Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sot janë shënuar 30 vite nga themelimi i Gjykatës Kushtetuese, por bashkë me urimet janë përcjellë mesazhe të forta nga politika dhe ndërkombëtarrët. • Godina që "mbron kushtetutës" që kryeministrit Edi Rama i duket si ngrehinë me dritë-hijet e saj. • Të paktën kështu u shpreh sot gjatë fjalës së tij. •Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politike. • Ndërsa shtoi me ironi se ai edhe kritikonte dhe nuk komentonte çdo vendim, duke nënkuptuar ambasadorët e huaj. • Më pas, iku pa pritur që të mbante fjalën e saj, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. • Yuri Kim ka pasur një mesazh të qartë dhe të prerë për çdo individ që ka dalë hapur kundër Reformës në Drejtësi. • Duke folur në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe një herë diplomatja amerikane solli në vëmendje presionin, kërcënimet apo tentativat për të blerë gjyqtarë e prokurorë. • Po ashtu sot, edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha mbajti fjalën përshëndetëse gjatë konferencës dhe vlerësoi punën e kësaj gjykatë përgjatë këtyre viteve, ndërsa shtoi se ajo është promotorë e shtetit të së drejtës. • Tusha nënvizoi në fjalën e saj se jo rrallë herë tensionet politike dhe shoqërore janë zhvendosur në këtë Gjykatë dhe madje retorika politike ka tentuar të të ndërhyjë në pavarësinë e saj e shumë shpesh vendimet e Kushtetueses janë paragjykuar nga Kushtetutës. • Por megjithatë sipas saj, Gjykata Kushtetuese ka funksionuar si zbutëse e përplasjeve institucionale në vend.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua një event për të shënuar 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë event, madje mbajti dhe fjalim. E çuditshmja ndodhi në fund të fjalimit të tij. Kreu i qeverisë braktisi sallën kur fjalën e mori ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Ai përshëndet një nga të ftuarit e më pas largohet nga salla duke mos takuar as ambasadoren e cila do fliste pas tij.
Sot u shënuar 30 vite nga themelimi i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama cilësoi Kushtetuesen një ngrehinë me dritë dhe hije ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u tregua e ashpër me ata që ndërhyjnë në punët e drejtësisë.
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë në fjalën e saj në ceremoninë e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi i Kim shkonte për ata që donin që të kthenin Shqipërinë vite pas, kur kërcënoheshin gjyqtarë dhe prokurorë të vendit. Këtyre personave, që nuk i ka përmendur me emër, Yuri Kim u kërkoi që të ndalin dhe të mos i mbushin më xhepat me para. Tani sipas saj të gjithë kanë besim tek drejtësia dhe kërkojnë një Shqipëri me të ardhme të ndritur.
"Është ditë e mrekullueshme që të jemi këtu për të festuar 30-vjetorin e GJK. Është një gur themeli në ndryshimet demokratike në Shqipëri. Ju keni vendosur një ndryshim të vërtetë. Reforma në 2016 ishte e nevojshme dhe falë atyre ndryshimeve, GJK është e gatshme që të vendosë në kritere për ata që duan të jenë pjesë e kësaj gjykate. Mezi pres që Gjykata të ketë çdo vend të plotësuar. Gjyqësia nuk ëhstë e thjeshtë, apo e shpejtë, por po ecën para. Po jep rezultate. Ata që thonë të kundërtën, ata që nuk duan të kenë rezultate duan ta kthejnë Shqipërinë në të shkuarën. Në një kohë kur gjyqtarët mund të bliheshin ose kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët nuk besonin se kishte diçka të tillë si gjykata dhe gjyqi. Nuk kishin paratë dhe lidhjet për të blerë të ardhurën e tyre. Mënyrat e vjetra kanë zbuluar sekreta nga një kohë e errët. Ajo kohë është e mbaruar. E gëzuat kohën tuaj, i mbushët xhepat. Stop. Mbaroi. Koha juaj mbaroi. është koha që të lini njerëzit normalë që të besojnë se ka drejtësi në shqipëri. Se ia vlen që ata dhe fëmijët e tyre të rrijnë. Se ka ndëshkim për ata që kryejnë krime. Këtë ka bërë GJK dhe këtë duhet të bëjë. Këtë duhet të bëjë çdo magjistrat. Mos iu përgjigjuni telefonatave, mos merrni dhurata, mos kini frikë nga kërcënimimet. Bëni punën tuaj, lëjini shqiptarët të besojnë tek ju,"-tha Yuri Kim.
TIRANË- Dërgimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për gjykim në Kushtetuese, është një vendim që Rama nuk e ka pritur mirë. Madje e përmendi edhe në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese u ndal edhe tek vendimet e saj ndër vite. Duke risjellë në vëmendje kërkesë Partisë Demokratike e cila çoi një vendim qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, kreu i qeverisë Edi Rama tha se ky është një makinacion politik.
"Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh. Goditja në Gjykatë Kushtetuese e një vendimi qeverie, në zbatim të një ligji të kaluatr në Kuvendin e Shqipërisë për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit, nga ndërtues. Këta në papërmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur ndërshtimin final. Një vendim qeveria të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, pro që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga GJK, dhe nga ana tjetër si mund të evitojmë që duke ju adresuar GJK që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera të mos kontribuojmë dhe ta vëmë GJK për të tejzgjatuar majisjen e të gjithëve Që një vendim i tillë qeverie të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie që do përkthehet në metra katrorë të prekshëm dhe të matshëm është një kulminacion i ri që i ilustron më së miri ata më parë. Si mund të vetë dijësohemi se jo çdo konflikt duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese? Si mund të evitojmë që ti drejtohemi GJK për të tejzgjatur konfliktet. Për ta thënë me fjalët e Rolling Stones është vetëm këngëtari dhe jo kënga,"- tha Rama.
FJALA E PLOTË E RAMËS:
Nuk mundem ta shmang dot, me gjithë përpjekjen, një eveniment të ri të ditëve të fundit, unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi në këto 30 vite që nuk është absolutisht e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja në Gjykatë Kushtetuese nga parti politike e një vendimi qeverie, e një vendimi qeverie në zbatim të një ligji të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit nga ndërtues që, në pambajtësinë e tyre, e kanë bërë të pamundur mos ndëshkimin përfundimtar.
Që një vendim qeverie të çohet në Gjykatë Kushtetuese, është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie për të marrë në mbrojtje shkelje haptazi të ligjit të një natyre krejt të veçantë, të mishëruara në metra katrorë të prekshëm dhe të matshëm, ky është një kulminacion i ri që e ilustron edhe më së miri sesa kulminacione të mëparshme, ato që po përpiqesha të thosha.
Pikëpyetja legjitime që ngrihet është se si mund të vetëdijesohemi reciprokisht, se jo çdo konflikt i natyrës politike dhe i natyrës sociale, duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese apo nga ana tjetër, si mundet të evitojmë që duke iu adresuar Gjykatës Kushtetuese për shumë gjëra të cilat në vendet normale zgjidhen në rrugë të tjera, të mos kontribuojmë dhe të mos e vëmë Gjykatën Kushtetuese në pozitë të kontribuojë për të tej zgjatur mahisjen e konflikteve.
Kushtetuta është e të gjithëve. Ajo nuk është gardhi i Gjykatës Kushtetuese, ndonëse kësaj të fundit i takon ta bëjë atë sa më të aksesueshme, të gjithë pranuar dhe të mirëkuptuar. Për ta thënë me fjalët e “Rolling Stones”, Gjykata Kushtetuese është veç “the Singer, not the Song”.
Kushtetuta ka sot një armatë të tërë mbrojtësish, duke filluar nga shtetasi i zakonshëm, tek kreu i Shtetit, pa harruar shoqërinë civile, botën akademike, angazhimet e institucionet e ndryshme multilaterale të politikës ndërkombëtare.
Gjetja e ekuilibrit politik dhe social pa uzurpuar kurrsesi roli i ligjvënësit, evidentimi i kufijve të ndërveprimeve institucionale aty ku ato zbehen apo bëhen të padukshme, mbrojtja e individit përballë forcës potencialisht cënuese të tejkalimit të së drejtës kushtetuese të autoriteteve, janë një sfidë vetëkontrolli, vetëpërmbajtjeje dhe legjitimiteti nga Ana e Gjykatës Kushtetuese.
Zbatimi i reformës në drejtësi po na dëshmon të gjithëve qartë e dhimbshëm, se sa i leqendisur është një sistem që nuk arrin të ketë gjyqtarë të pavarur me integritet dhe profesionalizëm. Këto cilësi kërkohen sot me një ngulm thuajse të dëshpëruar tek gjyqtarët që po zgjidhen sipas një sistemi të ri vlerësimi. Por të gjithë jemi, besoj gjithnjë e më të vetëdijshëm teksa ndjekim me shumë shpresë por edhe me pak shqetësim jetësimin e reformës në drejtësi, se kur thotë popullit “Kjo punë nuk është me inat por është me takat”.
Këtu dua të sjell edhe në nderim, në këtë 30 vjetor, një emër që ju të gjithë e njihni, ai nuk është më mes nesh, Jusuf Vrioni, një ndër shqiptarët më të kulturuar dhe padyshim një ndër juristët më të ditur që kanë kaluar në këtë vend, me të cilin kam pasur privilegjin të kem një raport shumë miqësor dhe të cilin e kujtoj përditë e më shumë, realisht përditë e më shumë, qëkur ka kaluar reforma në drejtës.
Jusuf Vrioni ishte një i përndjekur politik, i torturuar kafshërisht në burgjet e regjimit komunist, i izoluar për shumë vite dhe padyshim, ishte dikush që mezi e priste fundin e atij regjimi dhe në një nga bisedat e shumta pas rënies së regjimit, në vitin ’91 e pyes, “Jam unë gabim apo nuk më dukesh aq entuziast sa të takon për ardhjen e demokracisë”.
Jusufi qeshi dhe tha “Nuk ka ardhur demokracia, ka ardhur liria. Tani fillon përpjekja që të vijë demokracia”.
Natyrisht, sot do ta kisha kuptuar menjëherë. Atëherë mu desh ta ri pyes ca do të thotë kjo. Më tha “Unë jam shumë i lumtur që ndryshe nga shumë bashkëvuajtës të mitë që ikën pa e parë, unë e pashë dhe mund ta përjetoj fundin e atij regjimi. Ti e di që mu desh shumë kohë. Shpresoj që ti të arrish ta shohësh, siç arrita unë e ta kesh jetën mjaftueshmërisht të gjatë për ta përjetuar demokracinë”.
U hutova dhe më shumë dhe ai më tha “Liria është mundësia për të zgjedhur, mundësia për tu zgjedhur, mundësia për të shkruar ligje duke debatuar në parlament, mundësia për të bërë atë që do dhe për të thënë atë që mendon kurse demokracia është gjykatë dhe gjykatës. Për të pasur demokraci, gjykatësit nuk mjafton të mos jenë komunistë, nuk mjafton as të jenë të ndershëm dhe as të pavarur por duhet të jenë dhe të aftë”. Që do të thotë që jo vetëm duhet të kenë integritet moral por edhe profesional dhe anasjelltas. Integriteti moral t’i ndihmojë që në vijimësi që të kuptojnë që profesionalisht përsosja nuk ka fund.
Një gjyqtar është aq i pavarur dhe më aq integritet moral dhe profesional sa e lejon formimi i tij intelektual dhe social, si rrjedhojë një gjykatë është aq e pavarur dhe e aftë sa gjyqtarët e saj. Citoj këtu: “Një kulturë e përgjithshme e shëndoshë, e depërtueshme nga debatet e mëdha të shoqërisë dhe jo vetëm të politikës, e hapur ndaj prurjeve të reja të mendimit, e guximshme në artikulimin e argumenteve, duke gjetur forcën e saj më të lartë shprehëse në fuqinë, bukurinë dhe saktësinë e një gjuhe amtare të mirë zotëruar, e ndjeshme ndaj interesit të përgjithshëm dhe interesave eprore të vendit, është brumi kryesor dhe kriteri numër një për pasur një Gjykatë Kushtetuese”.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese është ndalur tek vendimet që ka marrë ky institucion ndër vite. Në fjalën e tij para të gjithë të pranishmëve, numri një i qeverisë, Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politike. Ndërsa si vendim të mirë, cilësoi rrëzimin e marrëveshjes për detin me Greqinë.
"Sot përgjatë qenies së saj 30-vjeçare GJK është një ngrehinë me hije dhe dritë me vula vendimesh të diskutueshme. Kush mund ta harrojë vendimin që rrezoi të ashtuquajturin marrëveshja e detit të nënshkruar nga pushteti ezkekutiv. Një vendim epik, për historinë e një GJK. Kjo sepse 30 vjet në kontinentin që jetojmë janë një fragment i shkurtër kohe. Një kohë që sidoqoftë GJK e ka përvijuar si zbutëse të efekteve negative të tranzicionit, por edhe si faktor i zgjatjes së tranzicionit. Së fundmi deri para pak kohësh me larg qoftë presidentin, në pritje të një arbitrazhi përqendrohej në arsyetime politike. Këtu nuk është faji i GJK po i shpërdorimit të saj dhe i tollovitjes së veprimtarisë së saj nga aktorë të tretë. Të cilët ju arratisen përgjegjësive të tyre duke thirrur në ring vend e pa vend GJK. Pastaj merr vendime që janë drobitëse për ata që lexojnë deri në fund duke mos arritur atë ekuilibrin e artë. Është krijuar një përshtypje e vrazhdë duket sikur ishte kthyer sikur GJK kalonte pasa me Kuvendin. Ndonjëherë mjaftohet me balanca politike,"-u shpreh në fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
FJALA E PLOTË E RAMËS:
Megjithatë, pavarësisht tendencave të pa munguara deformuese për interesa politike e pragmatiste, falë Gjykatës Kushtetuese sot kemi një traditë të re dhe dinamike të ndarjes së pushteteve; një jetë parlamentare me rregulla pak a shumë të pranuara; një pavarësi të pushtetit gjyqësor që vazhdon të manifestohet edhe në formën e arbitraritetit, po jo më në atë të nënshtrimit ndaj pushtetit; një qëndrueshmëri të, pak a shumë, sistemit juridik dhe gjithashtu një mbrojtje të pak a shumtë, të drejtave themelore të njeriut e kështu me radhë.
Si një i verbër që ecën këmba-dorazi në natyrën e pakufizuar që e rrethon, edhe Gjykata Kushtetuese eci në një lloj xhungle post-komuniste, ku vetë-kufizimi i pushteteve ishte një koncept i paarritshëm nga filli i arsyes sonë të përbashkët dhe individuale. Ndaj edhe sot, përgjatë qenies së saj 30 vjeçare, Gjykata Kushtetuese është një ngrehinë me dritë dhe hije, me vula vendimesh të diskutueshme, po njëkohësisht edhe me shkëlqime deri edhe të lavdishme, ashtu si ndonjëherë rast me njolla të pajustikueshme. Po kush mund të harrojë vendimin për të ashtuquajturën marrëveshje të detit, nënshkruar nga pushteti ekzekutiv në shpërfillje të sovranitetit, kombëtar e popullor njëherësh?
Një vendim epik në historinë e saj ende krejt të re, 30 vjet sot të gjithë ditën, për historinë e një Gjykate Kushtetuese në kontinentin ku jetojmë, 30 vjet janë një fragment i shkurtër kohe, një kohë që sidoqoftë, Gjykatën Kushtetuese e ka përvijuar si zbutëse të efekteve më negative të tranzicionit, por edhe si një faktor të zgjatjes së tranzicionit.
Është krijuar në fakt, një përshtypje e vrazhdë sikur i gjithë aktiviteti i Gjykatës Kushtetuese konsiston në një kalim pasash mes saj dhe Kuvendit dhe së fundmi deri para pak kohësh, larg qoftë me Presidentin, kthime, gjysmë kthime, vendime për rishkrime ligjesh mbi çështje në fokus të debatit mes forcave politike në pritje të një arbitrazhi që ndonëse me konture juridike, përqendrohet ashtu si pashmangshmërisht në arsyetime thjesht politike apo ndonjëherë mjaftohet thjesht në balancime politike.
Këtu nuk është faji i Gjykatës Kushtetuese, për të mos u keqkuptuar, por i shpërdorimit të saj dhe i tollovitjes së gjithë veprimtarisë së saj nga aktorë të tretë të cilët iu arratisën përgjegjësive të tyre duke mos gjetur dot konsensus apo rrugë të ndërmjetme për tu marrë vesh, po duke thirrur në ring vend e pavend Gjykatën Kushtetuese, që për hir të detyrimit të pashmangshëm të dhënies së drejtësisë, shtrëngohet në debate që janë të penguara nga presioni politik, i drejtpërdrejtë ose indirekt dhe vendime që nganjëherë drobitëse për ata që përpiqen t’i lexojnë deri në fund, duke mos e arritur dot atë ekuilibrin e artë që duhet ta frymëzojë, përmes tejçimit të urtësisë, arsyeja e pastër e një Gjykate Kushtetuese.
Nuk mundem ta shmang dot, me gjithë përpjekjen, një eveniment të ri të ditëve të fundit, unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi në këto 30 vite që nuk është absolutisht e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja në Gjykatë Kushtetuese nga parti politike e një vendimi qeverie, e një vendimi qeverie në zbatim të një ligji të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit nga ndërtues që, në pambajtësinë e tyre, e kanë bërë të pamundur mos ndëshkimin përfundimtar.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri teksa fliste për 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetese. Në fjalën e tij para të gjithë të pranishmëve, kryeministri Edi Rama tha se fjalimi i tij nuk do ishte siç e do rasti, dhe nuk do i shmangej kritikave për pushtetin gjyqësor. Por gjithashtu, numri një i qeverisë që në nisje të fjalës së tij lëshoi një kunjë, por edhe pse nuk përmendi emër, indirekt shigjetoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
"Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të vecantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzinin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çkla për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme. Një fjalim përgëzues e linear si e kërkon rasti e si e kerkon tradita këtu mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua. Fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa i imitimi i diplomateve kur emocionohen publikisht per vendimet e gjykatave. Për mua është hiç e këshillueshme dhe me pas jo e imitueshme. Një fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen pulbikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi joshës do mundohem ti shmangem në kufijtë e të mundurës. Sot kremtohet 30-vjetorit i Gjykatës Kushtetuese. Pas një periudheje tejet të gjatë, shqipëria u pajis me Gjykatë Kushtetuese, para se t'i jepte vetes një kushtetutë, të miratuar dhe të bekuar prej votës së popullit. Në zallamahinë e viteve të para duke synuar demokracinë. GJK mori barrën e një ideje, horizonti, ndonëse në një vetmi absolute. E pamësuar me bazat e reja. Për të mos folur më pas me bazat e të drejtave themelore, garantimi i të cilave ishte sfidë. Kushtetueshmëria, shteti i të drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve, të tilla nocione do të bëheshin nënshkruesi i jetës politike. Shumë më tepër si trupa të rinj sesa si organizimi i jetës institucionale. Kështu hyri në jetën tonë të re "gogoli" apo "rojtari i kushtetuetës". GJK u rrah me vaj dhe me uthull. Pavarësisht tendencave, falë GJK ne kemi sot një traditë të re dhe dinamike të ndarjes së pushteteve, një pavarësi të pushtetit gjykqësor. Një qëndrueshmëri të sistemit juridik. E kështu me rradhë. Si një i verbër që ecën këmbadorazi, edhe GJK eci në një xhungël. Ndaj dhe sot përgjatë qënies së saj 30-vjeçare, GJK është një ngrehinë me dritë dhe me hije,"-tha në fjalën e tij Rama.
FJALA E PLOTË E RAMËS:
Gjykata Kushtetuese përkujton sot 30 vjetorin e themelimit të saj. E kremte padyshim e rëndësishme, aq e rëndësishme, sa e keni parë të udhës të bëni pjesë të saj edhe autoritetet më të larta të shtetit, përfshirë edhe mua si Kryeministër. E vlerësoj këtë ftesë ndaj edhe erdha, duke ju kërkuar ndjesë që nuk do të mund të qëndroj më gjatë se fjala, për një arsye që kryetarja e di, dhe ju falënderoj për ftesën, me një nuancë të vogël: duke më kërkuar fjalë përshëndetëse, më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë dhe një sfide disi të veçantë.
Ndonëse sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena jo e zakontë: Kreu i pushtetit ekzekutiv, përpara një plateje juristësh e gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor, pa harruar edhe veshët e sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala tek drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj – madje kanë edhe një luks e veçantë, që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua e për ne, autoritetet e këtij shteti, nuk është hiç e këshillueshme, lëre më pastaj e imitueshme.
Një fjalim përgëzues dhe linear këtu, siç e kërkon deri diku rasti e siç e këshillon tradita, mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua, një fjalim kritik, mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Kështu që edhe këtij “kurthi” joshës në fakt, do mundohem t’i shmangem në kufijtë e të mundurës.
Sot kremtohet, po përsëritëm, 30 vjetori i Gjykatës Kushtetuese. Në të vërtetë, ngjarja është më domethënëse se kaq. Në sytë e mi, çka kremtohet sot janë vetë fillimet e kushtetutshmërisë, të mbjelljes së idesë së saj si garanci e lirive individuale. Pas një periudhe tejet të gjatë ndrydhjeje totalitare, Shqipëria u pajis me një Gjykatë Kushtetuese përpara se t’i jepte vetes një Kushtetutë formalisht të kodifikuar, të miratuar si themel i shtetit të ri përmes procedurave e instrumentesh të kolauduar dhe falë konsensusit të bashkësisë politike, të bekuar prej votës së popullit.
Në zallamahinë e viteve të para të kalimit nga diktatura në liri duke synuar demokracinë, Gjykata Kushtetuese mori barrën e të konceptuarit të kushtetutshmërisë si vlerë universale, si ide dhe si horizont, ndonëse në një vetmi absolute, e zhveshur nga çdo traditë pararendëse, nga çdo instrument juridik shtrëngues dhe përbashkues dhe e pamësuar me bazat, për te mos folur pastaj për sofistikimet e të drejtave dhe lirive themelore, garantimi i të cilave ishte dhe mbetet çelësi i legjitimitetit të saj.
Pikërisht atëherë, në leksikun shumë modest politiko-juridik të kohës u shtuan disa terma dhe institute krejt të panjohura nga shumica, por jetike për ngritjen e qëndrueshme të demokracisë në vend: kushtetutshmëria, shteti i së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore e kështu me radhë. Të tilla nocione do të bëheshin filli përshkues i jetës politike, institucionale dhe publike shqiptare, shumë më tepër si trupa të rinj në tërësinë e arsenalit e diskursit publik, se sa si mishërim i organizimit të jetës institucionale dhe veprimtarisë politike.
Kështu hyri në bashkëjetesën tonë të re demokratike edhe një lloj “gogoli”, “rojtari i Kushtetutës”, siç nisi të etiketohej paksa frikshëm Gjykata Kushtetuese.
Ende pa u kthyer në një burim dytësor të së drejtës, ajo u shndërrua në mishërimin e saj, u bë vetë Kushtetutën e pashpallur dhe në shkrim e sipër. Deri sa të përftonte një fizionomi të përshtatur me misionin e saj themeltar dhe si shëmbëlltyra e rolit garantues që i takon, Gjykata Kushtetuese u rrah me vaj e me uthull gjatë një tranzicioni padevotshmërisht delirant.
Iu desh të ishte “roja” e një kushtetute që nuk ekzistonte dhe më pas të bëhej “truproja” e një Kushtetute që sapo kishte nisur të belbëzonte.
Megjithatë, pavarësisht tendencave të pa munguara deformuese për interesa politike e pragmatiste, falë Gjykatës Kushtetuese sot kemi një traditë të re dhe dinamike të ndarjes së pushteteve; një jetë parlamentare me rregulla pak a shumë të pranuara; një pavarësi të pushtetit gjyqësor që vazhdon të manifestohet edhe në formën e arbitraritetit, po jo më në atë të nënshtrimit ndaj pushtetit; një qëndrueshmëri të, pak a shumë, sistemit juridik dhe gjithashtu një mbrojtje të pak a shumtë, të drejtave themelore të njeriut e kështu me radhë.
Si një i verbër që ecën këmba-dorazi në natyrën e pakufizuar që e rrethon, edhe Gjykata Kushtetuese eci në një lloj xhungle post-komuniste, ku vetë-kufizimi i pushteteve ishte një koncept i paarritshëm nga filli i arsyes sonë të përbashkët dhe individuale. Ndaj edhe sot, përgjatë qenies së saj 30 vjeçare, Gjykata Kushtetuese është një ngrehinë me dritë dhe hije, me vula vendimesh të diskutueshme, po njëkohësisht edhe me shkëlqime deri edhe të lavdishme, ashtu si ndonjëherë rast me njolla të pajustikueshme. Po kush mund të harrojë vendimin për të ashtuquajturën marrëveshje të detit, nënshkruar nga pushteti ekzekutiv në shpërfillje të sovranitetit, kombëtar e popullor njëherësh?
TIRANE- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha foli për tensione politike mbi vendimmarrjen e trupës gjykuese. Në një aktivitet ku u kremtua 30-vjetori i themelimit të Gjykatës, Tushe tha se trupa e Kushtetuese po vepron si një rojtare e denjë e Kushtetutës ndërsa foli për një paragjykim të vendimeve.
Vitore Tusha: Përgjegjësia jonë është historike, vendimtaria e GJK është shoqëruar me vështirësi, ka kaluar në disa etapa konsolidimi. Përpjekjet e anëtarëve ndër vite, kanë bërë që kjo gjykatë të ndërtojë autonominë e saj. Të nderuar, sot dua të shpreh konsideratën për të gjithë anëtarët e GJK ndër vite dhe sidomos për ata që hodhën themelin e GJK. Ata u përballën me vështirësi politike e juridike, teknike deri në formësimin në nivelin që i takon detyrën së tyre. Historia për ta ka rezervuar një vend të veçantë. Konstitucionalistët që nuk janë më me ne, duhet të dinë se jemi falenderues. Falenderim dhe për trupën aktuale, kanë integritet dhe profesionalizëm. Rojtarë besnik të Kushtetutës, çdo ditë po iniciojmë veprimtari konsoliduese. Transparenca në vendimmarrje i shërben publikut. Ka një tension politik që ka ndikuar mbi Gjykatën, paragjykohen vendimet./Dosja.al