Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kosova ka mbajtur sot zgjedhjet e balotazhit në 18 nga 38 komuna që ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor. • Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar kryetarët e komunave të Prishtinës, Pejës, Dragashit, Vitisë dhe Junikut. • Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë qeverisjen e Mitrovicës së Jugut, Fushë Kosovës, Gjilanit dhe Obiliqit. • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prin në Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka fituar Prizrenin, Vushtrrinë dhe Kaçanikun. • Lista Serbe udhëheq në Kllokot, ndërsa Partia turke KDTP ka fituar në Mamushë.• Në raundin e parë të zgjedhjeve, LVV-ja kishte fituar komunat Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, PDK-ja Skënderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit, LDK-ja Istog dhe Lipjan, ndërsa AAK-ja Deçan. Lista Serbe kishte fituar në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut. • NISMA udhëhoqi në Malishevë, ndërsa iniciativa e Ramiz Lladrovcit fitoi në Drenas.• Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë fituar nga shtatë komuna secila, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe udhëheq në 10 komuna. • Dalja në zgjedhje ishte mbi 40 për qind në raundin e parë dhe mbi 32 për qind në raundin e dytë.
21 artikuj për këtë temë.
KOSOVA- Pas përfundimit të balotazhit të zgjedhjeve lokale në 18 komunat e Kosovës, situata e qeverisjes komunale në të gjitha 38 komunat është bërë më e qartë. Në raundin e parë, të mbajtur më 12 tetor, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna.
Në balotazhin e 9 nëntorit, pjesëmarrja ishte mbi 32%, ndërsa në raundin e parë mbi 40%, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Procesi u zhvillua pa incidente të rëndësishme dhe pa probleme që do të komprometonin integritetin e zgjedhjeve.
Rezultatet preliminare të balotazhit (9 nëntor):
LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti, Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri, Kaçanik
Lista Serbe: Kllokot
Partia turke KDTP: Mamushë
Rundi i parë (12 tetor) – kryetarët e zgjedhur:
LVV: Kamenicë, Podujevë, Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
LDK: Istog, Lipjan
AAK: Deçan
Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut
NISMA: Malishevë
Iniciativa e Ramiz Lladrovcit: Drenas
Shifrat totale:
LVV dhe LDK: 7 komuna secila
PDK: 6 komuna
AAK: 5 komuna
Lista Serbe: 10 komuna
Këto zgjedhje treguan një panoramë të qartë të forcave politike në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja dominuan në qytetet më të mëdha, ndërsa Lista Serbe ruajti ndikimin e saj në komunat veriore dhe të banuara me komunitetin serb.
Në të dyja raundet, procesi u zhvillua pa ndonjë incident të madh, duke garantuar transparencën dhe rregullsinë e zgjedhjeve.

KOSOVA- Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë, duke konfirmuar se kandidati i saj, Përparim Rama, do të vazhdojë të drejtojë kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme. Pas publikimit të rezultateve, të cilat e vendosin Ramën përpara kundërkandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, selia e LDK-së është përfshirë nga atmosfera festive.
Qindra simpatizantë të partisë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në zemër të Prishtinës, ku po festojnë fitoren me flamuj, fishekzjarre dhe thirrje për përkrahjen ndaj Ramës dhe LDK-së.
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vlerësuar performancën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të balotazhit. Në një deklaratë për mediat, Kurti tha se VV-ja ka fituar në 7 komuna, krahasuar me 4 në zgjedhjet e kaluara dhe vetëm një në fillim të udhëheqjes së tij.
Ai e cilësoi këtë si një rritje të ndjeshme dhe sukses për subjektin, megjithëse pranoi se pritshmëritë kanë qenë për një rezultat edhe më të lart. Ai falënderoi gjithashtu qytetarët që morën pjesë në votime, duke theksuar se procesi u zhvillua në mënyrë demokratike dhe të qetë, duke reflektuar pjekurinë politike të elektoratit kosovar.
“Përgëzoj kryetarët e komunave që kanë qeverisur, Podujeva, Shtimja, Kamenica të cilave u janë bashkuar Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Po presim rezultatet ende nga komunat e tjera, dhe do ju drejtohemi sërish. Tash po shkoj në tubimin festiv në Fushë Kosovë, pastaj në Kastriot dhe në Mitrovicë”, tha Kurti.
KOSOVA- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka shpallur fitoren për një mandat të dytë në krye të Prishtinës, pas balotazhit me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku. Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar mbi 95% të votave, Rama kryeson me 51.49% (43,785 vota), ndërsa Çeku ka marrë 48.51% (41,246 vota).
Në fjalën e tij të parë pas shpalljes së fitores, Rama falënderoi qytetarët e kryeqytetit për besimin, duke e cilësuar këtë si fitore të bashkëpunimit dhe qytetarisë.
“Faleminderit shumë Prishtina, qytet i zemrës sime. Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës, unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh, sepse ka fituar vullneti për zhvillim, unitet dhe qytetari. Kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës, që thotë se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë sepse është e të gjithëve.
Sonte fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim; fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit; fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe. Bashkohuni me ne në orën 21:30 në sheshin ‘Skenderbeu’ dhe ‘Ibrahim Rugova’”, tha Rama.

KOSOVA- Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpallur fitoren në këtë komunë pas përfundimit të procesit të votimit dhe publikimit të rezultateve paraprake. Në një deklaratë për mediat, Totaj i uroi qytetarët për fitoren dhe u zotua se do të vazhdojë punën me përkushtim, ashtu si në katër vitet e fundit.
“Do të vazhdojmë me Prizrenin me punë, ashtu siç e kemi pasur në katër vjetët e kaluara. Urime, gëzuar, përhair juve qytetarëve të Prizrenit. Do të vazhdojmë bashkë me standarde të reja, fitore të reja,” u shpreh Totaj.
Ndërkohë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ndodhet sonte në Prizren, ku po feston bashkë me kryetarin e rizgjedhur dhe me qytetarët në qendër të qytetit.
Krasniqi e cilësoi garën në Prizren si një nga betejat më të rëndësishme për PDK-në, duke falënderuar edhe partnerët e koalicionit për mbështetjen dhe kontributin në këtë fitore.
KOSOVA- Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën sot në 18 komuna të Kosovës. Sipas të dhënave të KQZ-së, pjesëmarrja në votime ishte 32%, më e ulët se në raundin e parë kur kishin votuar 40.10% e qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas raportimeve të për mediat:
-Në Mitrovicën e Jugut, me 67 nga 105 kuti të numëruara, prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Pecia.
-Në Prishtinë, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban epërsinë, me 80% të kutive të numëruara.
-Në Prizren, prin kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ku janë numëruar 215 nga 236 kuti votimi.
KOSOVA- Deri në orën 20:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar 57.46% të votave në kryeqytet. Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, kryeson me 51.35% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeku, ka siguruar 48.65%.

KOSOVA- Pas numërimit të rreth 5% të votave në kryeqytet, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, kryeson me 53,19% të votave, duke marrë deri tani 1,309 vota.
Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka 46,81%, që përkthehet në 1,152 vota deri në këtë moment.

KOSOVA- Sot, qytetarët e 18 komunave kosovare morën pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit ka nisur procesi i numërimit. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se në disa komuna numërimi i votave ka përfunduar dhe ka nisur edhe publikimi i rezultateve preliminare.
Sipas raportimeve të REL, ai theksoi se procesi i votimit u zhvillua pa incidente dhe nuk janë raportuar ngjarje që të cenonin integritetin e zgjedhjeve.
Në raundin e parë morën pjesë 32.64% e votuesve, ndërsa në komunat që zhvilluan balotazhin, pjesëmarrja në raundin e parë ishte 38.91%. Radoniqi paralajmëroi se rezultatet preliminare pritet të bëhen publike shumë shpejt, ndoshta rreth orës 21:00.
KOSOVA- Procesi i votimit për balotazhin e zgjedhjeve lokale në 18 komuna të Kosovës ka përfunduar në orën 19:00. Të dhënat paraprake nga exit poll-et tregojnë se kryeqyteti nuk i ka shkuar Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pritet të rizgjidhet kryetar.
Sipas këtyre matjeve, Rama ka siguruar rreth 53.6% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga VV, Hajrulla Çeku, ka marrë 46.4%. Menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, duke shënuar fitoren e pritshme.
KOSOVA- Sipas të dhënave të exit poll-it të T7, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, do të vazhdojë të jetë kryetar i Prishtinës për katër vitet e ardhshme. Rama ka siguruar 52.8% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2%, sipas këtyre matjeve.
Sipas të dhënave paraprake nga exit poll-et, Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë në Gjilan dhe Fushë Kosovë. Në Gjilan, LVV-ja vazhdon me kandidatin aktual, Alban Hyseni, ndërsa për Fushë Kosovë, që historikisht ka qenë nën administrimin e LDK-së, kandidati i LVV-së është Valon Prebreza.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës duket se do të vazhdojë të qeverisë në Prishtinë, ku Përparim Rama parashikohet të fitojë një mandat të dytë duke mundur Hajrulla Çekun të LVV-së.
Në Gjakovë, sipas exit poll-eve, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se do të rizgjidhet, duke mundur Adrian Golën të LVV-së.
Ndërsa në Pejë, kryetari aktual, Gazmend Muhaxhiri nga LDK, pritet të fitojë edhe një mandat, duke mposhtur kundërshtarin e tij nga LVV, Taulant Kelmendi.
Komunat që u zhvilluan sot balotazhi i zgjedhjeve janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.
Gjithsej sot u hapën 507 qendra votimi dhe të drejtë vote në këto komuna kishin 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe pa problematika. Pas procesit të votimit, pritet që në Kosovë të mblidhen kutitë me vota dhe të nis numërimi i kutive.
KOSOVA- Në orën 19:00 është përfunduar procesi i votimit në 18 komunat ku sot u zhvillua balotazhi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Pjesëmarrja e qytetarëve luhatej rreth 32.64%, sipas të dhënave paraprake.
Në raundin e parë, qytetarët kishin zgjedhur kryetarët në 20 komuna, ndërsa për balotazh sot votimi u zhvillua në Prishtinë, Prizren, Pejë, Junik, Dragash, Gjakovë, Kaçanik, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Obiliq, Klinë, Mamushe dhe Kllokot.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se deri në orën 17:00 kishin votuar mbi 27% e zgjedhësve, bazuar në të dhënat e më shumë se 93% të qendrave të votimit që kishin raportuar.
KOSOVA- Sot mbahen zgjedhjet për 18 komunat që kaluan në balotazh në Kosovë. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rreth 26% e qytetarëve, ose 176,563 persona, kanë marrë pjesë në votime deri në orën 17:00.
Në total, 352,413 qytetarë kanë votuar në mbarë vendin, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, e cila ka procesuar 92,08% të vendvotimeve, apo 1,499 nga 1,628 vendvotime në komunat ku zhvillohen sot zgjedhjet.
Këto të dhëna u përditësuan më 17:14 dhe përfshijnë vetëm votimet e rregullta, duke mos përfshirë votimet me kusht apo ato me postë.
KOSOVË- Prokurorja Laura Pula dhe Koordinatorja nacionale për zgjedhje, ka deklaruar se deri në këto momente ka pasur dy incidente në lidhje me procesin e votimit. Pula tha se një rast është raportuar në Fushë Kosovë, ku dy persona janë ndaluar pasi kanë tentuar të japin rryshfet. Ndërsa në Pejë, një person është ndaluar lidhur me veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit”.
“Personat janë ndaluar dhe kjo vepër mund të ndëshkohet me 1 deri në 5 vite burgim dhe hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë. Meqenëse jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve nuk do të lëshohesha në detaje”, ka thënë Pula “Personi është ndaluar për 48 orë dhe hetimet ndaj tij po vazhdojnë”, ka thënë Pula.
Pula tha se asistenca për personat me aftësi të kufizuara ose me pengesa të tjera gjatë votimit është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në lidhje me këto raste, ajo tha se nuk është raportuar ndonjë incident./Dosja.al
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshortin i saj ka ushtruar të drejtën e votës. Osmani tha para gazetarëve se balotazhi është ditë po aq e rëndësishme sa rundi i parë i zgjedhjeve.
“Qytetarët tanë sot vendosin përfundimisht jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat ku ata jetojnë por edhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime, rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak që gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike.
Jam besimplotë se edhe sot do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e vet kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton”, tha Osmani./Dosja.al
KOSOVË- Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ka ushtruar të drejtën e votos pak më herët. Duke folur për mediat, Konjufca u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të alin të votojnë dhe theksoi se duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.
“E kryem këtë obligim qytetar, më vjen mirë që sot është edhe moti i mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre në të gjitha komunat ku po mbahet raundi i balotazhit, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre që të bëhet bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.
Deri tani, gjithçka ka shkuar mirë, uroj që kështu të përmbyllet ky proces zgjedhor, uroj që të mos kemi asnjë problem, asnjë incident gjatë këtyre zgjedhjeve, e kjo më së miri i bën Kosovës”, u shpreh ai./Dosja.al
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku votoi sot për kryetarin e ardhshëm të Prishtinës, gjersa theksoi se sovrani vendos për fatin e qyteteve për katër vitet e ardhshme. Pas votimit, Abdixhiku theksoi se qytetarët e Kosovës tregojnë standarde të larta gjatë proceseve zgjedhore.
“Sot në Kosovë, si gjithmonë zgjedhjet trajtohen dhe janë festë... Ditë e mirë dhe shpresojmë të jetë një proces i mbarë e i mirë siç ka diture gjithherë populli i Kosovës të sillet në proceset zgjedhore. Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet sovranit dhe kështu vendoset fati i qyteteve tona për katër vitet e ardhshme. Jam i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri tregojmë në proceset zgjedhore. Disa çështje i marrim të mirëqena, por më besoni se standardet e Ballkanit Perëndimor, besa edhe të Evropës mënyra si organizojmë zgjedhjet e i pranojmë zgjedhjet është mrekulli e veçantë demokratike me të cilën populli i Kosovës duhet të krenohet”, tha ai.
KOSOVË- Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së dhe kryetari aktual, Përparim Rama ka ushtruar të drejtën për të votuar.
Fillimisht, Rama ka thënë se ai ishte në një ceremoni nderimi për trupat britanikë që kanë rënë duke luftuar për lirinë e Kosovës në luftën e fundit, më pas i është drejtuar kutive të votimit.
“I uroj të gjithë qytetarët për pjekurinë dhe maturinë për atë që kanë treguar gjatë këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Rama./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar këtë mëngjes në një qendër votimi në Prishtinë. Gjatë fjalës së tij, Kurti i cilësoi votimet në balotazh si ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Ai tha se u bën thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës.
Kosova zhvillon sot zgjedhje e balotazhit në 18 nga 38 komuna që ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor. Në këtë raund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.
Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. Vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës./Dosja.al
KOSOVË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit. Ai tha se në balotazh janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.
Elezi ka sqaruar se janë 507 qendra të votimit dhe të drejtë vote në këto komuna kanë 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë, ndërsa ka ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës. Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në balotazhin e kësaj të diele do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrullah Çeku i LVV-së.
Dallimi mes tyre në rundin e parë nuk ka mundur të ishte më i vogël, vetëm 0.5 për qind. Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor. Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore./Dosja.al
KOSOVË- Kosova zhvillon sot zgjedhje e balotazhit në 18 nga 38 komuna që ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor. Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.
Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. Vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës./Dosja.al