shkodrës dhe tha se foshnjen do e mbyste në lumë... si dështuan ta ndalonin mjekët dhe Policia!

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë
Foto ilustruese

SHKODER- Kronikë e një vrasjeje me paralajmërim. Kjo është ajo që mund të dyshohet paraprakisht për ngjarjen e rëndë që është zbuluar sot në qytetin e Shkodrës, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi ka braktisur në lumin Kir, foshnjen e saj vetëm një javë pasi e ka lindur. Por Dosja ka mësuar se ajo që ka ndodhur është paralajmëruar nga gruaja. 32-vjeçarja ishte e pamartuar.

Ajo jetonte me dajën e saj në fshatin Myselim, komuna e Postribës në Shkodër. Orjana Gremi është paraqitur me dhimbjet e lindjes më 30 dhjetor 2022. Ajo ka lindur atë natë në spitalin e Shkodrës. Burime nga Spitali i Shkodrës, i thanë "Dosja" se gruaja kishte dalë nga materniteti më datë 4 janar 2023.

Në certifikatën e parë të lindjes, fëmijës nuk i është regjistruar atësia. Ndërkohë, që gruaja ka komunikuar me stafin e spitalit, të cilëve iu ka rrëfyer për planin makabër që kishte në plan të kryente. Ajo iu ishte shprehur se fëmijën do ta hidhte në lum pasi nuk kishte ku ta linte. Edhe pse gruaja e ka bërë këtë njoftim, nuk është marrë asnjë masë, si nga Policia e Shkodrës qoftë edhe spitali rajonal për të trajtuar 32-vjeçaren dhe për të ruajtur jetën e fëmijës.

Por gruaja është lënë të dalë nga spitali, ku më pas ka shkuar dhe ka hedhur fëmijën në lumin Kir. Atje, bebja një javëshe është gjetur e mbuluar me batanije dhe plastmas. Ky rast është tejet i ngjashëm me rastin e 29-vjeçares në Greqi, që hodhi foshnjen 11 muajshe në lumin Aliakmonasit në Veria, dhe më pas shkoi të festonte ndërrimin e viteve në hotel. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zbulohet EMRI! Kjo është nëna që hodhi në lumin Kir në Shkodër foshnjen një javë pas lindjes

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë
Foto ilustrim

SHKODER- Orjana Gremi është gruaja 32-vjeçare që hodhi në lumin Kir në Shkodër, foshnjen e saj. Më 30 dhjetor Dosja mësoi se gruaja ka lindur fëmijën ndërsa dje e ka mbytur në lumë.

Policia njofton se në momentin kur e ka gjetur foshnjen, një bebe djalë vetëm 7 ditëshe, ka qenë i pajetë.

Rasti i gruas në Shkodër është tejet i ngjashëm me rastin e 29-vjeçares në Greqi, që hodhi foshnjen 11 muajshe në lumin Aliakmonasit në Veria, dhe më pas shkoi të festonte ndërrimin e viteve në hotel. /Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

E rëndë në Shkodër, 32-vjeçarja hedh foshnjen në lumin Kir një javë pas lindjes

Krim në Shkodër! Nëna hedh beben në lum një javë
Foto ilustruese

SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një grua, Orjana Gremi është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka braktisur foshnjen e saj, të cilin e ka lindur më 30 dhjetor 2022 në lumin Kir. Foshnja nuk ka mundur të mbijetojë në asnjë lloj rrethane dhe është gjetur i pajetë nga Policia. Ndërsa gruaja është shoqëruar në Polici. Ajo është banuese e fshatit Myselim, ndërsa nuk dihet asnjë rrethanë familjare apo të dhëna për shëndetin e saj mendor para dhe pas lindjes. Ajo akuzohet për vrasje me dashje. Rasti i gruas në Shkodër është tejet i ngjashëm me rastin e 29-vjeçares në Greqi, që hodhi foshnjen 11 muajshe në lumin Aliakmonasit në Veria, dhe më pas shkoi të festonte ndërrimin e viteve në hotel. 

Njoftimi i policisë për rastin e Shkodrës:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Dosja.al

orjana gremi 32-vjecarja hedh beben ne lumin kir

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën