LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi, avokatët: S'i përballën me prova

• Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha janë vënë në pranga pasi akuzohen se i kanë shkaktuar 1.2 milion euro (1.5 miliardë lekë) dëme shtetit. • Arrestimi është kryer ditën e sotme, një muaj pas vënies në pranga të qytetarit Ilir Thana, të cilin akuzohen se e kanë ndihmuar të përfitonte disa herë rimbursime nga paratë e shtetit për një godinë dhe një truall. Të tre zyrtarët akuzohen për 'shpërdorim detyre'. • SKEMA: Bëhet fjalë për një magazinë që sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve. • Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme. • Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj hedhin akuza ndaj Prokurorisë duke e konsideruar të lodhur dhe me reputacion skandaloz për zvarritjen e çështjeve. Avokatët e konsiderojnë Sekretarin një person të pakompromentueshëm dhe shtojnë se Gjokutaj thjeht ka bërë ekzekutimin e një titulli ekzekutiv pa asnjë lloj përfitimi material apo çdo lloj favori tjetër.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Në burg për 1.2 milion euro mashtrim, reagojnë avokatët e Arlind Gjokutajt: Prokurori e lodhur dhe me reputacion skandaloz! Po bëhet për protagonizëm, jo drejtësi

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Arlind Gjokutaj

TIRANË- Avokatët e Arlind Gjokutajt, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave pretendojnë se arrestimi i zyrtarit nuk po bëhet për drejtësi, por për protagonizëm. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj hedhin akuza ndaj Prokurorisë duke e konsideruar të lodhur dhe me reputacion skandaloz për zvarritjen e çështjeve. Avokatët e konsiderojnë Sekretarin një person të pakompromentueshëm dhe shtojnë se Gjokutaj thjeht ka bërë ekzekutimin e një titulli ekzekutiv pa asnjë lloj përfitimi material apo çdo lloj favori tjetër.

Postimi:

Te nderuar qytetare! Ne lidhje me njoftimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane sa i perket kerkeses se saj per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per shtetasin Arlind Gjokutaj me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Financave, ne cilesine e mbrojtesve te tij ligjore bejme me dije si me poshte: Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ne shkelje flagrante te dispozitave ligjore Kushtetuese dhe te Kodit te Procedures Penale qe kane te bejne me sigurine juridike, garantimin e nje procesi te rregullt ligjor dhe te drejtat e shtetasve per moscenimin e lirise personale pa nje garanci te tille ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”. Kjo kerkese e Prokurorit te çeshtjes eshte bere pa e pyetur dhe pa e ballafaquar qofte edhe nje here te vetme me shtetasin ne fjale me provat qe Prokuroria mendon se perbejne akuze.
Njoftimi i Prokurorise pas caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” brenda dites eshte nje praktike e paprecedente, tejet shqetesuese per standartet elementare te nje shteti te se drejtes dhe behet per protagonizem jo per drejtesi nga nje prokurori e lodhur dhe me nje reputacion skandaloz per zvarritje ceshtjesh! Kete e provon fakti se njoftimi i Prokurorise permban elemente penale te pavertete qe nuk i perkasin procedures administrative si objekt i ketij hetimi me qellim krijimin e nje opinioni te rreme dhe trysnimin e gjykates! Çeshtja ne fjale eshte nje proces administrativ civil qe nuk ka te beje fare me dispozitat e Kodit Penal dhe nuk behet fjale per asnje lloj korrupsioni apo abuzimi me detyren nga nje individ i respektuar si nje zyrtar i pakompromentueshem i shtetit. Ajo ne vetvete perben ekzekutimin e nje titulli ekzekutiv pa asnje lloj perfitimi material apo çdo lloj favori tjeter. Duke qene te vetedijshem mbi proceduren e rastit konkret e cila eshte ne perputhje te plote me ligjin i bejme thirrje Medias qe ne funksion te informimit objektiv te publikut te investigoje rastin konkret dhe te mos bjere pre e njoftimeve te paverteta dhe keqperdorimit te detyres nga Prokurori i çeshtjes! Ky rast eshte kembane alarmi jo per te korruptuarit po per kedo qe ushtron detyren me korrektese dhe prokurori ne fjale nuk meriton as diplomen, jo me funksionin qe i eshte besuar. Duke qene te gatshem per te bere gjithshka per sqarimin ne menyre objektive te çeshtjes ne fjale Ju falenderojme! Avokatet Genci Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj.

Sot janë vënë në pranga Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha.

Për çfarë akuzohen?

Bëhet fjalë për një magazinë që sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme. Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme.

3 VITE ME PARE

Korrupsioni tek Ministria e Financave, Tomorri: Gjokutaj paska shkelur ligjin, por s'ka marrë asnjë lek?

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Klodian Tomorri

TIRANË- Për gazetarin Klodian Tomorri përbën habi fakti që zyrtarët e Ministrisë së Financave akuzohen për shpërdorim detyre, por bazuar nga të dhënat e publikuara nga Prokuroria, nuk kanë përfituar asgjë nga 1.2 milion eurot që i kanë sjellë dëm shtetit. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj akuzohet për korrupsion, por vetë s’ka marrë ryshfet. Kjo gjë, shton Tomorri me ironi, tregon se Gjokutaj e ka shkelur ligjin që të përfitojnë të tjerët.

“Ky eshte arrestimi me i cuditshem qe kam degjuar. Sipas njoftimi del se eshte arrestuar sekretari i pergjithshem i mf per korrupsion, por ai vet ska marr asnje lek.  Ca stili eshte ky? Ky e shkeli ligjin qe ti merrnin leket te tjeret,”- shkruan Tomorri.

Në pranga janë vënë Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha.

Për çfarë akuzohen?

Bëhet fjalë për një magazinë që sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme. Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme.

3 VITE ME PARE

VOA për arrestimin e zyrtarëve të Ministrisë së Financave: 1.2 mln euro dëme shtetit, i dhanë 400 mijë$ një personi për një magazinë

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Arlind Gjokutaj

TIRANË- Në Tiranë, prokuroria kërkoi sot masën "arrest me burg" , si të dyshuar për shpërdorim të detyrave, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Dinancave, Arlind Gjokutaj, drejtorit të çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj si dhe përmbaruesit privat Alban Ruli. Prokuroria theksoi në një njoftim për mediat se këta persona i kanë kryer shkeljet ligjore pasi kanë pranuar shpërblimin prej 82 milionë lekëve (rreth 750 mijë dollarë) prej shtetasit Ilir Thana.

50 milionë lekë (afro 455 mijë dollarë) nga shuma e premtuar ata ia kishin kaluar në llogarinë e Thanës, në këmbim të njohjes së tij si pronar i një prone, pa qenë i tillë gjatë një marrëdhënieje kontraktuale me Drejtorinë e Shërbimit Qeveritar të zgjidhur nga gjykata. Në korrik të vitit 2000 Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi pavlefshmërinë e një kontrate shitjeje magazine të vitit 1992 mes Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar, Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe blerësit Ilir Thana.

Sipas këtij vendimi, palët ktheheshin në gjendjen e mëparshme, magazina i kthehej Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kjo së bashku me AKP-në t’i kthenin blerësit vlerën e objekteve magazinë dhe truall, veprime që u kthyen deri në shkurt 2015.

Por shtetasi Ilir Thana i është drejtuar sërish pas disa vjetësh zyrës përmbarimore, e cila në vitin 2022 ka vlerësuar magazinën dhe truallin në vlerën 1 milionë e 300 mijë dollarë, duke e trajtuar atë si ish pronar, “kur ai nuk ka qenë asnjëherë me këtë status”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, “vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është ndarë në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1 milionë e 200 mijë euro”.

Ministria e financave ka kaluar deri tani në llogarinë e Ilir Thanës 48 milionë lekë (436 mijë dollarë), të cilat prokuroria ka urdhëruar të sekuestrohen, por ka arritur të kapë vetëm 22 milionë (200 mijë dollarë), ndërsa 25 milionë lekë (227 mijë dollarë) janë kaluar tashmë në favor të një shtetaseje.

Në njoftimin e prokurorisë së kryeqytetit thuhet se këta 3 persona dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe mund të dënohen deri në shtatë vjet burgim.

Prokuroria urdhëroi edhe ndalimin e shtetasit Ilir Thana, si i dyshuar për vjedhje në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda parashikuar në nenin 134/3 me 4 deri në 10 vjet burgim, si dhe për pengime në ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, dhe sipas neni 320 rrezikon burgim gjer në dy vjet.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Dy zyrtarë dhe një përmbarues në pranga, Prokuroria zbardh SKEMËN: Si ia kaluan qytetarit 1.2 mln euro nga buxheti i shtetit

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Prokuroria Tiranë

TIRANË- Prokuroria ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me abuzimin 1.2 milion eurosh në Ministrinë e Financave, çështje që çoi pas hekurave dy zyrtarë dhe një përmbarues. Në njoftim është zbardhur dhe skema e abuzimit të zyrtarëve me paratë e buxhetit të shtetit. Në pranga janë vënë Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha.

Cila është skema?

Bëhet fjalë për një magazinë që sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme. Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme.

Njoftimi Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria Tiranë kërkon “Arrest në Burg” për zyrtarët publikë dhe përmbaruesin për “Shpërdorim detyre”. Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u caktua masa e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin, A.GJ., Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, shtetasin F. H., Drejtor i Shërbimeve mbështetëse dhe çështjeve ligjore dhe A.R., përmbarues gjyqësor privat si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal. Këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit I. TH., në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 8586/2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 320 të K.Penal. Nga aktet e këtij procedimi, rezultoi se: Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr. 16, datë 14.07.2000 ka vendosur: “Urdhërohet zgjidhja e pasojave për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes datë 23.04.1992 të lidhur mes shitësave Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe A.K Privatizimit dhe blerësit I.Th, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme, ku objekti magazinë nr.2 i kthehet Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe kjo e fundit së bashku me AKP-në t’i kthejë bleresit I.Th vlerën e objekteve të blera (magazine dhe truall) që është 103.046 lekë të konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit”. 

Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka ekzekutuar vendimin nr.9150 datë 12.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, duke shlyer detyrimin e plotë ndaj kreditorit I.Th sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT. Në zbatim të vendimit të mësipërm, nga Ministria e Financave është transferuar në llogaritë në llogaritë e I.Th vlera prej 284.139 me urdhër shpenzimi nr.90 datë 27.02.2015. Më tej, rezulton se shtetasi I. Th është drejtuar zyrës përmbarimore, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar shtetasin I. Th në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro. Deri në këtë fazë rezulton se Ministria e Financave ka kaluar në favor të shtetaist I. Th. shumën 48.118.366 lekë. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të shtetases Sh.P.. Organi procedues konstaton dhe çmon se ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur. Organi procedues ka urdhëruar sekuestrimin e shumës se kaluar shtetasit I. Th. dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka urdhëruar ndalimin e shtetasit I.Th., për veprat penale të parashikuara nga nenet 134/3 dhe 320 të K.Penal si dhe vazhdon hetimet në lidhje me përgjegjësinë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

3 VITE ME PARE

Në pranga për 1.2 mln euro mashtrim/ Kush është Arlind Gjokutaj, ish-kreu i Doganave dhe i ‘Pastrimit të parave’

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Arlind Gjokutaj

TIRANË- Arlind Gjokutaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave që u arrestua sot për mashtrim, e ka marrë këtë detyrë në tetor të vitit 2021. Më herët, ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjokutaj drejtonte edhe Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, post të cilin e mbante që prej marsit të vitit 2017.

Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si Koordinator i Posaçëm për ekonominë, pranë Këshillit të Ministrave, dhe ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete private. Është certifikuar si Trainer of Trainer në fushën e Antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes nga OSBE, Shkolla Italiane e Administratës Publike dhe ASPA.

Tashmë Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është vënë në pranga bashkë me dy zyrtarë të tjerë të MF-së, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar 1.2 milion euro (1.5 miliardë lekë) dëme shtetit. Arrestimi është kryer ditën e sotme, një muaj pas vënies në pranga të qytetarit Ilir Thana, të cilin akuzohen se e kanë ndihmuar të përfitonte disa herë rimbursime nga paratë e shtetit për një godinë dhe një truall.

3 VITE ME PARE

1.2 mln euro dëme shtetit, arrestimi i sekretarit të MEF, Artan Hoxha: Mbani frymën, nuk kemi parë gjë akoma

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta. Në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha shkruan se viti i ri duket se ka nisur premtues në fushën e arrestimeve dhe goditjeve të Policisë së Shtetit. Por po ashtu lë të kuptohet se do të ketë edhe prangosje të tjera, edhe pse nuk përmend emra. 

POSTIMI I PLOTË:

Mbani frymen njerez…

Sapo u arrestua sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave, Arlind Gjokuta. Policia e Shtetit ka ekzekutuar nje vendim te gjykates per zyrtarin e larte te Ministrise se Financave. Gjokutaj akuzohet se eshte perfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekesh… Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016. Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021). Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Mesa duket muaji janar 2023, ka nisur me kembe te mbare dhe plote “bereqet”… Me duket se nuk kemi pare gje akoma…

Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është vënë në pranga bashkë me dy zyrtarë të tjerë të MF-së, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar 1.2 milion euro (1.5 miliardë lekë) dëme shtetit. Arrestimi është kryer ditën e sotme, një muaj pas vënies në pranga të qytetarit Ilir Thana, të cilin akuzohen se e kanë ndihmuar të përfitonte disa herë rimbursime nga paratë e shtetit për një godinë dhe një truall.

3 VITE ME PARE

Del FOTOJA/ Kush është drejtori i Ministrisë së Financave që u arrestua me Gjokutajn, manovrat e mashtrimit 1.2 mln eurosh

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Alban Ruli

TIRANË- Personi që po shikoni është Alban Ruli, përmbaruesi që u vu në pranga sot, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe drejtorin Fatmir Hoxha. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm prej 1.2 milionë eurosh shtetit, duke dëmshpërblyer një qytetar, disa herë për të njëjtën godinë e truall. Bëhet fjalë për Ilir Thanën, cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për të njëjtin mashtrim, por hetimet për zyrtarët vijuan. 

Cila është historia e mashtrimit?

Një magazinë, sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme.

Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme.

3 VITE ME PARE

“Bomba” në Ministrinë e Financave, kush janë drejtorët e arrestuar krahas Gjokutajt

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Ministria e Financave

TIRANË- Alban Ruli dhe Fatmir Hoxha, janë drejtorët që u vunë në pranga bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm prej 1.2 milionë eurosh shtetit, duke dëmshpërblyer një qytetar, disa herë për të njëjtën godinë e truall. Bëhet fjalë për Ilir Thanën, cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për të njëjtin mashtrim, por hetimet për zyrtarët vijuan. 

Cila është historia e mashtrimit?

Një magazinë, sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme.

Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme.

3 VITE ME PARE

Arrestohet Sekretari i Ministrisë së Financave dhe dy drejtorët, dëmshpërblyen disa herë qytetarin për një godinë

1.2 mln euro mashtrim/ Arrestohen 2 zyrtarët e Ministrisë së
Arlind Gjokutaj

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë ndihmuar personin e identifikuar si Ilir Thana që të merrte kompensimin për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Bëhet fjalë për një magazinë që sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme.

Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme. Thana është ndihmuar për mashtrimin nga Gjokutaj dhe dy drejtorë të tjerë, të cilëve ende nuk u janë zbardhur emrat, ndërsa bëhet me dije se nga ana e prokurorisë janë vënë nën hetim edhe përmbarues. Të tre zyrtarët akuzohen për 'shpërdorim detyre'.

Arlind Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në tetor 2021.

arlind gjokutaj alban ruli mashtrimi ne ministrine e financave fatmir hoxha

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje