LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

33.5 kg kokainë brenda bananeve, në kërkim presidenti i ‘BanaKing’! Pranga administratorit dhe 2 punonjësve të skanerit (EMRAT)

• 3 persona janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa Trifon Murataj është shpallur në kërkim për sasinë e kokainës që iu kap sërish dje në konteinerin e biznesit të tij. • 33.5 kg kokainë, e ndarë në 31 pako ishte fshehur brenda dy arkave banane. • Kamioni ku ishte vendosur droga rezultoi i pastër në skaner, por pas informacioneve të sigurta të anti-drogës është bërë një kontroll me qen anti-drogë, ku edhe është gjetur kokaina. •  Ndaj edhe sot, në pranga kanë përfunduar Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; Alban Naziraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik” dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.  • Ndërsa u shpall në kërkim Trifon Murataj 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane, i cili mendohet se ndodhet në SHBA, ku edhe jeton me familjen e tij. • Pakoja e kokainës, mendohet se është nisur më 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama, në portin ‘Cristóbal’, e si destinacion final pas Durrësit kishte portin ‘Gioia Tauro’ në Itali.  • Por duket se është zbuluar. 

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Operacioni 'Again'/ Kokaina në Portin e Durrësit, shpallet në kërkim Presidenti i 'Banaking', 3 të arrestuar

33.5 kg kokainë brenda bananeve, në kërkim presidenti i
Kokaina e sekuestruar

TIRANË- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Presidentin e 'BanaKing'. Ky veprim është marrë në kuadër të operacionit policor të koduar 'Again', pas zbulimit të një sasie të madhe kokaine në Portin e Durrësit. 

Në pranga kanë përfunduar: administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", "Falsifikim kompjuterik". U shpall në kërkim pronari i kompanisë Trifon Murataj. Gjithashtu u shpall në kërkim Trifon Murataj, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane, i cili është duke u kërkuar nga Policia e shtetit.

33.5 kg kokainë brenda bananeve, në kërkim presidenti i

NJOFTIMI I POLICISË:

Port, Durrës - Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit. Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.

Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie. Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”; A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ditën e djeshme, u zbuluan 33.5 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Lënda narkotike e cila ishte futur në kontejnerët e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, u gjet pasditen e djeshme në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte ngarkuar me banane dhe vinte nga Ekuadori. U desh tre ditë kontrolle, që të zbulohej se në kontejner ishte fshehur sasia e madhe e lëndës narkotike. Qentë antidrogë ishin ato që zbuluan se ku fshihej droga. Kokaina ishte mbështjellë dhe futur brenda kutive të mbushura me banane. Në polici kanë përfunduar 8 persona, punonjës të kompanisë dhe portit, pasi skaneri e kishte nxjerrë të paste kontejnerin dhe dyshimet janë se ka pasur bashkëpunim me përgjegjësit.

3 VITE ME PARE

Kokaina në Durrës, kompania: Jemi të pafajshëm, grupet kriminale po përdorin linjën pa dijeninë tonë

33.5 kg kokainë brenda bananeve, në kërkim presidenti i
Porti Durres

TIRANË- Përfaqësuesit e kompanisë 'Banaking' kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikimin e kokainës që u zbulua mbrëmë në Portin e Durrësit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ata kanë treguar para agjentëve të Antidrogës se s’kanë asnjë lidhje me lëndën narkotike dhe s’kanë pasur dijeni për praninë e saj në arkat me banane. Kompania pretendon se grupet kriminale po  përdorin linjën pa dijeninë e tyre dhe se kjo po u shkatërron biznesin.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi pasi neve si kompani porosinë e bëjmë në rrugë elektronike dhe s’jemi fizikisht në Ekuador. Nga ta dimë neve se çfarë kanë arkat brenda?! Mund ta linit ngarkesën të mbërrinte në magazinat tona dhe nëse neve zbulonim se kishte kokainë dhe se raportonim atëherë kjo përbënte shkelje ligjore. Ne presim banane, se çfarë ka kontejneri brenda nuk kemi se si ta dimë. Grupet kriminale e përdorin linjën pa dijeninë tonë. Ky është një problem për ne sepse na shkatërron biznesin. Ne jemi të pafajshëm pasi s’kemi asnjë dijeni për lëndën narkotike“, kanë deklaruar ndër të tjera përfaqësuesit e kompanisë pritëse të bananeve me seli në Tiranë.

Ky reagim vjen pas zbulimit të 33.5 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Lënda narkotike e cila ishte futur në kontejnerët e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, u gjet pasditen e djeshme në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte ngarkuar me banane dhe vinte nga Ekuadori. U desh tre ditë kontrolle, që të zbulohej se në kontejner ishte fshehur sasia e madhe e lëndës narkotike. Qentë antidrogë ishin ato që zbuluan se ku fshihej droga. Kokaina ishte mbështjellë dhe futur brenda kutive të mbushura me banane. Në polici kanë përfunduar 8 persona, punonjës të kompanisë dhe portit, pasi skaneri e kishte nxjerrë të paste kontejnerin dhe dyshimet janë se ka pasur bashkëpunim me përgjegjësit.

trifon murataj banane me kokaine ne shqiperi droge ne bana king

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen