9 Nëntor 2025, 19:25
Nga M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Sipas të dhënave të exit poll-it të T7, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, do të vazhdojë të jetë kryetar i Prishtinës për katër vitet e ardhshme. Rama ka siguruar 52.8% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2%, sipas këtyre matjeve.
Sipas të dhënave paraprake nga exit poll-et, Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë në Gjilan dhe Fushë Kosovë. Në Gjilan, LVV-ja vazhdon me kandidatin aktual, Alban Hyseni, ndërsa për Fushë Kosovë, që historikisht ka qenë nën administrimin e LDK-së, kandidati i LVV-së është Valon Prebreza.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës duket se do të vazhdojë të qeverisë në Prishtinë, ku Përparim Rama parashikohet të fitojë një mandat të dytë duke mundur Hajrulla Çekun të LVV-së.
Në Gjakovë, sipas exit poll-eve, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se do të rizgjidhet, duke mundur Adrian Golën të LVV-së.
Ndërsa në Pejë, kryetari aktual, Gazmend Muhaxhiri nga LDK, pritet të fitojë edhe një mandat, duke mposhtur kundërshtarin e tij nga LVV, Taulant Kelmendi.
Komunat që u zhvilluan sot balotazhi i zgjedhjeve janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.
Gjithsej sot u hapën 507 qendra votimi dhe të drejtë vote në këto komuna kishin 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe pa problematika. Pas procesit të votimit, pritet që në Kosovë të mblidhen kutitë me vota dhe të nis numërimi i kutive.
përparim rama hajrulla Çeku
Politike
9 Nëntor 2025, 19:17
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Në orën 19:00 është përfunduar procesi i votimit në 18 komunat ku sot u zhvillua balotazhi p&eum...
Politike
9 Nëntor 2025, 19:13
E.d
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se suksesi i KQZ matet me ...
Politike
9 Nëntor 2025, 19:11
E.d
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur për numrin e votuesve në...
Politike
9 Nëntor 2025, 19:08
E.d
Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi
TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka deklaruar se në qytetin e Tepelenës do të b&eu...
Politike
9 Nëntor 2025, 19:03
E.d
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ka filluar procesi i transpo...
Politike
9 Nëntor 2025, 19:01
M.L
Selia Blu
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të mos marrë pjesë në mbledhjet e komision...
Politike
9 Nëntor 2025, 19:00
E.d
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka lajmëruar mbylljen e procesit zgjedhor. N...
Politike
9 Nëntor 2025, 18:45
M.L
Foto ilustruese
VLORA- Procesi i votimit ka përfunduar në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, ndërsa transporti i ...
Politike
9 Nëntor 2025, 18:20
E.d
Amarildo Hoxha
ELBASAN- Kandidati i Pavarur për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha ka vijuar punën e tij si mjek, pasi votoi kët&...
Politike
9 Nëntor 2025, 18:12
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Qytetarët në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë votuan sot që prej ora 07:00 e mëngjesit der...