6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në heshtje zgjedhore ditën e sotme. • Nesër është gara për zgjedhjet lokale në vend, ku dhe qytetarët do të zgjedhin 61 kryebashkiakët që do t'i qeverisin për 4 vitet e ardhshme. • Materialet zgjedhore po dërgohen nëpër qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. • Ndërkohë që sot në Vlorë janë hasur probleme me listat zgjedhore, pasi dyshohet se në listë ka emra që mund të votojnë dy herë. •Probleme ka pasur edhe në Bulqizë me problemet me dërgimin e materialeve. •Deputetja demokrate Sorina Koti ka thyer heshtjen zgjedhore. •Me anë te një postimi, Koti shkruan se Pusteci do u kthehet qytetarëve dhe se nuk do të jetë më një vend i varfër. Qendrat e votimit do të hapen nesër në orën 7:00 dhe do të vijojnë hapur deri në orën 20:00. • Ndërkohë që në tre Bashki në vend, Elbasani, Kamza dhe Vora votimi do të bëhet elektronik dhe rezultatet pritet të nxirren pas 30 minutash. • Dosja.al do të jetë në raportim maratonë ditën e nesërme, ku do të mbaj të informuar qytetarët për çdo ngjarje dhe rezultat nga zgjedhjet.
18 artikuj për këtë temë.
SHQIPËRI- Në Shqipëri, që prej mesnatës së mbrëmshme ka nisur heshtja zgjedhore, ndërsa nesër qytetarët do të mund të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e 61 Bashkive të vendit. Në garë janë 144 kandidatë, ndërkohë që 23.700 të tjerë konkurrojnë për të qenë pjesë e këshillave bashkiakë. Zgjedhjet do të ndiqen nga afër, prej rreth 230 vëzhguesve ndërkombëtarë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it
Lista e votuesve për zgjedhjet e nesërme përmban mbi 3 milionë e 650 mijë zgjedhës, ku përfshihen edhe emigrantët shqiptarë, të cilët ende nuk mund të votojnë nga vendet ku banojnë. Duke mbajtur parasysh numrin e lartë të tyre, votuesit realë në zgjedhje mund të përllogariten diku te 30-40 përqind më pak.
Pas bojkotit të zgjedhjeve të vitit 2019 nga opozita, votimet e nesërme rikthejnë garën normale për drejtuesit e 61 bashkive të vendit, për të cilat konkurrojnë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, janë rregjistruar rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.
Në 5100 nga mbi 5200 qendra votimi, identifikimi i votuesve do të realizohet elektronikisht, përmes një pajisjeje offline. Përveç këtij sistemi, këtë herë në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, votimi si dhe numërimi do të kryhet në mënyrë elektronike, duke përdorur makineri me ekran me prekje. Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit, dhe do të bëhet një numërim manual paszgjedhor i të gjitha konfirmimeve, për të verifikuar saktësinë.
Në pjesën tjetër të vendit, votimi do të kryhet përmes mënyrës radicionale me ana të fletëve të votimit, një për kandidatin për kryetar bashkie dhe një për këshillat Bashkiakë ku votohet për siglën e partisë apo koalicionit. Numërimi do të bëhet i përqëndruar në 92 qendra të ngritura posaçërisht.
Që prej më shumë se 1 muaji, në vend ndodhet misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, i kryesuar nga ambasadorja Audry Glover. Një grup prej 24 vëzhguesish afatgjatë, kanë ndjekur procesin parazgjedhor që prej 13 prillit. Misioni kishte kërkuar një prani prej 300 vëzhguesish afatshkurtër nga vendet anëtare të OSBE-së, por vetëm afro 165 kanë mbërritur në Shqipëri. Duke përfshirë dhe grupet nga parlamenti europian, asambleja e Këshillit të Europës, apo dhe ambasadat e huaja në vend, llogaritet që numri i vëzhguesve të huaj të jetë prej afro 230 personash.
Fushata për zgjedhjet lokale u zhvillua përgjithësisht e qetë, pa indicente domethënëse, ndërkohë që nuk munguan denoncimet për përdorimin e administratës dhe burimeve të saj, apo dhe rastet e shitblerjes së votës.
Sipas policisë, që prej 14 prill janë rregjistruar 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, për të cilat janë proceduar penalisht 88 persona.
Marrë nga VOA
TIRANË- Policia e Shtetit është shpërndarë në qendrat e votimit në të gjithë vendin. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera.
"Policia e Shtetit është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askuj,"-bëhet me dije nga Policia e Shtetit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave institucionale që i përcakton ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj. Punonjësit e Policisë, të planëzuar në të gjithë vendin, për ruajtjen e objekteve zgjedhore, janë paraqitur pranë KZAZ-ve dhe vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore ku do të administrohen materialet zgjedhore. Në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera.
Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën, komisionet e qendrave të votimit dhe komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit funksionon grupi i drejtimit, për menaxhimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjitha burimet, si dhe për verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.
Punonjësit e Policisë raportojnë në kohë reale te grupi i Drejtimit në DPPSh, nëpërmjet sistemit të menaxhimit të procesit të marrjes në dorëzim të objekteve zgjedhore, dorëzimin e objekteve dhe deri në përfundim të procesit.
Policia e Shtetit është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.
DROPULL- Komisionerët e Enkelejd Alibeajt s'janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen e materialeve zgjedhore. Siç raportohet, kjo gjë ka bërë që të ngecë procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Mungesa e tyre është vënë re në 29 qendra votimi. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ato të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' janë paraqitur rregullisht dhe kanë tërhequr materialet e tyre.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka rrëfyer se si në ditën e heshtjes zgjedhore ka hasur në shkallët e pallatit të saj një patronazhiste. Në një postim në Facebook, Açka shton se gruaja në fjalë kishte trokitur derë më derë për të plotësuar anketën e saj. Sipas Açkës, gruaja ishte e dërguar nga Partia Socialiste edhe në ditën lkur ligjërisht nuk bëhet fushatë, është heshtje zgjedhore.
Postimi i Açkës:
“Rilindja” Mavi e Rruspi të përndjek edhe sot deri në shtëpi Tek bëhesha gati disa minuta më parë të dilja nga shtëpia për t’u nisur për Elbasan, ra zilja e derës. Një grua, e cila më njohu sapo më pak, u step pak kur më pa përtej pragut.
“Këtu jetokeni ju?”
“Po, ka ndonjë problem?”
Kishte ardhur për një anketë publike, por nuk e bëri anketën. Vetëm shkarraviti mbi ca letra që mbante në dorë. U ankua se disa banorë e kishin pritur keq, i kishin thënë: “Ik moj komuniste!” Folëm edhe për politikën dhe nuk ishte e nevojshme t’i tregoja se për kë kandidat për kryetar bashkie dhe kë parti do të votoja. Shpërvoli buzët dhe tha një shprehje disi raciste, që vërtet më kujtoi veten time nën diktaturë, kür edhe pse isha lindur e rritur vetë dhe ime më në Elbasan, thirresha jabanxheshë. Ajo kohë që ma kujtoi gruaja e beftë te porta, ashtu ishte.
“Po pse të shtunën po e bën këtë punë?”
“Se nuk e mbarova dot gjatë javës.”
Shtypi ashensorin dhe zbriti duke këmbëngulur që të mos e respektoja aq shumë duke pritur që ajo të ikte. Në fakt nuk po respektoja atë, por vajzën e saj të vogël e të brishtë që e tërhiqte me vete gjatë patronazhimin të orëve të fundit që po bënte.
Do të thoni: Ku je kaq e sigurt që po patronazhonte? Jam e sigurt, sepse nuk u ngjit më lart në dyert e tjera, edhe pse kishte edhe pesë kate për anketën e saj. Fundja po bënte punën e shtetit. Takimi me një ”armike” si unë mund t’i prishte punë asaj, anketës së saj dhe mavisë së saj të zbardhur nga djallëzia ndaj shqiptarëve edhe në një ditë heshtjeje elektorale.
TIRANË- Lëvizja Bashkë ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e urdhëroi të mbyllë zyrën pranë qendrës së votimit, shkolla "Avni Mula", Bashkia Tiranë. Në ankimim 'Lëvizja Bashkë' shkruan se e kundërshton këtë vendim pasi gjatë zgjedhjeve vendore të 14 maj, nuk ka hapur asnjë zyrë zgjedhore. E vetmja hapësirë në të cilën Lëvizja Bashkë ka ushtruar aktivitetin e vet politik ka qenë selia e saj me adresë Rr. Abdulla Keta, Nr. 1,
Ankimi i bërë nga Lëvizja Bashkë:
Shtetëror të Zgjedhjeve, në të cilin urdhërohet subjekti zgiedhor "Lëvizja Bashkë”, Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake Tiranë për mbylljen e menjëhershme të zyrës zgjedhore, si vijon: Zyra zgjedhore afer qendrës së votimit shkolla "Avni Mula", Bashkia Tiranë. Lëvizja Bashkë kundërshton këtë vendim per faktin se gjatë zgjedhjeve vendore të 14 maj 2023, Lëvizja Bashkë nuk ka hapur asnjë zyrë zgjedhore, E vetmja hapësirë në të cilën Lëvizja Bashkë ka ushtruar aktivitetin e vet politik ka qenë selia e saj me adresë Rr. Abdulla Keta, Nr. 1,
Tiranë, Selia nuk është zyrë zgjedhore, pasi referuar udhëzimit nr.6 i datës 23.03.2021, neni 2/3 zyra zgjedhore cilësohen ato mjedise/zyra të cilat përdoren nga subjektet zgjedhore apo kandidatët për qëllime te fushatës zgjedhore, ndërkohë që selia është hapësira në të cilën subjekti ushtron veprimtarinë e vet politike gjatë gjithë kohës, pavarësisht fushatave zgjedhore. Referuar edhe vendimit nr. 11979, datë 27.03.2023 " Për caktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre giatë fushatës zgjedhore” si dhe nenit 79 të Kodit Zgjedhor lejohet afishimi i materialeve propagandistike vetëm në një largësi prej 5 metrash nga zyra e partisë.
Selia e Lëvizjes Bashkë ëshë përcaktuar që në momentin që Lëvizja Bashkë ka depozituar dokumentacionin përkatës për regiistrim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, përpara se ajo të regiistrohej në zgjedhjet e 14 majit 2023. Konkretisht në Statutin e Lëvizjes Bashkë, miratuar dhjetor 2022, neni 2 'Selia e Lëvizjes BASHKĚ është në adresën: "Rr. Abdulla Keta”, Nr. l, Tiranë. Lëvizja BASHKĚ ka të drejtë të ketë shtrirje të saj në ędo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të organizohet kudo ku banojnë shtetas shqiptarë, duke respektuar ligjet e vendeve ku ata jetojne.
Në vendimin nr.2, datë 02/03/2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi për regiistrimin e Lëvizjes BASHKË i referohet ndërtesës në rrugën ”Abdulla Keta”, nr.l, Tiranë si selia e subjektit Lëvizja BASHKĚ Datë 21/03/2023, vendimi nr,4 i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor Tiraně' po ashtu i referohet ndërtesës në rrugën Abdulla Keta, nr. I, Tiranë si selia e subjektit Lëvizja BASHKĚ. Gjithashtu vlen të përmendet që në datën 6 mars 2023 ne dokumentacionet e paraqitura KQZsë për regjistrimin e subjektit Lëvizja BASHKĚ, ndërtesa në rrugën ”Abdulla Keta”, nr.l, Tiranë është referuar si adresa e selisë së subjektit Lëvizja BASHKË, në të cilën ushtrohet veprimtaria politike e subjektit para dhe pas zgjedhjeve. Madje edhe në vendimin nr.192 datë
23.03.2023, ora 11.00 të Komisionit Shetëror të Zgjedhjeve, i referohet adresës së subjektit ndërtesës në rrugën ś'Abdulla Keta”, nr. l, Tiranë; Për sa më sipër mbështetur në nenin 21, pika l, shkronja 'b' dhe udhëzimit nr.6 i datës 23.03.2021, neni 2/3 të Komisionerit Shtetëror të Zgiedhjeve, kërkojmë: 1. Shqyrtimin e kësaj ankese administrative ndaj Vendimit nr.496, datë 11/05/2023, ora 12.00 i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
TIRANË- Kryesuesja e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover do të jetë ditën e zgjedhjeve lokale në kryeqytet. Mësohet se Glover do të qëndrojë brenda Qendrës së Votimit jashtë Akademisë së Arteve, tek Sheshi Nënë Tereza, në Tiranë. Ajo do të paraqitet në orën 11:00 dhe do të vëzhgojë nga aty procesin e zgjedhjeve.
Audrey Glover ndodhet në Shqipëri që prej datës 6 prill ku është takuar me përfaqësuesit kryesorë të forcave politike të cilëve u ka bërë thirrje që të angazhohen për të garantuar zgjedhje të standarteve të larta.
Bashkë me Glover, në Shqipëri ka ardhur dhe një mision i ODIHR me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit. Glover është caktuar edhe pesë herë të tjera si shefe e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Fillimisht ajo ka ardhur në vendin tonë për zgjedhjet politike të vitit 1996, më pas në vitin 2009, 2015, 2019 e 2021.
TIRANË- Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku ksa ndarë detaje në lidhje me procesin zgjedhor të 14 majit me gazetarët. Pelinku deklaroi se të gjithë operatorët teknikë të caktuar për identifikimin elektronik të zgjedhësve për ditën e nesërme duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 06:00. Nënkomisionerja e KQZ-së tha se kushdo që tërhiqet apo nuk paraqitet, do të përgjigjet penalisht. Pelinku tha të njëjtën gjë edhe për shkeljet e tjera. Sipas saj, çdo shkelje e bërë prej tyre do të ndiqet penalisht. Nënkomisionerja tha se në rast të ndodnjë defekti, do të presin për rregullimin e pajisjeve për tre orë. Rregullat për vijimin e procedurave të mëtejshme, ajo tha se janë caktuar paraprakisht.
Pjesë nga fjala e Pelinkut:
Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit. KQZ detyron operatorin që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 06.00 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori. Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen nesër bëj thirrje se çdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik, nuk do të tolerohet nga ana e komisionit qëndror të zgjedhjeve. KQZ-ja ka mundësi të verifikojë të gjitha këto veprime, të cilat do të marrin përgjigje ligjore.
Marrë shkas nga kjo problematikë, Komisioni Rregullator ka miratuar rregulla më strikte që ngurtësojnë rastin ku me ose pa qëllim zgjedhësi nuk i merren shenjat e gishtërinjve dhe ky aspekt ligjor është shoqëruar edhe me reflektim në softin e pajisjes. Vetë pajisja i vjen në ndihmë këtij procesi që rasti të sigurohet. Kur objektivisht kjo gjë verifikohet nga Komisioni i qendrës së votimit, zgjedhësi do të jetë i detyruar të nënshkruajë në listën e zgjedhësve dhe gjithashtu sekretari i qendrës së votimit, duhet ta dokumentojë në librin e protokollit. Këto raste, nëse do të ketë problematika, do të jetë më e thjeshtë që të faktohen dhe të hetohen se çfarë ka ndodhur me atë Zgjedhës.
Në rast të ndonjë defekti të pajisjes që mundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve, KQZ pret deri në 3 orë rregullimin eose zëvendimin e saj, pas 3 orësh përligjet identifikimi me listën e printuar të zgjedhësve. I kemi njoftuar KZAZ për operatorët e dimë në këtë moment, se cili është operator dhe ato qendra votimi që nuk janë të mbuluara me operator, rreth 100, ku do vijohet me identifikimin tradicional Peshën më të lartë e zënë bashkitë e qarkut Vlorë dhe Gjirokastër. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër.
TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici. Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, PD pretendon se drejtoresha e ASHK në Tiranë është përfshirë në një skandal dhe po shpërndan legalizime në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndaj dhe Albana Vokshi ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK.
NJOFTIM PËR SHTYP:
Partia Demokratike ka kallëzuar sot penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici. Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës.
Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi. Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit. Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore.
Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër.
TIRANË- 'Partia e Lirisë' ka denoncuar vijimin e fushatës nga Partia Socialiste. Tedi Blushi ka publikuar një video ku sipas tij shihet ministri Niko Peleshi ka zhvilluar një tjetër mbledhje me qytetarët. Videoja sipas Blushit është filmuar në Korçë, ku po bëhet fushatë për kandidatin e "Rilindjes" në Korçë, Sotiraq Filo.
Postimi i plotë:
SKANDAL/ Ministri Peleshi shkel heshtjen zgjedhore! Vazhdon fushatën! Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kapet në flagrancë duke vazhduar sot fushatën elektorale, në shkelje të ligjit, për kandidatin e "Rilindjes" në Korçë, Sotiraq Filo! Këto janë pamjet pas takimit të zhvilluar sot ku qartësisht dallohet Peleshi, deputetë të "Rilindjes", drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës! Duke dënuar me ashpërsi këtë dhunim flagrant të ligjit bëjmë thirrje për dënimin shembullor të këtij rasti! Ftojmë organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit elektoral të reagojnë me forcë!
DURRËS- Në Durrës, materialet zgjedhore janë shpërndarë në pjesën më të madhe. 337 qendra votimi janë ngritur në Durrës, ndërsa votat do të numërohen më pas në 4 qendra numërimi.
Në Durrës do të votojnë 266 159 votues, nga të cilët 3500 për herë të parë.
Për zgjedhjet e 14 Majit garojnë për postin e kreut të Bashkisë Emirjana Sako nga PS, e cila kërkon një tjetër mandat në krye të Bashkisë, si edhe Igli Cara nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë". /Dosja.al

TIRANË- Dhe pak orë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 Majit. Forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Një ditë më parë, policia njoftoi masat e ndërmarra për për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Janë trajnuar më shumë se 7530 punonjës policie, 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. ndërsa 192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme.

305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të policisë.
PUSTEC- Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti ka thyer heshtjen zgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, Koti shkruan se Pusteci do u kthehet qytetarëve dhe se nuk do të jetë më një vend i varfër. Ajo vazhdon shkruan se Pusteci do të votojë për Pandi Janin.
Postimi i Plotë:
Pasurite natyrore te Prespes, do kthehen ne doren e banoreve! Pusteci: pa rruge, pa uje, pa kanalizime, pa zhvillim! Jo me nje Pustec i varfer! Pusteci do votoje per Pandi Janin! Pusteci ne doren tuaj
POGRADEC- Mëngjesin e sotëm ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në 106 Qendrat e Votimit në Pogradec. Puna ka nisur me qendrat e votimit në fshatra, dhe pasdite do të punohet me qytetin. Pritet që procesi të ketë përfunduar në orën 19:00. Sipas kryetarit të KZAZ, procesi po ecën pa probleme.
Kryetari i KZAZ Pogradec, Kleonard Krasta ka thënë se ka mungesë me përfaqësues të komisionerëve nga ana e “Bashkë Fitojmë” në disa qendra votimi në qytet, por kjo nuk e pengon nesër nisjen e procesit të votimit në QV. /Dosja.al
KORÇË-452 punonjës policie do të angazhohen për ruajtjen e rendit në qarkun e Korçës, për zgjedhjet e 14 Majit. Në njoftimin për media thuhet se secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë, si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.
Sakaq, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave. Në qarkun Korçë janë 7 KZAZ dhe VNV, si dhe 425 Qendra Votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie, si dhe në çdo Njësi Administrative është vendosur nga një përgjegjës grupi.
Njoftimi DVP Korçë:
Në zbatim të Planit të Masave “Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zgjedhjet e datës 14 maj 2023”, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka marrë të gjitha masat e duhura dhe po i zbaton ato sipas procedurave standarte.
Në DVP Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj, në orën 11:00, u bë instruktazhi për punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit, të KZAZ-ve dhe VNV-ve.
Instruktazhi u drejtua nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, i cili porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në çdo situatë.
Secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave. Grupi i drejtimit ka krijuar hartën dixhitale, me numrat e kontaktit te punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi, si dhe numrat e përgjegjësve të tyre me qëllim, monitorimin e situatës për realizimin e detyrave funksionale si dhe për të siguruar një komunikim të shpejtë dhe në kohë reale, për çdo rast kur punonjësit e Policisë të angazhuar gjatë këtyre ditëve do të kenë nevojë për orientime që do të garantojnë zgjidhje efektive.
Ndërkohë ka filluar funksionimi i aplikacionit “Monitorimi elektronik i shërbimeve të Policisë së Shtetit”, i cili shfaq në kohë reale raportimet e strukturave në terren për sigurimin e rendit publik dhe të objekteve zgjedhore gjatë procesit të votimit.
Në territorin e qarkut Korçë janë 7 KZAZ dhe VNV, si dhe 425 Qendra Votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie, si dhe në çdo Njësi Administrative është i vendosur nga një përgjegjës grupi.
Për ruajtjen e këtyre objekteve janë angazhuar 452 punonjës policie.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë është e vendosur dhe ka marrë të gjitha masat e duhura për të mbajtur në kontroll të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin e vetëm sundimin e ligjit. Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë detyrimet ligjore që i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Korçës garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacënuar dhe pa intimiduar prej askujt. /Dosja.al
TIRANË- Rreth 2650 të dënuar do të kenë mundësi që të votojnë ditën e nesërme në zgjedhjet lokale. Nga rreth 5 mijë të dënuar që janë me të drejtë vote, vetëm një pjesë e mirë e tyre do të kenë mundësi që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
Pjesa tjetër 2096, nuk do të kenë mundësi që të votojnë pasi preken nga ligji i dekriminalizimit. E drejta e votës u mohohet një kategorie të dënuarish për vepra të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.
VLORË- Jo çdo gjë po shkon mirë me listat e votimit. 'Ora news' raporton se në listë gjenden emra, të vendosura nga dy herë në listë. Pra janë të njëjtët persona me të njëjtat të dhëna.
Gjithashtu dyshohet se të njëjtët persona mund të votojnë nga dy herë. Pra persona, me të njëjtat të dhëna por me ndryshim vetëm datëlindjen. Në listën e mëposhtme shihet se ka persona me të njëjtat të dhëna dhe ajo që ndryshon është vetëm një shifër në ditëlindje.

TIRANË- Prej orëve të para të ditës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit. Procesi ka nisur për zonat më të largëta gjeografikisht nga KZAZ, dhe më pas do bëhet shpërndarja e materialeve për zonat më të afërta ose zonat qendër. Materialet zgjedhore do të merren ne dorëzim nga komisionerët e qendrave te votimit, ndërsa procesi po vijon normalisht.
Pasi të bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit, do të jetë policia e cila do të marrë në ruajtje qendrat e votimit deri në fillimin e procesit të votimit. Më tej uniformat blu, do të pozicionohen në terren për të qenë në gatishmëri deri në përfundimin e procesit zgjedhor.
Në rast të mosparaqitjes së operatorëve të pajisjeve të identifikimit biometrik PEI, komisionet e votimit do të procedojnë me identifikim manual në listë për zgjedhësit që votojnë. Vendimi i marrë nga KQZ, synon të mos bllokojë ose sjellë vonesa për votim. /Dosja.al
TIRANË- Sot është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale të partive politike që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sikurse e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, 24 orë para datës së zgjedhjeve ka heshtje zgjedhore. Në 14 Maj, do jenë rreth 140 kandidatë të subjekteve politike si, Partia Demokratike; Partia Socialiste; Partia Lëvizja Bashkë; Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen; Partia e Fronit të Majtë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; si dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të synojnë të marrin drejtimin.
Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.
Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.
Kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e Shqipërisë:
Bashkia Tiranë
1. Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;
2. Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;
3. Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
4. Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
5. Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”
6. Roland Bejko – “Partia Demokratike”
Bashkia Belsh
1. Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Bashkia Berat
1. Zija Ismaili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Ervin Demo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Bulqizë
1. Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Cërrik
1. Servet Duzha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Andis Salla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Delvinë
1. Ilir Mehmeti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Besmir Veli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Devoll
1. Eduard Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Elvis Hajdërlli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
3. Çlirim Hoxha – kandidat i pavarur
Bashkia Dibër
1. Ismail Uka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Naim Gazidede – “Partia Demokratike”
3. Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Dimal
1. Gentian Meçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Dritan Sula – “Partia Demokratike”
3. Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Divjakë
1. Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Dropull
1. Thanas Maneka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Durrës
1. Igli Cara – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Elbasan
1. Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Luçiano Boçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Fier
1. Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;
3. Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Finiq
1. Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;
2. Leonidha Hristo – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
3. Romeo Çakuli – Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
Bashkia Fushë Arrëz
1. Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Gjirokastër
1. Dorjan Lani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Gramsh
1. Hasim Çekrezi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Has
1. Miftar Dauti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Himarë
1. Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Dhionisios Alfred Beleri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Kamëz
1. Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;
3. Arjan Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Bashkia Kavajë
1. Fisnik Qosja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Këlcyrë
1. Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;
3. Arjan Kasaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Klos
1. Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Bedri Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Kolonjë
1. Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Et’hem Lumani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Konispol
1. Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Fatmir Shero – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Korçë
1. Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”
Bashkia Krujë
1. Agron Loka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
2. Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Kuçovë
1. Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
3. Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”;
Bashkia Kukës
1. Abedin Oruçi – “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
2. Admir Sinamati – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
3. Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Kurbin
1. Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Lezhë
1. Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Libohovë
1. Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Adil Xhelili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Librazhd
1. Mariglen Disha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Shefki Çota – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Lushnjë
1. Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Malësi e Madhe
1. Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Maliq
1. Alfred Gega – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Gëzim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Mallakastër
1. Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”;
2. Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
3. Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Mat
1. Skënder Gjuci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Agron Malaj – Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Memaliaj
1. Gjolek Guci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Albert Malaj – “Partia Socialiste e Shipërisë”;
Bashkia Mirditë
1. Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Albert Mëlyshi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Patos
1. Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;
3. Safije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Peqin
1. Mustafa Pashja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Përmet
1. Edmond Komino – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Pogradec
1. Zini Tolozhina – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
3. Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”;
Bashkia Poliçan
1. Florian Qama – “Partia Demokratike”;
2. Behar Xhaferraj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
3. Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Prrenjas
1. Nuri Bleba – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Suzana Topi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Pukë
1. Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Pustec
1. Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Pali Kolefski – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Roskovec
1. Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Rrogozhinë
1. Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Shkëlqim Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Sarandë
1. Skënder Muço – “Partia Demokratike”;
2. Ardit Çikuli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
3. Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
4. Gjergj Mërkuri – kandidat i pavarur
Bashkia Selenicë
1. Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Leonard Rakipaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Shijak
1. Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Rezeart Tusha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Shkodër
1. Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Skrapar
1. Euglen Mustafallari – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Adriatik Mema – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Tepelenë
1. Sokol Guga – “Partia Demokratike”;
2. Tërmet Peçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
3. Baftjar Imeri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Tropojë
1. Besnik Duzhaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Vau i Dejës
1. Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;
2. Kristjan Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
3. Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Vlorë
1. Hysni Sharra – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Vorë
1. Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Indrit Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;