LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Akuzohet për spiunazh! Arrestohet në Rusi gazetari i “The Wall Street Journal”, gazeta: Lirojeni! Blinken thirrje amerikanëve: Largohuni nga Rusia! (ZHVILLIMET)

• Gazetari amerikan i “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich është arrestuar sot në Yekaterinburg • 32-vjeçari Gershkovich akuzohet nga Rusia për spiunazh. •FSB deklaron se gazetari po vepronte sipas udhëzimeve të palës amerikane, duke mbledhur informacione të mbuluara nga shërbimi sekret shtetëror mbi veprimtarinë e një prej kompanive të kompleksit industrial ushtarak ruse. •Gazetari amerikan akuzohet për spiunazh në bazë të nenit 276 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime deri në 20 vjet burg. •Gershkovich, prindërit e të cilit jetojnë në SHBA, por me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, flet edhe rusisht. •Para se t’i bashkohej “The Wall Street Journal”, ai punonte për agjencinë franceze të lajmeve AFP dhe gazetën ruse në gjuhën angleze “The Moscow Times”. • Departamenti i Shtetit përsëriti këshillën e tij për amerikanët që të mos udhëtojnë në Rusi dhe u kërkoi atyre që aktualisht jetojnë ose punojnë atje që të largohen menjëherë nga vendi. • Ligjvënësit dhe organizatat në të gjithë Amerikën kanë reaguar të revoltuar për arrestimin nga Rusia të gazetarit amerikan Evan Gershkovich të 'ëall Street Journal'. Disa prej tyre shprehen se kjo nuk është loja që Putin duhet të luajë. Ndërsa disa të tjerë e kanë konsideruar këtë veprim tipik rus. Kryeredaktorja e 'Wall Street Journal', Emma Tucker i tha stafit se është shumë e shqetësuar për sigurinë e reporterit Evan Gershkovich. • Gershkovich është vendosur në zyrën e Wall Street Journal në Moskë. FSB vuri në dukje se ai kishte akreditim nga Ministria e Jashtme ruse për të punuar si gazetar në vend. Ai flet rrjedhshëm rusisht. • Sipas biografisë së tij, Gershkovich ka punuar më parë si reporter për Agence France-Presse dhe Moscow Times. Ai ishte gjithashtu një asistent lajmesh në New York Times. • Nëse dënohet për spiunazh, Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U vu në pranga nga rusët me akuzën për spinuazh/ Flet rrjedhshëm rusishten, kush është gazetari amerikan i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich

Akuzohet për spiunazh! Arrestohet në Rusi gazetari i “The Wall
Evan Gershkovich

SHBA-  Agjencia e lartë ruse e sigurisë ka arrestuar një gazetar amerikan i cili punonte në gazetën 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich, me akuza për spiunazh. Shërbimi Federal i Sigurisë tha se Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg. FSB e akuzoi gazetarin amerikan për spiunazh në interes të qeverisë amerikane dhe përpjekje për të marrë informacion të klasifikuar.

Agjencia pretendoi se Gershkovich po vepronte me urdhrat e SHBA për të mbledhur informacion në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën një sekret shtetëror. Në një deklaratë, 'Wall Street Journal' mohoi kategorikisht akuzat, duke shtuar se gazeta kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit profesionit. 

Por kush është Evan Gershkovich? 

Sipas biografisë së tij në faqen e internetit të 'Wall Street Journal', Gershkovich është një reporter që mbulon Rusinë, Ukrainën dhe ish-kombet e Bashkimit Sovjetik. Gershkovich është vendosur në zyrën e Wall Street Journal në Moskë. FSB vuri në dukje se ai kishte akreditim nga Ministria e Jashtme ruse për të punuar si gazetar në vend. Ai flet rrjedhshëm rusisht.

Sipas biografisë së tij, Gershkovich ka punuar më parë si reporter për Agence France-Presse dhe Moscow Times. Ai ishte gjithashtu një asistent lajmesh në New York Times.

Nëse dënohet për spiunazh, Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg. 

3 VITE ME PARE

'Kjo nuk është loja që Putin duhet të luajë'/ Organizatat 'shpërthejnë' kundër arrestimit të gazetarit amerikan: Sjellje tipike ruse

Akuzohet për spiunazh! Arrestohet në Rusi gazetari i “The Wall
Evan Gershkovich

SHBA- Ligjvënësit dhe organizatat në të gjithë Amerikën kanë reaguar të revoltuar për arrestimin nga Rusia të gazetarit amerikan Evan Gershkovich të 'ëall Street Journal'. Disa prej tyre shprehen se kjo nuk është loja që Putin duhet të luajë. Ndërsa disa të tjerë e kanë konsideruar këtë veprim tipik rus. 

Përfaqësuesi amerikan Jared Moskowitz, një demokrat nga Florida, e përshkroi ndalimin e Gershkovich për akuzat për spiunazh si një "rrëmbim".  

"Ne jemi në një territor shumë të rrezikshëm me (Putinin). Kjo ka të bëjë me levën dhe kështu tani ne kemi një jetë njerëzore në ekuilibër. Kjo nuk është loja që Putini duhet të luajë. Mendoj se Joe Biden ka treguar se ai nuk është dikush me të cilin do të luajë kur bëhet fjalë për këto lloj gjërash,” tha Moskowitz, i cili është pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, duke shtuar se Gershkovich duhet të lirohet menjëherë. 

Rep. Amerikan Adam Schiff, një demokrat nga Kalifornia, tha se kjo është sjellje tipike ruse.

"Kjo është sjellje shumë tipike ruse, dhe kjo është për të kapur amerikanët, për t'i përdorur ata si levë - në këtë rast një reporter - për të bërë akuza të rreme kundër tyre dhe për t'i ndaluar ata, ju e dini, potencialisht për periudha të gjata kohore. Në këtë rast, ju e di, unë mendoj se ne mund ta shohim atë në harmoni me njoftimet e tyre bërthamore - shfuqizimin e detyrimeve të traktatit - si një mënyrë për të rritur presionin ndaj Perëndimit, duke sinjalizuar se Moska do të përdorë çdo mjet që ka, duke përfshirë në thelb peng- duke u përpjekur të pengojë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin nga kundërshtimi i ambicieve të saj në Ukrainë", tha ai. 

Klubi Kombëtar i Shtypit të enjten i bëri thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë Gershkovich, duke e quajtur ndalimin e tij të padrejtë. Organizata i kërkoi gjithashtu Departamentit të Shtetit të vepronte.

3 VITE ME PARE

Gazetari i tyre u arrestua për spiunazh, kryeredaktorja e 'Wall Street Journal': Jemi të shqetësuar për sigurinë e Evan Gershkovich

Akuzohet për spiunazh! Arrestohet në Rusi gazetari i “The Wall
Emma Tcker

SHBA- Kryeredaktorja e 'Wall Street Journal', Emma Tucker i tha stafit se është shumë e shqetësuar për sigurinë e reporterit Evan Gershkovich, i cili u vu në pranga nga autoritetet ruse në qytetin e Yekaterinburg, me pasi dyshohet për spiunazh. 

"Më vjen shumë keq që ju njoftoj se një nga reporterët tanë Evan Gershkovich u arrestua dje jashtë Moskës sipas një deklarate të dhënë nga shërbimet ruse të sigurisë. Ne jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e Evan dhe do t'ju mbajmë të informuar për situatën," shkroi Tucker në një memo për stafin e gazetës në 5:11 të mëngjesit. 

Gershkovich u arrestua në Rusi me dyshimin për spiunazh, hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet nga Moska me akuza për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë. Në një deklaratë, 'Wall Street Journal' tha se mohon me forcë akuzat nga FSB dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit profesionit. 

"Ne qëndrojmë në solidaritet me Evan dhe familjen e tij," tha gazeta.

Po çfarë ndodhi? 

Gazetari i 'Wall Street Journal' u arrestua me akuza për spiunazhi. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha sot se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburg pasi dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar. Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

 

3 VITE ME PARE

Akuzohet për spiunazh/ Me kapuç të verdhë duke shmangur kamerat, MOMENTI i arrestimit të gazetarit të 'Wall Street Journal'

Akuzohet për spiunazh! Arrestohet në Rusi gazetari i “The Wall
Arrestimi i Evan Gershkovich

SHBA- Me kapuç në kokë duke shmangur kamerat, ku është momenti kur gazetari i 'Wall Street Journal' shoqërohet nga forcat e policisë. Avokati që përfaqëson Gershkovich nuk u lejua të marrë pjesë në seancën dëgjimore në Moskë. Daniil Berman nuk u lejua të marrë pjesë në seancën në gjykatën e Lefortovo, ku po zgjidhet masa e paraburgimit.

Gazetari i 'Wall Street Journal' u arrestua me akuza për spiunazhi. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha sot se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburg pasi dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar. Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i gazetarit në Rusi! "Wall Street Journal" mohon akuzat për spiunazh: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij

Akuzohet për spiunazh! Arrestohet në Rusi gazetari i “The Wall
Gazeta

SHBA- Wall Street Journal "mohon me forcë" akuzat për spiunazh kundër gazetarit të tyre, Evan Gershkovich, i cili është arrestuar nga shërbimi federal i sigurisë ruse (FSB). Në një deklaratë publike, media e njohur kërkon lirimin e menjëhershëm të Evan, duke shtuar se nuk ka kryer asnjë akt për të cilin akuzohet.

Deklarata: Wall Street Journal mohon me forcë akuzat nga FSB dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të reporterit tonë të besuar dhe të përkushtuar, Evan Gershkovich.

Ne qëndrojmë në solidaritet me Evan dhe familjen e tij.

Po çfarë ndodhi?

Gazetari i Wall Street Journal u arrestua me akuza për spiunazhi. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha sot se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburg pasi dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar. Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich "po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus". 

Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

 

3 VITE ME PARE

Arrestohet gazetari i Wall Street Journal në Rusi, akuzohet për spiunazh dhe rrezikon 20 vite burg, gazeta: Jemi të shqetësuar, veproi sipas udhëzimeve të SHBA

Akuzohet për spiunazh! Arrestohet në Rusi gazetari i “The Wall
Evan Gershkovich

RUSI- Një gazetar amerikan është arrestuar në Rusi. Dailymail shkruan se gazetari Evan Gershkovich, 31 vjeç mund të përballet me 20 vjet burg, pasi dyshohet për spiunazh ndaj qeverisë amerikanë.

Gershkovich dyshohet se ishte i angazhuar në mbledhjen e informacionit për një nga ndërmarrjet ushtarako-industrial ruse që përmbajnë 'sekret shtetëror'. Shërbimi i sigurisë shtetërore FSB pretendon se gazetari ishte duke vepruar sipas udhëzimeve nga qeveria amerikane.

‘Në përpjekje për të marrë informacion sekret, një amerikan u arrestua në Yekaterinburg. Gazetari, një korrespondent i huaj i vendosur në Moskë u arrestua për veprimtari të paligjshme, dyshohet për spiunazh për qeverinë amerikane’,- tha FSB.

Wall Street Journal tha se është thellësisht e shqetësuar për sigurinë e tij. FSB tha se se reporteri kishte vepruar sipas udhëzimeve të SHBA dhe kishte mbledhur informacione për sekrete shtetërore, ndërsa Kremlini pretendoi se gazetari ishte kapur në flagrancë.

Autoritetet ruse pretendojnë se Gershkovich kishte shkuar në Yekaterinburg për të shkruar një artikull për qëndrimin e njerëzve ndaj luftës së nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë dhe rekrutimin e vendasve për kompaninë private ushtarake ‘Wagner’.

Rusia rrallë ka bërë akuza për spiunazh kundër korrespondentëve perëndimorë. Megjithatë, shumë korrespondentë të akredituar nga mediat perëndimore u larguan nga vendi kur filloi lufta mes shqetësimeve se nuk ishte e sigurt.

 

evan gershkovich arrestohet evan gershkovich

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën