6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• 6 ditë ka zgjatur arratia e Spartak Dyrmishit në Shqipëri. • 45-vjeçari shqiptar që akuzohej për përdhunimin e një gruaje në Greqi, do të dalë përpara drejtësisë greke për t'u gjykuar për krimet që akuzohet se ka kryer. • Në orët e vona të ditës së djeshme është bërë i mundur arrestimi i Spartak Dyrmishit. • Pas arrestimit nga Policia shqiptare, Dyrmishi ka shprehur dëshirën të dorëzohet menjëherë te autoritetet greke dhe brenda pak orësh është dorëzuar në Kakavijë. • Gjatë fjalës së tij në hetuesi ai ka pranuar fajin dhe ka kërkuar kohë deri ditën e enjte në mënyrë që të kërkoj falje• Autori është përgjuar përmes celularit dhe identifikimi është bërë nga shenjat e gishtave që ai përdorte për hapjen e tij. • Më pas, është lokalizuar në Vlorë, ku edhe fshihej prej ditësh. Mediat greke bënë me dije se pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari, duket se nuk është një person krejtësisht i panjohur për autoritetet e sigurisë së vendit fqinj dhe në të vërtetë nuk përjashtohet që nëse hetimi të rezultojë pozitiv. • Tani shqiptari ndodhet në burg, ku edhe do të përballet me akuzat për përdhunim. • Kundër tij është edhe e ëma, e cila e ka mohuar duke u shprehur se i biri shumë herë e kishte dhunuar edhe atë vetë.
6 artikuj për këtë temë.
GREQI- Pasditen e së martës “përdhunuesi me tatuazh” i Paleo Faliros u soll në gjykatat e ish-shkollës Evelpidon, për t’u paraqitur në hetuesi. 45-vjeçari kërkoi dhe mori afat për të kërkuar falje pasnesër, e enjte. Spartak Dyrmishi u soll në hetuesi të Parë të rregullt pa avokat. Protothema shkruan se ai kishte veshur një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën, duke i zbuluar tatuazhin me dy vija në krahun e majtë.
“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin.
Bëhet e ditur se akuzat që i atribuohen janë përdhunim, tentativë përdhunimi dhe rrëmbim personi. Kujtohet se 45-vjeçari u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në Paleo Faliro si dhe tentativën për dhunim të një gruaje tjetër në të njëjtën zonë.
Prej disa ditësh ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.
TIRANË- Ky është momenti i dorëzimit të shqiptarit Spartak Dyrmishit tek autoritetet greke. Me qese në dorë dhe i veshur me kostum 'Nike', autori i përdhunimit të një gruaje në Greqi, dërgohet nga policia shqiptare te kolegët grekë. Ai u vu në pranga në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nga strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Policia shqiptare informon se ai shprehu dëshirën për t’u dorëzuar te Policia greke, ndaj në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.
NJOFTIMI I POLICISË:
Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim. Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari. Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije. Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare. Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.
VLORË- Spartak Dyrmishi fshihej në një pallat, por fqinjët e kishin njohur se kush ishte "i riu" që po qëndronte pranë tyre. Fotot që shpërndaheshin në media i kishin ndihmuar shumë. Pasi telefonuan Policinë për të 'spinuar' përdhunuesin serial, pallati u rrethua nga forcat e Policisë së Shtetit, por kapje e 45-vjeçarit nuk ishte dhe aq e thjeshte.
Policia s'ka mundur të hapë dot derën e blinduar ndërsa dje ka kërkuar ndihmën e zjarrfikses e cila ka bërë të mundur hapjen e derës për të sjellë edhe arrestimin e Spartak Dyrmishit. Me të hyrë brenda, në kyçe i kanë vendosur hekurat, e më pas (edhe me kërkesën e tij) është transferuar me forca të shumta policie drejt Greqisë rreth orën 02:00 të mëngjesit.
Sipas banorëve të zonës, në pallat ai kishte mbërritur më 27 tetor por nuk dilte shpesh jashtë banesës së tij. Madje sigurohej që të dilte gjatë kohë kur binte nata, ose të paktën i maskuar. Megjithatë u dallua. Por gjithashtu, u zbulua se 45-vjeçari u përgjua edhe përmes celularit dhe identifikimi është bërë nga shenjat e gishtave që ai përdorte për hapjen e aparatit celular.
VLORË- Banesa në foton e mësipërme është vendi ku banonte në Shqipëri, Spartak Dyrmishi, i arrestuar për përdhunim në Athinë. 45-vjeçari, banonte në Vlorë, para se të shkonte për emigrim në Greqi, ndërsa godinën e kishin lënë me qera. 45-vjeçari është arrestuar në vendin tonë dhe i është dorëzuar autoriteteve greke në pak orë.
Prej disa ditësh ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhuni dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.
VLORË- Pamjet më poshtë, të bëra publike nga Dosja.al, janë nga operacioni i mbrëmjes së djeshme pranë shtëpisë se oficerëve në Vlorë. Ky aksion u zhvillua për kapjen e Spartak Dyrmishit, shqiptarit që shpall në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohej për përdhunim të një gruaje dhe tentativë për përdhunimin e një tjetre.
Policia ushtroi kontrollin në katin e pestë të një pallati. Edhe pse goditi derën disa herë, personi brenda saj, i cili dyshohej se ishte Dyrmishi nuk u përgjigj. Më pas erdhi ndihma e forcave zjarrfikëse për hapjen e derës në fjalë. Pak orë më pas, u bë e mundur kapja e Dyrmishit, i cili sipas policisë shqiptare, kërkoi vetë që të vetëdorëzohej në autoritetet greke.
Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke. 45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë, pritet të dërgohet në prokurori.
GREQI- Arrestohet shqiptari Spartak Dyrmishi, i cili ishte në kërkim nga autoritetet greke për akuzën e përdhunimit. 45-vjeçari u ndalua në Shqipëri, pasi u zbulua nga shenja e gishtit. Mediat greke raportojnë se lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos.
“Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Tëitter.
Καλό μήνα. Ύστερα από μεθοδική έρευνα και την ταυτοποίηση του δράστη και με άριστη συνεργασία με τις αλβανικές αρχές ασφαλείας, βρίσκεται στα χέρια της Ελληνικής Αστυνομίας ο φερόμενος ως δράστης του βιασμού της γυναίκας στο Παλαιό Φάληρο.
— Τάκης Θεοδωρικάκος (@theodorikakosp) November 1, 2022
Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të ELAS-it.
45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në GADA, pritet të dërgohet në prokurori.
Dyrmishi ishte në kërkim nga autoritetet greke pasi ka përdhunuar një grua dhe tentoi të kryente të njëjtën gjë me një tjetër. Përdhunuesi me tatuazh lëvizi gjatë gjithë kësaj kohe i pashqetësuar, ndërsa Policia shqiptare dhe ajo greke ishte në kërkim të tij. Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, e është identifikuar vetëm nga një tatuazh që e ka në krah. U raportua se ai fshihej në Vlorë, mirëpo mediat greke nuk kanë dhënë më shumë detaje se në cilin qytet është kryer arrestimi i tij.