LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e radhës. 6 dhjetori? Do bëhet, Rama po do përplasje, e lëmë ditë tjetër

• Sali Berisha ka zhvilluar takimin e përjavshëm me gazetarët. • Me argumentin se po zbaton Kushtetutën, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta do të bëhet por do shmanget dhuna, veçse nëse Policia nuk i lë tubuesit që të qëndrojnë poshtë Kryeministrisë. • Në fjalën e tij, Berisha ka kërcënuar se nëse Rama kërkon përballje, populli opozitar është i përgatitur. • Gjithashtu foli edhe për sulmet ndaj mediave, duke paralajmëruar se i radhës po përgatitet për "ABC", pas OraNews dhe News24. • Sa i përket Primareve, i cilësoi si sukses, ndërsa nuk u ndal me denoncimet lidhur me Amant Josifin dhe Olsi Ramën.

15 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

'Nëse do kishte kushte...'/ Aleanca me Metën, Berisha: I ka pranuar Primaret që në fillim

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cilësoi marrëdhëniet me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën si shumë të mira. Në daljen për mediat, kreu i PD-së tha se Meta ka pranuar që në fillim procesin e Primare, mirëpo nëse do kishte kërkesa që lidhen me këtë, do t'i shqyrtonte. Në fund, ai shtoi se bashkëpunimi mes tyre është i përsosur. 

'Marrëdhëniet kanë qënë transparente në këtë proces si kundër ne ndaj tyre. Meta ka pranuar primaret që në fillim, jam falenderues ndaj tij. Nëse do thoshte kërkoj 1, 2, 3, 4 pa primare, kjo do shqyrtohej me seriozitet. Vazhdon bashkëpunimi i përsosur.'- tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha akuzon ambasadorin britanik: Ka shpifur në mënyrë të ulët, do i bëj të gjitha publike

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ambasadorin britanik në Shqipëri, Alistair King-Smith, se ka shpifur ndaj tij. Në konferencën e përjavshme, Berisha shtoi se ambasadori ka mashtruar qeverinë e tij duke thënë mashtrime e duke mos dhënë fakte. Në fund, kreu i opozitës ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të bëjë të gjitha faktet publike për këtë çështje. 

'Është përdorur korrupsioni për të luftuar atë që denoncon më shumë korrupsioni. Guvernatorja Kim kalonte nga një takim në tjetrin, duke thënë se fakte kemi, por nuk i kemi, dhe eprori i saj, Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha se kemi fakte dhe do i sjellim, pas disa muajsh, në valët e Zërit të Amerikës, u bëri thirrje të gjejnë fakte. Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 përqind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit. Kjo është e vërteta. Alistair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente. Dhe, autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen. Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur.

Shqiptarët do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alistair King-Smith për qeverinë e tij.
Nuk luftoj për veten time, më së pari luftoj për shqiptarët, sepse ambasadorët që janë ekselenca, për definicion janë njerëz që punojnë për ndërtim urash dhe bashkëpunimi, por edhe për informacion, atë çfarë ka mashtruar Alistair King-Smith qeverinë e tij, turpëron çdo qenie njerëzore. Unë do ua bëj të ditur shqiptarëve, unë vetë i di, por dua që shqiptarët t’i dinë. Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin. Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë.

Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat evropiane, por jo me mafian. Kurrë!
Një ambasador si Alistair Smith-King i lejon vetes të thotë se ky njeri është i lidhur me kriminelët, për një njeri që i ra derës dhe që nuk e kisha njohur kurrë, dhe e bën këtë se ndan favore me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mua m’u dha rasti që mbroj interesin e vendit tim nga kushdo, nga cilado mafie.
Ia kam thënë dhe ia them sot, ai ka vepruar fshehtas, unë veproj hapur. Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj edhe dinjitetin e qeverisë britanike. Se ai shpif me ato që i kanë thënë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Do i bëj publike.'- tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve kundër Ballkanit të Hapur

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi protesta kundër nismës 'Open Balkan'. Në konferencën e përjavshme, Berisha u shpreh se do kordinohet me opozitën e vendeve të tjera për të groposur këtë nismë. 

'Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur. Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit. Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten. E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme. Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hage.'- tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Primaret në PD, Berisha: Procesi ka ecur shumë mirë, ka pasur raste sporadike

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha pranoi para gazetarëve se procesi i Primareve ka ecur shumë mirë. Edhe pse iu përmend nga gazetarët rasti i të shtënave me armë në Kurbin, Berisha pranoi ngjarjen duke shtuar se janë marrë masat për dy personat që u përfshinë në ngjarje. 

Pyetja: Sa simpatizantë do marrin pjesë? Ka pasur akuza dhe nga ata që kanë qënë pjesë, Kokalari ka thënë se Këllici do fitojë.

Berisha: Ky proces, bazohet në votimin e anëtarëve dhe të simpatizantëve, për të minimizuar në një shkallë të caktuar ndikimet e tërësisë së anëtarëve, të njëanshme, kandidatëve u janë dhënë formularë. E drejta për të inkurajuar, simpatizantët që të rregjistrohen. Procesi ka ecur mirë, ka pasur raste sporadike që kanë thënë është socialist. Dhe krejtësisht apriori nuk mund ta hedhësh poshtë këtë, nëse ti vendos ta votosh, pse të mos vish. Nuk ndikojnë në rezultate. 

Nuk kam numrin e simpatizantëve, e ka komisioni. Për Tiranën e dini ju, keni ndjek garën dhe keni parë një garë e cila ka qënë një garë ndër më të civilizuarat besoj, se kush është i favorizuar nuk mund ta them se nuk e di. E tregon dita e dielë, cilido paragjykimi nuk shërben. Duhet të falenderoj të 7 kandidatët, secili ka bërë fushatë për veten e vet. Ishte sukses i vërtetë. 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha 'paralajmëron' Ramën: Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi t'ja shmangim, por do ia rezervojmë tjetër ditë

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije se me 6 dhjetor do të protestë poshtë Kryeministrisë. Në fjalën e tij, Berisha tha se nëse kryeministri Edi Rama do të dojë një përballje me të do t'ja rezervojë një ditë tjetër, pasi më 6 dhjetor para liderëve të Bashkimit Europian ka ndërmend që të ketë një tubim paqësor. 

PJESË NGA BISEDA:

A2CNN: Deklaruar se është Komisioni Zgjedhor që ta ka listat dhe nr. e simpatizantëve. E kemi kërkuar dhe nuk na janë bërë publike.

Berisha: Regjistrimi i simpatizantëve ka pasur një afat. Ka mundësi dje ose pardje që të ishte dita e fundit, po hidhen në databazë dhe do u jepen kandidatëve. Numrin total mund ta nxjerrim në media.

KlanNeës: Do përdorni forcë për t'u futur në Bulevard para kryeministrisë?

Berisha: do zbatojmë kushtetutën. Kushtetuta në autorizon për të protestuar në Bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi t'ja shmangim, por do ia rezervojmë tjetër ditë. I bën llogaritë shumë gabim. Populli opozitar po përgatitet që t'i dhënë përgjigjen që meriton. Një mafioz si ky, përveç kodit që ma ka thënë gjyshja ime, ka nevojë për t3ëë marrë mësimet e duhura. Do i marrë mësimet e duhura.

1 MUAJ ME PARE

'Krismat e armëve në Kurbin'/ Berisha: Problem serioz, PD ka marrë masa disiplinore ndaj 2 kandidatëve

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se dy personat që u përplasën me armë zjarri jashtë selisë së PD-së në Kurbin, kanë marrë masa disiplinore. Gjatë konferencës së përjavshme, Berisha paralajmëroi se kushdo që mendon se mund ta sigurojë votën në mënyra të tjera, gabohet rëndë. 

Pyetja: Të dielën PD ka zgjedhje, 4 ditë më parë antëtarët u përplasën me armë. Cfarë masash ka marrë PD që të mos krisë arma?

Berisha: Në tërësi procesi i primareve ka ecur normal, përshëndes përzemërsisht të gjitha degët, drejtuesit për kontributin e tyre që është i pari i këtij lloji. Ka patur një problem serioz, në degën e Kurbinit, në dijeninë time, komisioni i PD ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që si të thuash mendon për menyra të tjetra përvec votë gabon shumë rëndë. Me datën 4 do bëhen primaret, ftoj të gjithë kandidatët, të gjitha degët të bëjnë maksimumin. Ftoj komisionin të dorëzojë sa më shpejt listat aty ku nuk janë dorëzuar. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha AKUZA ndaj SPAK: Taulant Balla është shpirti i tyre, del me radhë në dreka-darka me ta

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ndikon dhe ndërhyn tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij, Berisha shtoi se ka informacione që Taulant Balla konsumon dreka dhe darka me hetuesit e SPAK. 

"Këta spakistat kalojë nga një drekë në tjetrën me Taulant Ballën. Është 100% e vërtetë. Me radhë, njëherë me njërin, pastaj me tjetrin. I kam shoqe thotë, se ku i gjeti shoqet një Zot e di. Shpirti i SPAK është Taulant Balla. Kjo është e vërteta,"-shtoi Sali Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha i dërgon mesazhin Alabbar: Hiq dorë nga afera e portit të Durrësit. Rama flet për të sikur është i dërguari i Allahut

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të qartë biznesmenit Muhammed Alabbar. Në prononcimin e përjavshëm për mediat, Sali Berisha kërkoi që të heqë dorë nga ajo që e cilësoi aferë, për të cilën shton se ka bashkëpunëtorë kryeministrin Edi Rama. 

"Hiq dorë nga kjo aferë se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë. Kjo është plaçkitja më e madhe. Mos përzje aksionet e tua me Edi Ramën. E keni vënë re tani që Rama del për Alabbar sikur është i dërguari i Allahut. Ka interesin e tij personal dhe familjar,"-tha ndër të tjera Sali Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Apartamentet në Durrës po shiten që tani me 3 mijë euro metri, i bëj thirrje Alabarit të heqë dorë nga kjo aferë

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje biznesmenit Mohammed Alabbar që të tërhiqet nga marrëveshja për të ndërtuar "Marina&Jahtet e Durrësit". Berisha tha se po shiten apartamentet, ende pa dalë vendimi i Kuvendit në Fletoren Zyrtare. Berisha tha se ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera. 

Sali Berisha: Porti i Durrësit, po shiten apartamente, pa dalë në Fletoren Zyrtare ligji. U bëj thirrje qytetarëve, me çfarë çmimi thoni ju? 3 mijë euro. Dubai i Edi Ramës dhe arabit të tij, po ngrihen të gjitha mbi paratë e krimit.
Jo vetëm të Shqipërisë, por edhe nga vendet e tjera. Ndaj na duhen ato pasaportat e arta. Vendi është në rrezik të jashtëzakonshëm. Kjo mafie nuk ka asnjë parim, asnjë interes. Ndaj i them edhe njëherë zotit Alabar, që është një miliarder. Hiq dorë nga kjo aferë. Zotëri, kjo është plaçkitja më e madhe që i bëhet kombit shqiptar në pronë publike. Prandaj mos përziej aksionet e tua me Edi Ramën./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Akuzohet për mashtrim, Berisha pyet: Ku është Amanti? E njoftuan dhe ia mbathi, më thonë ka shkuar në Dubai

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se biznesmeni i kërkuar për vjedhje në kriptomonedha, Amant Josifi ndodhet në Dubai. Në konferencën për mediat, Berisha tha se Josifi është ortak me Ramën e se mbrohet nga ai. 

'Së fundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush, kam dalë disa herë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove nga rrjeti i Amant Josifit. 2.2 miliardë nga ortaku i Edi Ramës. Me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin. Amant Josifi, i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltar i saj. Në të gjithë mafiozitetet e tij, Amanti ka pasur notere Natasha Xhaçkën, mamanë e ministres. Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha. Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë. Është e katërta herë që e denoncoj unë këtë. Ku është Amanti tani, thoni ju?

E njoftuan dhe ia mbathi. Disa burime më thonë se ka shkuar në Dubai. Se atje ua paraqit ai të gjithë Bitcoin-ët e vjedhur. Se i kanë vjedhur në në mënyrë skandaloze. Vendose në këtë aplikacion, dhe pa i thënë asgjë pronarit, e fusnin në kuletën e tyre dixhitale. I kthenin në euro e dollarë, për të ndërtuar Dubain e Ramës, apo të tjera kulla. Kurse një pjesë të tyre, se ato ishin 2.2 miliardë, i depozitonin në Dubai. Dubain e kanë parajsën. Por edhe atje, fatmirësisht, FBI ka bërë operacione jashtëzakonisht sensitive. Uroj dhe shpresoj që t’i shkojnë deri në fund. Të kuptojnë shqiptarët atëherë se gjithçka në këtë qeveri është mafioze, mafioze dhe vetëm mafioze.'- tha Berisha.

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Prej e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.

1 MUAJ ME PARE

"Europe is..."/ Berisha "flet" ANGLISHT në protestë, zbulon pa dashur sloganin e 6 dhjetorit

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me protestën e 6 dhjetorit që do të zhvillohet në të njëjtën ditë me samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Në konferencën e tij të përjavshme, Berisha kishte pas tij slogani që do të përdoret pak ditë më pas: Europe is the right ëay, not the Rama ëay. Fjali që në shqip do të thotë: Europa është rruga e duhur, jo rruga e Ramës. 

E gjitha është shkruar në anglisht, me qëllimin për t'u kuptuar nga të gjithë ndërkombëtarët!

1 MUAJ ME PARE

Sulmi ndaj Prestige Resort/ Berisha: Të reagojnë SHBA dhe BE, duhet të ndalin atë që po ndodh këtu

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha iu bëri thirrje SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian të reagojnë për të ndaluar aksionin e autoriteteve në shembjen e Prestige Resort. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se sulmi ndaj "Prestige" po bëhet nga një armik i medias së lirë. 

Sali Berisha: Sulmi ndaj Prestige Resort bëhet nga një armik i medias së lirë. Bëhet në prag të një samiti, i cili për definicion duhet të rrezatojë vlera evropiane. Bëhet kjo ditën e vizitës së presidentit gjerman.
Urrejtja e këtij njeriu, nuk kufizohet me asgjë. Ky udhëhiqet nga fakultetet mendore më primitive të njeriut.
Nuk kam shkelur kurrë në atë resort, janë zhgërryer dhe kanë festuar dhjetëra e dhjetëra herë. Edi Rama me gjithë suitën e tij.
Por kjo që ndodh është një nga aktet më të shëmtuara nga një autokrat, nga një Lukashenko i vërtetë. Edhe ai nuk do sillej në këtë mënyrë. Thirrja ime për të gjithë liderët e BE, për KE, për Kongresin e SHBA dhe qeverinë e SHBA, të ndalin çfarë po ndodh në Shqipëri./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama ka vendosur nën terror tre media në Shqipëri, i bëj thirrje pronarit të ri të ABC, mos u bëj altoparlant i tij!

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje pronarit të ri të medias Abcnews që të ruajë integritetin e medias dhe të mos shndërrohet në altoparlant i Ramës. Në daljen për median, kreu i PD-së tha se Rama ka vendosur në terror prej disa muajsh tre media në Shqipëri, duke shtuar se fjala e lirë në vend po përjeton ditët më të zeza që nga koha e diktaturës.

'Kjo është media e tretë që Edi Rama po e asgjëson. Asgjësoi TV Orën, e konfiskoi. Ka çuar aty, një nga figurat më të zeza të historisë së këtij vendi, Arapin e Zi, Farudinin e Zi. Dhe dikton çdo gjë. Pa asnjë bazë, pa asnjë fakt. Pavarësisht se ekspertët faktojnë se të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga burime të qarta, ky thotë të kundërtën. Një media tjetër, e detyroi të shitet aty ku deshi. Por unë i bëj thirrje atij pronari, dhe u bëj thirrje pronarëve të ABC që të ruajnë integritetin e medias së tyre, sikundër i bëj thirrje pronarit, që nëse do e shndërrosh në altoparlant të Endri Fugës dhe Edi Ramës, do përballesh me pasoja shumë serioze. Në një kohë gjashtëmujore ai vendos nën terror tre media, që informonin dhe përbënin rrjete anticensurë. Nuk them se kanë pasur politika editoriale në favorin tonë, por censurën nuk e pranojnë. Dhe këto ishin një garanci për antucensurë. Këto dhe jo mediat kombëtare ishin garanci për anticensurë. Siç janë portalet një garanci për anticensurë. Fjala e lirë po pëson ditët më të zeza që nga koha e diktaturës.'- tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e radhës. 6 dhjetori? Do bëhet, Rama po do përplasje, e lëmë ditë tjetër

 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë

AKUZAT E FORTA të Berishës: Rama po sulmon për median e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se protesta e 6 dhjetorit është kundërsulm mbi dëmin që ka bërë kryeministri Edi Rama ndaj imazhit të vendit. Berisha tha se PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore

'Por pse ne protestojmë më 6 dhjetor? Së pari që t’u bëjmë me dije se vërtet Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, sipas të dhënave tuaja, por shqiptarët nuk janë, nuk pajtohen, janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë tyre. Të gjitha raportet e BE janë negative për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Udhëheqësit e BE e dinë se qeveria është e korruptuar, por ata duhet të mësojnë se populli nuk është i korruptuar, është Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dalim në protestë për këtë. Shqipëria në raportet ndërkombëtare cilësohet narkoshtet. Le të mësojnë shtetarët e BE se qytetarët janë kundër trafikut të drogës, por trafikun e bëjnë klanet qeveritare. Protesta do tregojë se ne nuk dorëzohemi, por do luftojmë për liritë tona dhe vlerat evropiane dhe kundër anëve të zeza të kësaj qeverie, që i ka të panumërta. Protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë. Imazhin e Shqipërisë nuk e nxijnë protestat, por e nxijnë korrupsioni dhe krimi qeveritar.

Së fundi dy fjalë për qëndrimin e narkoqeverisë ndaj protestës. Ky është dëshmi e mendësisë komuniste.
Pretendimi se mos na dëgjon bota se gëzojnë armiqtë, është koncept komunist. Të bësh sikur gjithçka shkon mirë, është metodë komuniste. Propaganda e tij i shërben krimit të organizuar dhue krorupsioit sepse do të përdorë samitin për të maskuar këtë. Diktatorët e botës përdorin të njëjtën gjuhë. PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore. PD është forca e parë që kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO, ajo kërkoi asociimin në BE që në vitin 1992 dhe nënshkroi më vonë këtë marrëveshje. Ajo hoqi vizat me BE. Ajo paraqiti kërkesën për kandidat në BE. PD ka votuar gjithmonë pro-Perëndimit. Prandaj vendi i saj më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë në mbrojtje të vlerave evropiane në Shqipëri.'- tha Berisha. 

sali berisha sali berisha 2 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare